Lajm që udhëtoi tre vjet nga Sllovenia në Maqedoni

 

[Recension: Sllovenia me Kushtetutë e ndaloi shitjen e burimeve të ujit të pijshëm]

 

Në shikim të parë një lajm interesant, prezantim i përvojës së një vendi nga rajoni, që mund të merret si shembull i mirë dhe të zbatohet edhe te ne. Çdo gjë do të ishte në rregull sikur lajmi të ishte i ri dhe aktual. Por, ai është shumë i vjetër. Është i vjetër pothuajse tre vjet. Parlamenti slloven me të vërtetë, me një amendament të ri kushtetues, e deklaroi të drejtën e ujit të pijshëm si e drejtë themelore e njeriut. Por, jo tani. Kjo ka ndodhur në nëntor të vitit 2016.

Linku deri te artikulli origjinal: Sllovenia me Kushtetutë e ndaloi shitjen e burimeve të ujit të pijshëm

Data dhe koha e publikimit: 8.6.2019

Data e recensionit: 16.6.2019

Recenzues: Simona Atanasova

Teksti, për arsye të panjohura, është aktualizuar përsëri dhe është shpërndarë në shumë portale si informacion i ri. Më problematike është ajo se fillimisht lajmi i vjetër është publikua në faqen e agjencisë shtetërore të lajmeve MIA, e cila merr para nga buxheti, gjegjësisht nga qytetarët për t’i informuar ata me saktësi dhe në kohë. Pastaj lajmi i njëjtë, sipas parimit “copy-paste”, është marrë edhe nga portale të tjera, pa i bërë kontrollet bazë për vërtetësinë dhe aktualitetin e tij.

Informacioni origjinal thotë se parlamenti slloven më 17 nëntor e ka miratuar këtë amendament, por kjo mungon në lajmin e vjetëruar. Sikur të mos ishte anashkaluar ky fakt, do të ishte e çuditshme dhe e pazakontë që në qershor të informohej për një ngjarje që ka ndodhur në nëntor.

Në lajmin e vitit 2016, kur ai ka qenë i ri dhe aktual, ka edhe një deklaratë nga kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar. Por, lajmi është aq i vjetër sa që tani kryeministër nuk është Cerari, por që nga 13 shtatori i vitit 2018 në atë pozitë është zgjedhur Marjan Sharec.

Njëri nga parimet themelore të gazetarisë profesionale përveç informimit të saktë dhe të vërtetë të publikut, është që këtë ta bëjë në kohë. Kur një lajmi i kalon aktualiteti, ai bëhet i vjetër dhe bajat, e me këtë e humb edhe vlerën, por edhe rëndësinë e tij. Përveç kësaj, transmetimi i lajmeve të vjetra mund të ndikojë negativisht edhe në integritetin dhe popullaritetin e mediave që i publikojnë ato.