Jo, Lagard nuk ka thënë që “të moshuarit jetojnë shumë gjatë”

Citimi i pretenduara i Kristin Lagard se jeta e të moshuarve kërcënon ekonominë, është shpërndarë që nga viti 2012, dhe gjatë kësaj periudhe ajo filloi të shpërndahej përsëri në rrjetet sociale, me ndryshimin që tani është e lidhur me koronavirusin. Nuk ka asnjë provë të shkruar ose video që Lagard ka deklaruar atë që i atribuohej asaj. Banka Qendrore Evropiane gjithashtu konfirmoi për një faqe spanjolle për gjetjen e fakteve se nuk e kishte bërë vlerësimin, i cili ka qenë viral për disa vjet. Qëllimi i këtij postimi, i cili është një teori konspiracioni dhe shërben për informacion të rremë, është përhapja e propagandës anti-vaksinë.

 

PostimiFacebook që përhap informacione të rreme pretendon se kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) dhe ish-drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristin Lagard, bëri këtë deklaratë:

Njerëzit e moshuar jetojnë shumë gjatë dhe ky është rrezik për ekonominë globale. Ne duhet të bëjmë diçka urgjente.

Postimi përmban dy foto të Lagard. Në të dytën është një deklaratë që i atribuohet Lagard, me mbishkrimin: “Pensionistë, ruhuni nga vaksinat, coronavirusi u shpik për ju”.

Ky pretendim është i pasaktë dhe synon të rrisë panik dhe të përhapë frikë, dhe kështu të përhapë propagandë anti-vaksinuese, në një kohë kur procesi i vaksinimit po fillon të mbrojë popullatën botërore nga koronavirusi.

Citimi i pretenduar i Lagard se jeta e të moshuarve kërcënon ekonominë është përhapur për disa vite, dhe gjatë kësaj periudhe ajo filloi të shpërndahej përsëri në rrjetet sociale, me ndryshimin që tani shoqërohet me koronavirusin.

Edhe pse tani po ndahet në kontekstin e pandemisë Covid-19, kjo deklaratë ka qarkulluar në internet shumë kohë para kësaj krize shëndetësore. Provat që Lagard ka deklaruar diçka të tillë mund të gjenden në vitin 2012 si një postim në një blog spanjoll. Kjo është tetë vjet para shpërthimit të koronavirusit. Pra, nuk ka asnjë logjikë në pretendimin se pandemia filloi pas kësaj deklarate.

Nuk ka asnjë provë të shkruar ose audiovizive që Lagard deklaroi atë që i atribuohej asaj. Banka Qendrore Evropiane gjithashtu konfirmoi për një faqe spanjolle për konfirmimin e fakteve se ajo nuk kishte deklaruar këtë citim, që është viral për disa vjet.

Nga vjen fraza që i atribuohet Lagard?

Në vitin 2012, Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një Raport Global të Stabilitetit Financiar dhe Lagard nuk ishte e pranishme në konferencën për shtyp në të cilën u prezantua raporti. Në atë dokument, në Kapitullin 4, FMN paralajmëron për ndikimin financiar dhe rrezikun nga jetëgjatësia.

Publikimi i këtij dokumenti përkon me vitin (2012) kur deklarata e pretenduar e Lagard mund të shihet për herë të parë. Për këtë arsye, fjalët që i atribuohen Lagard me siguri bazohen në këtë raport, megjithëse ky citat nuk paraqitet fjalë për fjalë në raport dhe Lagard as nuk i shqiptoi këto fjalë.

Qëllimi i këtij postimi, i cili është një teori konspiracioni dhe shërben për informacione të rreme, është përhapja e propagandës anti-vaksinë. Të ndalosh pensionistët nga vaksinimi për shkak të një deklarate të trilluar është, të paktën, e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. Nëse edhe një pensionist beson në këtë dezinformim, mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e kësaj grupmoshe të qytetarëve.

Prandaj, pa marrë parasysh se në cilën moshë jeni, ndiqni informacionin e vendosur nga institucionet zyrtare dhe mos besoni në ndonjë postim në rrjetet sociale, veçanërisht nëse pretendimet nuk shoqërohen me prova të qëndrueshme dhe të pakundërshtueshme.

 

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.