Kritika një ton, burime as për ilaç

(Recension: Tanket pa vaj, çatitë e kazermave rrjedhin, rojet pa ilaçe)

 

Përshkrim alarmues i gjendjes në ARM, që është shumë frikësues dhe paralajmërues. “Мaqedonia  marshon drejt NATO-s, pa tanke dhe vetura të cilave nuk iu është ndërruar vaji, ushtarët janë të etur dhe të uritur, nuk janë të larë, në kazerma rrjedhin çatitë”. Teksti i këtillë, që nuk është i mbështetur me asnjë dëshmi dhe burim të vlefshëm, se ajo që është shkruar është e vërtetë, te qytetarët mund të shkaktojë frikë dhe shqetësim se Maqedonia nuk ka ushtri, e me këtë është e rrezikuar edhe siguria e saj.

Linku deri te artikulli: Tanket pa vaj, çatitë e kazermave rrjedhin, rojet pa ilaçe

Data e publikimit: 25.09.2018

Data e recensionit: 26.09.2018

Recensues: Аleksandar Pisarev

Teksti është publikuar në një moment të ndjeshëm kur tema numër një në vend është anëtarësimi ynë në NATO dhe BE. Te lexuesit mund të shkaktojë përqeshje të tipit “а me ushtri të këtillë duam të hyjmë në NATO”. Në tekst janë publikuar pohime shumë brengosëse për gjendjen në ARM, dhe në qoftë se janë të trilluara, paralamërojnë alarm.

Si t’i besojmë vërtetësisë së asaj që është shkruar kur nuk ka burim të vlefshëm nga i cili janë marrë ato informata.

Nëse burimi ka dashur të mbetet anonim ajo është dashur të theksohet. I referohet “një dokumenti sekret dhe raporti” deri te i cili ka ardhur redaksia. Të besojmë se është ashtu.

Nëse nuk kanë dashur të publikohet faksimil ose së paku pjesë nga faksimili i dokumentit, me çka do ta vërtetonin vërtetësinë e publikimit, është dashur të dëgjohet edhe pala tjetër, të cilës i është adresuar “raporti për gjendjen në ARM”, e ajo është ministria kompetente. Atje është dashur të pyetet se a ekziston me të vërtetë një dokument i tillë si dhe nga terreni dhe nga “kazermat, çatitë e të cilave rrjedhin dhe ku ushtarët janë të etur dhe të uritur dhe në tanket “Т-72 А” vaji i motorit dhe vaji hidraulik për top janë me afat të kaluar kohor“… a ka ardhur me të vërtetë në ministri. Në atë mënyrë media ka mundur ta verifikojë vërtetësinë e të dhënave që i ka pranuar dhe të jetë e sigurt se mos ndoshta dikush manipulon me të dhe mos ndoshta i dorëzon dokumente me qëllim që qëllimisht të shkaktojë dëm dhe panik në mesin e qytetarëve.

Ka mundur pak të shieht dhe të analizohet se çfarë vlerësimesh merr ARM-ja në selinë e NATO-s në Bruksel, ku mbahen konsultime të rregullta multilaterale Маqedoni-NATО dhe ku shqyrtohen qëllimet e partneritetit për anëtarësimin e NATO-s në Aleancë.

Ja se çka thotë neni 1 i Kodit të gazetarëve:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.