Kur manipulohet me shëndetin publik: Kush (nuk) dëshiron më shumë zgjedhje këtë verë?

[Recension: Nga 2.500 të infektuar, kulmi u zvogëlua në rreth 1.700 – a po hap qeveria rrugë për zgjedhje të shpejta këtë verë?]

Edhe pse dy partitë më të mëdha, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, dje thanë se zgjedhjet nuk ishin prioritet i tyre në kurriz të shëndetit të qytetarëve, publikimi që e recensojmë ndërton një supozim se publikimi i numrit të personave të shëruar nga COVID-19 në raportet e përditshme të ministrit të shëndetësisë është shenjë se “pushteti dëshiron zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, në kulmin e pandemisë globale?”

Linku deri te artikulli origjinal: Nga 2.500 të infektuar, kulmi u zvogëlua në rreth 1.700 – a po hap qeveria rrugë për zgjedhje të shpejta këtë verë

Data dhe koha e publikimit: 27.4.2020

Data e recensionit: 28.4.2020

Recenzues: Stojan Sinadinov

Sipas fillimit të kronikës, kemi përshtypjen se bëhet fjalë për një raport mbi tendencat e fundit në përballjen me pandeminë e COVID-19 në RMV.

Pushteti i uli parashikimet për kulmin e koronavirusit. Nëse deri më tani llogaritjet e bëra nga epidemiologët Karaxhovski dhe Mikiq se kulmi i epidemisë do të përfundojë me 2.000 deri në 2.500 të infektuar, tani ministri Filipçe thotë se sipas analizave të fundit, numri i të infektuarve do të jetë rreth 1.700.

Por, në të njëjtën kohë, fitohet edhe përshtypja se sikur artikullit “i vjen keq” që nuk është arritur numri i parashikuar fillimisht i të sëmurëve nga kjo epidemi në vendin tonë.  Megjithëse, në deklaratën e ministrit të shëndetësisë, Dr. Venko Filipçe, të dhënë në vazhdim të kronikës, jepen arsyet e korrigjimit të numrit të parashikuar të të infektuarve me COVID-19.

Në atë kohë, ky supozim ishte bazuar në numrin e atëhershëm të pacientëve, e në atë kohë nuk i kishim vendosur masat e këtilla. Tani numri përfundimtar mund të jetë i ndryshëm. Ne duam dhe presim që të kemi një numër më të vogël, por përgatitemi sikur ai të jetë edhe më i madh. Analizat e fundit nga një javë më parë tregojnë se numri mund të jetë 1.600 – 1.700 të infektuar. Por, nuk relaksohemi.

Menjëherë pas kësaj, kronika merret edhe me një “teori të vogël të konspiracionit”:

A qëndron në prapavijë të ndryshimit të strategjisë, me të cilën tani në fillim tregohet numri i personave të shëruar, në krahasim me personat e sëmurë dhe të vdekur, qëllimi i qeverisë për ta hapur rrugën për zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, në kulmin e pandemisë botërore?

Mirëpo, nuk ka asgjë të diskutueshme, e aq më pak qëllim të keq, nëse në raportet ditore për gjendjen me COVID-19 në vendin tonë, në radhë të parë të vendosen numrat e njerëzve të shëruar, sesa i atyre të infektuar ose të vdekur.

Kjo do të thotë është bërë përparim në rrafshimin e kurbës, madje edhe në uljen e saj, sepse numri i personave të shëruar për çdo ditë është disa herë më i lartë se sa i të infektuarve. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shembull, parashikimet fillestare nga universitetet dhe konsulentët shëndetësorë ishin se do të ketë midis 240.000 dhe 1.5 milion viktima: tani ky parashikim është reduktuar në 60.000 viktima. Sidoqoftë, pasi që bëhet fjalë për një virus plotësisht të panjohur, askush nuk e dinte se çfarë mund të ndodhte, dhe sa virulent është ky virus.

E çfarë lidhje ka e gjithë kjo me zgjedhjet e shpejta të mundshme?!

Në fakt, të dy partitë kryesore, LSDM-ja në pushte dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare, si udhëheqëse të koalicioneve parazgjedhore, në të njëjtën kohë kur është emetuar/postuar kronika, deklaruan se prioritet i tyre është shëndeti i qytetarëve dhe përballja e suksesshme me epidemin, e pastaj vijnë zgjedhjet.

Artikulli shkel të paktën tre nene të Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë:

Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga sensacionalizmi. (neni 8)

dhe

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. (neni 13)

Mund të shtohet se media gjithashtu e ka shkelur rregullin se:

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur. (neni 1)

Duke vepruar në kundërshtim me këto parime, ky publikim i ngjan një tollovie komentesh, supozimesh dhe informacionit të pa verifikuar.

 

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.