Kur statusi në Facebook i kryeredaktorit “shitet” si tekst!

[Recension: DERI KUR DO TA LËSHONI VAJZËN TË PËRLOTUR NË SHTËPI? Zaevi e fajëson Nina Gruperin për gjendjen e keqe të buxhetit]

Materiali që e recensojmë, në të vërtetë, është status në Facebook, dhe në fakt, ai nuk mund të quhet produkt gazetaresk.

Linku deri te artikulli origjinal:DERI KUR DO TA LËSHONI VAJZËN TË PËRLOTUR NË SHTËPI? Zaevi e fajëson Nina Gruperin për gjendjen e keqe të buxhetit

Data dhe koha e publikimit: 26.5.2020

Data e recensionit: 2.6.2020

Recenzues: Ana Anastasovska

 

Teksti ka një titull bombastik që pretendon se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e ka akuzuar Ministrie e Financave, Nina Angellovska, se buxheti i shtetit qenka në gjendje të keqe.

Në fillim të tekstit e kemi të njëjtën tezë nga titulli që është nxjerrë nga statusi në Facebook, të cilin e ka shkruar kryeredaktori i medies ku është publikuar lajmi! Ai pretendon se Zaevi planifikon ta lë Angellovskën të fundoset dhe se e akuzon atë për “politikat dhe vendimet e këqija që kanë çuar në gjendjen e keqe të buxhetit.”

A planifikon Zoran Zaevi ta lë të fundoset Ministren e Financave, Nina Angellovska? Deri kur do ta lini këtë vajzë të shkojë në shtëpi e përlotur?, pyet kryeredaktori i Infomax-it, Aleksandar Mitovski.

Sipas Zaevit, ajo është fajtore për politikat e këqija dhe vendimet që çuan në gjendjen e keqe të buxhetit, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Më tej thuhet se në ambientet e Ministrisë së Financave ka pasur një takim ku morën pjesë Ministrja Angellovska, Guvernatorja Bezhovska, Zoran Zaevi dhe një bankier.

Takimi, siç shkruan Mitovski, ishte i tensionuar, debati ishte zhvilluar me zë të lartë, ndërsa Nina mori një seri ofendimesh dhe kërcënimesh. Fyerjet i referoheshin intelektit të saj, dhe ajo është fyer direkt nga Zaevi.

Në përfundim të këtij teksti, më saktë, të statusit në Facebook, konstatohet se Zaevi ishte i nervozuar dhe e akuzoi Angellovskën se buxheti është në gjendje të keqe dhe se në të nuk kishte para për grupin e tretë të masave ekonomike të Qeverisë.

Dhe kjo është e gjitha, nuk ka asgjë tjetër në tekst, nuk ka përpunim gazetaresk shtesë për sa i përket verifikimit të informacionit dhe plotësimit të tij me njohuri të tjera.

Por, të fillojmë me radhë. Është mjaft e diskutueshme se si dhe në çfarë mënyre janë plasuar (dez)informatat në tekst.

Së pari, pretendohet se Zaevi e ka akuzuar Angellovskën se buxheti është në gjendje të keqe. Këtu është dashur të ofrohet shpjegim pse dhe në çfarë mënyre buxheti është në një gjendje të keqe, gjegjësisht pretendimi i këtillë duhet të mbështetet me fakte.

Së dyti, kemi informacione se, gjoja, është mbajtur takim në Ministrinë e Financave. Por, ne nuk kemi asnjë verifikim të këtij informacioni nga pala tjetër. Autori i artikullit është dashur të paraqitet në Ministrin dhe të kërkojë përgjigje nëse kishte pasur një takim të tillë.

Së treti, pretendohet se gjatë takimit ka pasur debat me zë të lartë, gjatë të cilit Zaevi e ka fyer Angellovskën, dhe ajo është larguar për në shtëpi e përlotur. Edhe këtu nuk kemi asnjë verifikim të informacionit nga pala e dytë.

Së katërti, pretendohet se nuk ka para në buxhet për grupin e tretë të masave ekonomike të Qeverisë. Edhe kjo nuk është shpjeguar, por vetëm është lëshuar si informacion. Nuk ka numra konkrete, sa para janë të nevojshme për këtë grup masash, nuk është kërkuar përgjigje nga Qeveria, se a janë ndarë para për to.

Marrë në përgjithësi, këtu nuk ka fare tekst gazetaresk. Ky publikim mediatik nuk u ofron lexuesve informacione të verifikuara dhe të sakta, pasi ashtu si është formuluar dhe plasuar i ngjan një bisede pazari të plasuar në mënyrë paushalle.