Lajm i vjetër i recikluar dy herë brenda dy viteve

 

[Recension: Përderisa arrestimi i Gruevski ishte në qendër të vëmenjes, aktgjykime liruese për Buçkovskin, Stamboliskin dhe Petkovskin]

 

Lajmi se Gjykata Supreme e ka anuluar aktgjykimin për dënimin e ish-kryeministrit Vllado Buçkovski dhe e ka kthyer lëndën për furnizimin e pjesëve për tanket për rigjykim në Gjykatën Penale, është lajm dy vjet vjetër dhe tashmë dy herë është recikluar nga mediat dhe i është prezantuar publikut si i ri.

Ky lajm, i publikuar nga një medie, ishte marrë edhe nga dhjetëra medie të tjera dhe ishte publikuar masovikisht nëpër rrjetet sociale. Dhe kjo është në rregull në qoftë se lajmi ëshë i ri, e jo i vjetë më shumë se dy vjet.

Linku deri te artikulli origjinal: Përderisa arrestimi i Gruevski ishte në qendër të vëmenjes, aktgjykime liruese për Buçkovskin, Stamboliskin dhe Petkovskin

Data e publikimit: 14.11.2018

Data e recensionit: 15.11.2018

Recenzuese: Simona Atanasova

Lajmi, në fakt, është i datës 27 shtator të vitit 2016, kur portali “SDK”, e ka kuptuar këtë informatë dhe për këtë ka marrë konfirmim nga Gjykata Supreme.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme të RM-së, nga provat e nxjerra del me siguri se me veprimin e të akuzuarve është realizuar komponenti subjektiv i veprës lëndore penale, deklaruan nga Gjykata Supreme për portalin e “SDK”-së.

Vërtetësia e informatës konfirmohet edhe nëpërmjet kërkimit në ueb-faqen e Gjykatës Supreme, ku gjendet edhe ky vendim.

Mirëpo, humben gjurmët se kush i pari e ka nxjerrë lajmin nga arkivi dhe e ka ripublikuar si të ri. Në tekstin, i cili i nënshtrohet kësaj analize, citohet media “1TV”. Linku që çon deri te lajmi në këtë medie thotë se faqja nuk është gjetur, që d.t.th. se është fshirë. Mirëpo, me këtë rast media nuk i ka kërkuar falje publikut për dezinformatën e bërë nëpërmnjet tekstit të ri duke e sqaruar situatën.

Problematike është ajo se më poshtë në tekst si burim përmendet edhe portali “Svedok.mk”, mirëpo nuk mund të gjendet ky lajm.

Një pjesë e mediave as që e kanë kuptuar se kanë recikluar lajm të vjetër, kështu që lajmi ende mund të gjendet në ueb-faqet e tyre me datë 14 nëntor 2018.

Asnjëra nga mediat, në fakt, nuk ka konfirmim për këtë lajm. As Gjykata Supreme, e as palët e interesuara – Buçkovski, Stamboliski dhe Petkovski. Në qoftë se ndoshta do të kishin provuar ta dëshmojnë vërtetësinë e lajmit, do ta kuptonin se ai është i vjetër, ndërsa ai ka qenë aktual në vitin 2016 kur edhe ka përfunduar aktualiteti i tij.

Kjo nuk është hera e parë të reciklohet ky lajm. Kjo ndodhi edhe në tetor të vitit të kaluar, kur dhjetrëa media e publikuan këtë lajmë më 12 dhe 13 tetor. Edhe atëherë për pretendimet nuk ka pasur dëshmi, deklarata e as ndonjë vërtetim.

Ripublikimi, gjegjësisht reciklimi i këtij lajmi ndodh në një periudhë kur një kryeministër tjetër i dënaur me dënim të plotfuqishëm, Nikolla Gruevski, iku në Hungari. Teksti që e shfrytëzon këtë lajm të vjetër, vetëm në titull, e jo edhe më poshtë në tekst,  bën një paralele ndërmjet Gruevskit dhe Buçkovskit, qartazi vetëm si karrem për të mbledhur sa më shumë klikime për ueb-faqen.