Kinezët nuk ndërtuan spital për disa ditë, por adaptuan një objekt ekzistues

Spitali, i cili u përfundua brenda disa ditësh, në fakt, ishte adaptim me shpejtësi i objektit që ishte në ndërtim e sipër dhe i cili në maj duhet të përurohej në maj si qendër e re klinike. 

 

Shkruan: Simona Atanasova

 

Përveç fluksit të vazhdueshëm të informatave në lidhje me gjendjen me të sëmurët dhe të vdekurit nga koronavirusi, këto ditë sensacion mediatik ishte edhe adaptimi i objekteve ekzistuese në Kinë në objekte mjekësore në kohë rekorde për t’i akomoduar të sëmurët nga virusi.

Si në mediat e huaja ashtu edhe në ato vendase, përveç që u paraqitën informatave në lidhje me ndërtimin e spitaleve, u paraqitën edhe dezinformata të ndryshme, spekulime dhe artikuj senzacionalistë me tituj edhe më senzacionalistë.

Kështu, u publikuan lajme se një spital u ndërtua për dy ditë, për gjashtë ditë, për dhjetë ditë dhe se kjo është rezultat i shpejtësisë dhe i disiplinës së punës së kinezëve.

Në Wuhan ndërtohet edhe një spital tjetër me 1.600 shtretër

Kina vetëm për dy ditë hapi spital për shërim nga koronavirus, e do të hapë edhe katër të tjera

Nuk do t’u besoni syve: Ja se si dhe për sa kohë kinezët ndërtuan një spital për të sëmurtë nga koronavirusi

Brenda disa ditësh u ndërtua dhe u lëshua në përdorim një spital për shërimin e koronavirusit në Kinë

Vetëm për 48 orë, kinezët e ndërtuan spitalin e parë për koronavirusin për 1,000 pacientë

Shikoni se si përparon ndërtimi i spitalit që Kina kishte premtuar se do ta ndërtojë për 6 ditë

Kina do të ndërtojë spital prej 25,000 m2 për të sëmurët nga koronavirusi për gjashtë ditë

Këto janë vetëm disa nga titujt e mediave që në mënyrë senzacionaliste dhe gjysmake e përcollën këtë lajm.

Por, situata është më ndryshe, siç shkroi edhe Shërbimi boshnjak për luftën kundër dezinformatave dhe verifikimin e fakteve “Raskrinkavanje”. Spitali që ishte gati për disa ditë, në fakt, nuk ishte ndërtuar plotësisht për disa ditë që mund të numërohen me gishtërinj. Ndërtimi i një spitali të tërë, pa marrë parasysh sa punëtorë do të punojnë në të dhe pa marrë parasysh nëse do të punohej natë e ditë, është e pamundur të realizohet për 10 ditë, e aq më pak për dy, pesë, gjashtë apo tetë ditë, siç shkruan disa nda mediat. Sa do që të jenë punëtorë të vlefshëm dhe të disiplinuar, kinezët nuk janë magjistarë për ta bërë të pamundurën të mundur.

Situata reale është se bëhet fjalë për dy spitale.

Njëri spital, i cili u përfundua brenda disa ditësh, në fakt, ishte adaptim me shpejtësi i objektit që ishte në ndërtim e sipër dhe i cili në maj duhet të përurohej në maj si qendër e re klinike. Shpejtësia e ndërtimit, gjegjësisht e adaptimit të spitalit, ishte e mundur vetëm sepse ishin angazhuar mijëra punëtorë që kanë punuar 24 orë në ditë për ta vënë atë në funksion për pacientët e infektuar me koronavirusin. E vetmja gjë që u bë për vetëm dy ditë ishte rregullimi i një objekti të zbrazët në objket mjekësor për raste urgjente.

Spitali tjetër për të cilin raportuan mediat është duke u ndërtuar nga e para, por ndërtimi pritet të zgjasë disa javë, e jo disa ditë.

Megjithëse është e vërtetë se në Kinë ndërtohet me ritëm të shpejtë, megjithatë, pohimet se një spital krejtësisht i ri është ndërtuar për dy ose pesë ditë janë plotësisht të pavërteta.

Mediat duhet t’i verifikojnë informacionet deri në fund dhe të jenë të kujdesshme kur përkthejnë informacione nga mediat e huaja, përpara se t’ia plasojnë publikut, duke shkaktuar kështu dezinformim të qëllimshëm ose të paqëllimtë të publikut.