Konspiruesi është një njeri që vëzhgon botën e jashtme me një “sy të brendshëm” dhe mat rrethanat “me sy”. Ai nuk i mat ato “nga koka te këmbët” dhe as nuk i “mat dy herë” para se të gjykojë. Ai është një vëzhgues intuitiv i botës dhe nxjerr përfundime bazuar në instiktin dhe bindjet e tij
Shkruan: Dr. Biljana Gjoneska, bashkëpuntor shkencor, AMSHA
Secili konspiracion është prodhim i imagjinatës.
Kjo deklaratë vlen si për konspiracionet reale ashtu edhe për ato të pretenduara. Në konspiracionet e realizuara, imagjinata vihet në funksion të krijimit të planeve të reja, duke dalë me ide të pazakonta, qasje dhe shoqata të pazakonta. Në teoritë e konspiracionit, nga ana tjetër, është një reflektim i ëndrrave, ideve dhe fantazive të dikujt.
Nga ana tjetër, konspiracioni është në syrin e shikuesit.
Sepse ai është një njeri që vëzhgon botën e jashtme me një “sy të brendshëm” dhe mat “me sy”. Ai beson se ndjek “mendjen e shëndoshë”, por nuk mendon “me kokë të ftohtë”. Dhe kjo është arsyeja pse nuk përcakton “me masë” por “me madhësi” dhe “me shumicë”. Në të vërtetë, konspiracioni drejtohet nga fotografia e madhe dhe ndjenjat, jo nga detajet dhe mendimi. Përshtypja e parë është më e rëndësishmja për të dhe ai lëviz impulsin më të vogël. Reagimi i tij është refleksiv, automatik dhe instiktiv, dhe logjika e tij është thellësisht intuitive. Përfundimisht, interpretimi i tij i imazhit të botës është intuitiv, kështu që të kuptuarit e tij për gjërat bëhet konspirativ. Në një farë mase, të gjithë e kemi këtë tendencë dhe në rrethana të caktuara priremi të jemi sipërfaqësor dhe iluziv. Sepse intuita është e nxituar, sjell kënaqësi të çastit dhe përmbush.
Përkundër tendencës për të menduarit intuitiv, qëndron analitika. Nuk vjen spontanisht, as nuk duket e natyrshme. Përkundrazi, ajo duket e imponiuar sepse kërkon përpjekje dhe këmbëngulje. Ndonjëherë është e dhimbshme dhe e mundimshme, sepse është afatgjatë dhe nuk heq dorë nga pengesa e parë. As nuk kënaqet me përshtypjen e parë. Është esenciale, e përqendruar dhe përpiqet për saktësi dhe precizitet. Megjithatë, megjithë përpjekjen dhe rraskapitjen, qasja analitike duket se është mburoja më e mirë kundër teorive të konspiracionit.
Për më tepër, qasja analitike e azhurnuar me mendimin kritik (p.sh. gatishmëria për të rishikuar gjërat dhe hapja për azhurnimin e vazhdueshëm të njohurive, por edhe për të plotësuar qëndrimet), dhe e shtrirë në një qasje shkencore ( menaxhimi i parimeve të kërkimit shkencor që bazohet në krahasime dhe supozimet, por edhe kontrollet e bazuara në fakte), janë paralajmërues të besueshëm të fitores në luftën kundër dezinformimit. Sepse është një luftë që së pari e luftojmë me veten dhe dobësitë tona. Dhe kjo së pari me bindjen e verbër ndaj ndjenjave, dhe pastaj nënshtrimi i fjalëve që kanë një ngarkesë emocionale dhe morale.
Këto fjalë mund të jenë sensacionale dhe mashtruese, sepse ato shërbejnë për të përcjellë emocione, por edhe një lloj gjykimi vlerash. Njerëzit u drejtohen fjalëve të tilla kur duan të tregojnë epërsi morale, por edhe të shprehin dënimin moral dhe zemërimin ndaj dikujt. Nga ana tjetër, grupet dhe media mund t’i përdorin ato për qëllime manipulimi, në mënyrë që të irritojnë audiencën dhe të shkaktojnë përçarje.
Në rrethana të tilla, emocionaliteti bëhet një barrë për racionalitetin e marrësit dhe ndjenjat e shtuara hapin derën për një larmi paragjykimesh. Për shembull, theksohet tendenca për të dalë në përfundime ose për të bërë gjykime bazuar në preferencat.
Interesante, te njerëzit me prirje për teori konspirative, mund të ketë një prirje të theksuar për perceptimin iluziv të skemave dhe modeleve. Për shembull, nëse ata do të përballeshin me art abstrakt ose imazhe me një rregullim të rastësishëm të kontureve, teoricienët e konspiracionit do të tregonin një tendencë për të parë kuptime të fshehura dhe për të njohur forma të reja. Për më tepër, ato mund të karakterizohen nga të menduarit magjik, domethënë, besim se mendimet në nënvetëdije dhe ndjenjat e ndrydhura mund të ndikojnë disi në ngjarjet e jashtme dhe të kontrollojnë mundësitë.
Në këtë ndërlidhen botëkuptime jokonvencionale dhe hapje ndaj stileve alternative siç janë: besimet në fenomenet paranormale, okultizmi (misterioz dhe i mbinatyrshëm), animizëm (atribuimi i vetëdijes dhe shpirtit tek objektet dhe materiet jo të gjalla), pseudoshkenca dhe ezoterizmi, madje edhe në fanatizëmf etar. Duket se të gjitha këto shfaqje të besimit në të mbinatyrshmen reflektohen vetëm në pasqyrën e dëshirës për epërsi mbi natyrën e pafavorshme. Konkretisht, nevoja për kontroll dhe mbizotërim mbi ngjarjet kanalizohet si një besim në “superfuqi” të ndryshme duke filluar nga “skanimi” i ngjarjeve, përmes “lidhjes detektive” në ngjarjet, deri te “lëvizja telepatike” e tyre me ndihmën e të menduarit magjik.
Por fuqia më e madhe megjithatë qëndron te dija. Sepse njerëzit që duan të mësojnë, gjejnë vazhdimisht mënyra për të përmirësuar njohuritë dhe arsimimin e tyre, dhe kështu bëhen rezistentë ndaj teorive të konspiracionit, por të hapur ndaj së vërtetës. Në të njëjtën kohë, ata mbeten kureshtarë dhe të mahnitur nga magjia e botës, të cilën e zbulojnë çdo ditë përmes bukurive të shkencës.
Autorja është një përfaqësuese kombëtare për projektin evropian “Analiza krahasuese e teorive të konspiracionit” (conspiracytheories.eu).
Ky tekst edukativ u përgatit në kuadër të projektit “Mendimi kritik për qytetarë me aftësi mediatike – Crithink” i zbatuar nga Fondacioni Metamorphosis dhe “Eurothink” me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e “Critink” është falas për shkarkim të plotë në përputhje me kushtet e licencës Creative Commons, me kusht që të deklarohet burimi dhe të vendoset link i qendrës së burimeve në internet crithink.mk. Përmbajtja jo gjithmonë pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.