[Recension: Një shkupjane ka vdekur nga apendiciti (zorra e verbër) – nuk kishte shtrat të lirë në klinikë]
Lajmi që e recensojmë nuk jep përgjigje konkrete se për cilën grua bëhet fjalë, në cilën klinikë ka ndodhur ngjarja, nuk ka deklarata nga dëshmitarë okularë të përmendur në tekst, e as nga të afërmit e gruas së vdekur, që do ta konfirmonin rastin. Ministria e Shëndetësisë këtë informacion e kualifikoi si lajm të rremë.
Linku deri te artikulli origjinal: Një shkupjane ka vdekur nga apendiciti (zorra e verbër) – nuk kishte shtrat të lirë në klinikë]
Data dhe koha e publikimit: 29.1.2019
Data e recensionit: 30.1.2019
Recenzues: Sillvana Zhezhova
Pas pritjes për disa orë në korridor që të lirohet ndonjë shtrat ku do të vendosej, shkupjania ka vdekur. Dëshmitarë okularë të ngjarjes për “Skopje Info” dëshmojnë se shkupjania është pranuar në gjendje të vetëdijshme dhe të mirë shëndetësore. Por, qëndrimi i keq dhe moskujdesi i ekipit mjekësor ishin shkak për paraqitjen e ndërlikimeve që e shkaktuan vdekjen.
Teksti nuk ofron përgjigje se në cilën klinikë pacienti ka pritur në korridor, e as që është theksuar saktësisht nëse ka vdekur duke pritur apo pasi ka shkuar në shtëpi. Nuk ka deklaratë nga dëshmitarët okularë, të cilët përmenden në lajm, për të treguar se në cilën klinikë ka ndodhur ngjarja, gjegjësisht ku nuk është ofruar shërbimi dhe kujdesi i duhur shëndetësor. Gjithashtu, si mbështetje të vërtetësisë së tekstit, nuk ka as deklaratë nga një anëtar i familjes së gruan për të cilën është shkruar. Sipas demantit të Ministrisë së Shëndetësisë, komentet se bëhet fjalë për viktimën e fundit të kaosit shëndetësor janë të pabaza dhe tendencioze.
Nuk është shënuar as vendi, Qendra Klinike përbëhet nga më shumë se 30 klinika, e as nuk është shënuar se kur ka ndodhur ngjarja. Sipas mjekëve të Klinikës për kirurgji digjestive dhe Qendrës emergjente, nuk ka pacient të vdekur nga zorra e verbër, thuhet në demantin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky lajm është vetëm njëri nga lajme me qëndrime kritike ndaj sistemit shëndetësor gjatë javëve të fundit, dhe për këtë arsye publiku i ndjek me kujdes të veçantë lajmet e tilla dhe shpesh reagon kur paraqiten reagime të mbushura me emocione. Duke pasur parasysh këtë, është shumë e rëndësishme që publiku të informohet saktësisht. Kjo arrihet më së miri duke i ndjekur rregullat e kodeve profesionale të gazetarisë. Për shembull, sipas Kodit të Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Profesionistë, gazetari duhet:
- Ta verifikojë saktësinë e informatave nga çdo burim dhe të jetë tepër i kujdesshëm që të mos bëjë gabime nga pakujdesia.
- T’i gjejë pjesëmarrësit në ngjarjet për të cilat shkruhet për t’u dhënë atyre mundësinë për t’iu përgjigjur sulmeve të mundshme për gjoja sjellje të paligjshme.
- Sa herë që është e mundur, t’i theksojë burimet e tij. Publiku ka të drejtë të disponojë me sa më shumë të dhëna që është e mundur sa i përket besueshmërisë së burimeve të përdorura.