“Këndon bukur, po zëri nuk të bën”

[Recension: Mega shpërthim!!! Gjykata Kushtetuese do ta anulojë referendumin]

Në mënyrë shumë të vetëdijshme, tendencioze dhe të paramenduar është publikuar një lajm i rrejshëm – nuk është e vërtetë se: “Gjykata Kushtetuese do të anulojë referendumin”. Kjo është potencuar edhe në titull, i cili në mënyrë ambicioze vetëshpallet si “Ekskluziv”, duke e paralajmëruar lajmin me disa pikëçuditëse si “Mega shpërthim”.

Data e publikimit: 17.09.2018

Data e recensionit: 18.09.2018

Recensues: Аleksandar Pisarev

Lexuesi, nëse nuk dyshon në vërtetësinë e informacionit dhe nuk ndjen nevojë që ta lexojë artikullin deri në fund, mundet lehtë të besojë në këtë lajm të rrejshëm, sepse media në titull lë të kuptohet sikur i referohet Gjykatës Kushtetuese si burim referimi, duke pohuar pa asnjë bazë se ky institucion më i lartë gjyqësor në vend do ta anulojë referendumin.

Lajmi e paragjykon vendimin e Gjykatës Kushtetuese para seancës së caktuar në të cilën ky institucion gjyqësor duhet të vendosë për kërkesën e partisë “Levica” dhe Kongresit botëror maqedonas për ta vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit të Parlamentit për ta shpallur referendumin.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ende nuk kishte diskutuar për këtë temë kur ishte publikuar teksti, media, megjithatë, pohon se gjykata do ta anulojë referendumin. Prej ku e din media se pikërisht kjo do të ndodhë? Nuk e di dhe nuk mund ta dijë deri sa gjykata të mos mblidhet dhe të mos e shpallë vendimin publikisht.

Në fakt, teksti nuk është autorial, por bëhet fjalë për pjesë të këputura dhe të ngjitura nga artikulli i doc. dr. Dimiar Apasiev, lider i partisë “Levica”, të nxjerra nga konteksti dhe të ripublikuara që qytetarët t’i shtyjë të mos dalin në referendum.

Profesori Apasiev, dhe jo vetëm ai, ka të drejtë të diskutojë për këtë temë dhe ta shprehë mendimin e tij se si, sipas tij, do të duhej të reagojë Gjykata Kushtetuese. Por vendimin përfundimtar, gjithsesi, do ta marrin gjyqtarët.

Media është dashur të veprojë në mënyrë korrekte dhe të publikojë, siç ka shkruar edhe vetë Apasievi, se për vendimin e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese do të diskutojë më 19 shtator. Dhe të përfundojë se atëherë pritet, e jo se vendimi tashmë është marrë, siç është njoftuar në lajm.

Kështu, me pohimin eksplicit se Gjykata Kushtetuese e anulon referendumin, është bërë një manipulim i vrazhdë me lexuesit para se gjykata të mblidhet. E të mos e harrojmë edhe faktin se pak para publikimit të këtij recensioni, Gjykata Kushtetuese u mblodh dhe solli vendim krejtësisht të kundërt, gjegjësisht, të mos fillojë procedurë për referendumin me shumicë prej 7:2.

Mediat nuk duhet të publikojnë të pavërteta dhe të shtrembërojnë fakte.