Ka hyrje dhe dalje nga Tetova, nuk ka transport të organizuar

Titulli i tekstit që e recensojmë dezinformon, sepse nuk është ndaluar hyrja dhe dalja nga Tetovë. Qeveria solli vendim për ta ndaluar transportin e organizuar brenda dhe në rrethin e komunës së Tetovës, që nuk do të thotë se ka ndalesë të plotë për hyrje dhe dalje nga Tetova.

Linku deri te artikulli origjinal: Prej nesër: Nuk ka hyrje dhe dalje nga Tetova

Data e publikimit: 20.4.2020

Data e recensionit: 20.4.2020

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Prej nesër ndalohet transporti i organizuar i udhëtarëve, gjegjësisht ndalohet hyrja dhe dalja brenda dhe nga rrethi i komunës së Tetovës dhe të gjitha komunat përreth.

Ndalesa për transport të organizuar të udhëtarëve brenda dhe në rrethin e komunës së Tetovës nuk do të thotë edhe ndalesë e plotë për hyrje dhe dalje. Në vendimin e qeverisë nuk përmendet ndalesa e transportit me automobila, por kjo i referohet transportit me furgonë (kombi) dhe autobusë.

Për më tepër, vendimi i qeverisë, në lidhje me përjashtimin nga kjo ndalesë, bën me dije qartë se ndalimi vlen për operatorët ekonomikë. Nga kjo rrjedh se nuk bëhet fjalë për ndalesë të plotë që do të vlente për të gjitha mjetet e transportit për hyrje dhe dalje nga komuna e Tetovës dhe zonat përreth.

 “Qeveria solli vendim se nga e marta ndalohet transporti i organizuar i udhëtarëve, gjegjësisht ndalohet hyrja dhe dalja brenda dhe nga rrethi i komunës së Tetovës dhe të gjitha komunat përreth. Përjashtim nga kjo ndalesë është transporti i organizuar i kryer nga operatorët ekonomikë për punonjësit e tyre deri në vendet e punës, si dhe transporti i organizuar i punonjësve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes – Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe punonjësit e njësive territoriale të zjarrfikësve. në këto komuna” – thuhet në vendimin e qeverisë që ka të bëjë me Tetovën.

Teksti që e recensojmë, në mënyrë korrekte e transmeton vendimin e Qeverisë, por është keqinterpretuar në titull. “Nuk ka hyrje dhe dalje nga Tetova” mund të shkaktojë huti te qytetarët, të cilët në këtë mënyrë dezinfomohen se nuk ka asnjë mundësi për hyrë në Tetovë ose për të dalë nga Tetova dhe zona përreth. Operatorët ekonomikë janë kompani që janë të regjistruara si transportues, por jo edhe transporti privat, gjegjësisht lëvizja e njerëzve me mjetet e tyre të transportit.