Kovid-19 nuk është mashtrim, por pretendimi i tillë është manipulim dhe gënjeshtër

Është plotësisht joserioze të thuhet se Kovid-19 është mashtrim, në një situatë kur ka fluks të madh pacientësh në spitale, hapen departamente të reja për të siguruar më shumë shtretër, personeli mjekësor është i lodhur dhe procesi i vaksinimit është i vonuar. Numri i rasteve aktive me koronavirus është pothuajse 19,000, dhe që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë më shumë se 3,700 njerëz kanë humbur jetën.

 

Në kontekstin e pandemisë, një postim në Facebook shpërndahet pretendim për manipulim teknik nga KGB (Komiteti Shtetëror i Sigurisë së Rusisë, i cili nga 1945 në 1991 ishte agjencia e sigurimit të shtetit të Bashkimit Sovjetik dhe në të njëjtën kohë organizata më e lartë për sigurinë e brendshme, inteligjencën dhe policinë sekrete). Sot, Agjencia e Sigurimit të Shtetit e Republikës së Bjellorusisë gjithashtu përdor emrin KGB.

Sipas postimit që po recensojmë dhe sipas mesazhit të shkruar si pjesë e këtij postimi, në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, KGB kreu eksperimente magjepsëse psikologjike dhe arriti në përfundimin se:

Nëse vazhdimisht bombardoni një person me mesazhe frike, në më pak se dy muaj njerëzit do të jenë me tru të shpërlarë dhe do ta besojnë mesazhin e rremë. Edhe atë në masën që ata nuk mund ta besojnë të vërtetën pa marrë parasysh sa informacion të saktë u paraqisni më vonë.

Ky mesazh edhe më herët është shpërndarë në internet, ndërsa nuk ka burim të qartë.

Problemi është se në postimin që po recensojmë, përdoret si konfirmim se Kovid-19 është mashtrim. Gjegjësisht, ky mesazh thotë se me përsëritjen e vazhdueshme të shprehjeve të tilla si: covid-pandemia është serioze, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, të ndjekin masat mbrojtëse dhe të mbajnë maska, pastaj duke paraqitur informacione të përditshme për të infektuarit, aktivët dhe të vdekurit si rezultat i koronavirusi, në fakt, atyre “ju lahet truri me informacion të rremë në lidhje me një pandemi false”.

Ky është manipulim dhe spin serioz dhe përdoret për të minuar informacionet plotësisht të sakta – se pandemia e koronavirusit është e vërtetë.

Ky post u publikua në ditën kur në Maqedoni kishte 33 viktima nga koronavirusi dhe në kohën kur pandemia është më e forta deri më tani, sepse ekziston lloj britanik i koronavirusit që është 70 për qind më i transmetueshëm. Ka një fluks të madh pacientësh në spitale, departamente të reja po hapen për të siguruar më shumë shtretër, personeli mjekësor është i lodhur dhe procesi i vaksinimit është i vonuar. Numri i rasteve aktive me koronavirus është 18,907, dhe që nga fillimi i pandemisë deri më sot, 3,675 njerëz kanë humbur jetën vetëm në Maqedoni.

Shumë mjekë në vend paralajmërojnë se spitalet në të cilat punojnë janë të mbushur deri në shtratin e fundit.

Mjekët gjithashtu raportojnë se gjithnjë e më shumë pacientë të rinj po infektohen me kovid dhe kjo për shkak të faktit se ata kanë numër të madh të kontakteve të pambrojtur. Ndodh çdo ditë që vetëm 200 shtretër në spitale mbeten bosh në të gjithë vendin.

Kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, Dr. Zharko Karaxhovski, e quajti llojin britanik të koronavirusit një përbindësh dhe tha se për shkak të tij ka një transmetim më të lehtë të rasteve me simptoma të rënda.

Ky lloj britanik që kemi pasur që nga janari, unë dhe gruaja ime ndoshta e kemi pasur. Ne nuk e dimë se ku jemi infektuar, nuk kemi kontaktuar dhe për tre ditë gjendja jonë u ndërlikua. Periudha e inkubacionit tani është 3 deri në 5 ditë. Pamja klinike mund të ndryshojë papritmas me simptoma të supozuara të lehta, por ndërlikimet vijnë shpejt, nga koka, pastaj shpërthimet neurologjike, mushkëritë, zemra, pastaj dëmtimi i mëlçisë, enëve të gjakut, do të thotë përfshirje e multisistemit. Unë do ta quaja një përbindësh sepse nuk e dini se kur dhe si do t’ju shfaqettha Karaxhovski.

Pra, është plotësisht joserioze të thuash se Kovid-19 është mashtrim. Virusi është i pranishëm dhe vendi është në pjesën më të keqe që nga fillimi i pandemisë, me numrin më të lartë të vdekjeve.

Narrativi kundër vaksinës, narrativi se Kovid-19 është mashtrim, nuk mashtrojnë vetëm ata që i shpërndajnë, por edhe ata që besojnë në to, domethënë, pasojat e tyre janë afatgjata. Keqinformimi, gjysmë informacioni dhe rrotullimet shpërndahen vazhdimisht në profile të caktuara në Facebook, në mënyrë që të motivojnë qytetarët të besojnë se ajo që po ndodh në realitet, nuk po ndodh fare.

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.