Lajm senzacionalist për më shumë klikime

[Recension: Tragjedi e re: Në Shkup gjendet i vdekur një shoferi i taksit]

Lajmi që i nënshtrohet këtij recensioni është senzacionalist dhe tendencioz. Me të krijohet një pasqyrë e gabuar në opinion dhe ngritet panik pa bazë.

Linku deri te artikulli origjinal: Tragjedi e re: Në Shkup gjendet i vdekur një shoferi i taksit

Data dhe koha e publikimit: 23.2.2019

Data e recensionit: 27.2.2019

Recenzues: Ana Anastasovska

Ajo që e tërheq vëmendjen në shikim të parë, sigurisht, është titulli i këtij lajmi. Fjalët “tragjedi e re” vetëvetiu janë senzacionaliste dhe ato, gjithsesi, do t’ju bëjnë ta klikoni tekstin. Kur e përdorni fjalën “tragjedi” ju aludoni se ka ndodhur diçka e tmerrshme. Më tej thuhet “gjendet i vdekur një shofer i taksit” dhe menjëherë mendoni se me taksistin ka ndodhur diçka e tmerrshme dhe nxitoni të lexoni se çfarë ka ndodhur.

Kur do ta hapni lajmin, ai është i shkurtër dhe nuk ofron asgjë konkrete.

Sot pasdie vonë, nën stacionin hekurudhor në Shkup, është gjetur një mashkull i vdekur, kupton “Kurir”-i nga dëshmitarët okularë. Për momentin policia është duke bërë hetim në vendin e ngjarjes.

Në lajm nuk përmendet as shoferi i taksit e as ndonjë gjë tjetër konkrete. Vetëm thuhet se është gjetur një mashkull i vdekur. Tani lexuesi vetë le “të hetojë” se kush është mashkulli dhe çfarë ka ndodhur me të.

I gjithë teksti shkon në drejtimin që të ngritet panik në publik se njerëzve diçka u ndodh dhe se ata vdesin në rrugë nën rrethana të çuditshme.

Të nesërmen është publikuar lajm për ngjarjen e njëjtë, në të njëjtën medie, por kësaj radhe nga raporti i buletinit të policisë.

Lajmin ka titullin “Një shkupjan vdes në rrugë“.

Më 23.2.2019, në orën 23.20, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Llazar Liçenovski” ka vdekur personi T.T. (51) nga Shkupi. Mjeku ka konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës, dhe me urdhër të Prokurorit publik mbi trupin e të ndjerit është kryer autopsi dhe është konstatuar se shkaku i vdekjes ishte sulmi në zemër, thonë nga MPB-ja.

Pra, nuk bëhet fjalë për tragjedi për të cilën aludon artikulli që e recensojmë, askush nuk e vrau njeriun, por ai ka vdekur nga vdekja natyrale, nga sulmi në zemër. Është i qartë qëllimi i këtij artikulli tendencioz për ta rritur numrin e klikimeve dhe me çmim të krijimit të panikut në publik, për shkak të disa vdekjeve të dyshuara misterioze të njerëzve në kryeqytet.

Qëllimi i lajmit është të informojë, ndërsa publikimi i artikujve senzacionalistë, siç është ky tekst, që krijon një pasqyrë të rreme në publik, është tërësisht në kundërshtim me praktikat e mira të gazetarisë së drejtë etike.