Postimi i referohet një teksti të botuar dy muaj më parë në gjuhën gjermane, i cili megjithatë, nuk citonte ndonjë burim, as foto ose ndonjë deklaratë nga ndonjë zyrtar që do të konfirmonte pretendimet. E gjithë kjo vë në pikëpyetje vërtetësinë e pretendimeve se forcat speciale amerikane kanë hequr trupat dhe të paktën 100 fëmijë të gjallë nga një sistem tunelesh nën Shtëpinë e Bardhë dhe Kapitol Hill në Uashington. Nëse një gjë e tillë ka ndodhur vërtet, është e pamundur që ajo të mbetet pa u vërejtur nga publiku ose media. Se lajmi është i rremë, konfirmuan edhe nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, për “Politfakt”, faqe për kontrollimin e fakteve.
Një postim në Facebook përhap lajmin se forcat speciale amerikane më 29 janar larguan trupa, pjesë të trupit dhe të paktën 100 fëmijë të gjallë nga sistemi i tuneleve nën Shtëpinë e Bardhë dhe Kapitol Hill në Uashington. Ky është keqinformim. Teori të tilla konspirative dhe të ngjashme përhapen nga “Kju Anon”, një lëvizje që lartëson ish-Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Në të njëjtën kohë, kjo lëvizje vazhdimisht sjell akuza të ndryshme kundër figurave të shquara publike, kryesisht politikanëve, biznesmenëve, madje edhe aktorëve të Hollivudit (Obama, Clinton, George Soros dhe të tjerë) të afërt ose nga rrethi i Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara dhe ka fituar një popullaritet midis mbështetësve të politikave dhe pikëpamjeve të ekstremit të djathtë të Trumpit.
Në postimin, i cili është objekt i kontrollit tonë, thuhet:
Forcat speciale amerikane të premten hoqën trupat, pjesë të trupit dhe të paktën 100 fëmijë të gjallë nga një sistem tunelesh nën Shtëpinë e Bardhë dhe Kapitol Hill në Uashington. 29 janar në orët e para të mëngjesit kur po dorëzoheshin çantat për trupat, disa ushtarë u larguan nga Shtëpia e Bardhë me të paktën njëqind fëmijë. Fëmijët besohej se ishin abuzuar, torturuar dhe vrarë nga elitat politike në një sistem tunelesh që kalonin nën Kapitol Hill dhe ishin të lidhur me sisteme të tjera 200 milje larg. Kjo u pa si pjesë e një unaze ndërkombëtare të trafikimit të fëmijëve të drejtuar nga elitat globale dhe politike të lidhura me ishullin pedofil të Epshtajn – i cili kufizohet me ishullin ujor të Bajden.
Postimi i referohet një teksti të botuar dy muaj më parë në gjuhën gjermane në faqen e internetit news-for-friends.com. Ky artikull nuk citon ndonjë burim ose fotografi ose deklarata zyrtare që mund të mbështesin pretendimet. E gjithë kjo vë në pikëpyetje vërtetësinë e informacionit. Imagjinoni nëse diçka e tillë ka ndodhur me të vërtetë, nëse qindra fëmijë të gjallë dhe trupat e gjymtuar të fëmijëve të vdekur janë tërhequr me të vërtetë poshtë një tuneli. A do të kalonte pa u vërejtur nga publiku ose media?
Lajmi se forcat speciale amerikane larguan trupat dhe të paktën 100 fëmijë të gjallë nga sistemi i tuneleve nën Shtëpinë e Bardhë dhe Kapitol Hill në Uashington është i rremë, dhe kjo konfirmohet nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve.
“Unë ju siguroj se është dezinformim”, tha një zëdhënës i ministrisë për Politfact – faqe për kontrollin e fakteve.
Në qershor të vitit 2020, u përhap lajmi se 100,000 fëmijë dhe trupa foshnjash ishin gjetur në një tunel që të çonte te Fondacioni “Klinton” në Nju Jork. “Vërtetëmatësi” zhvlerësoi këtë lajm dhe arriti në përfundimin se kjo është çështje e spekulimeve dhe manipulimeve klasike.
Pasi afera e “Pizzagejt” 2016 u qetësua dhe çështja e manjatit të akuzuar financiar amerikan Jeffrey Epstein përfundoi kur ai bëri vetëvrasje në qelinë e tij në një burg të Nju Jorkut ku po priste rinisjen e gjyqit të tij të prostitucionit për të mitur, “Kju-Anon” ka marrë rrëfimin se shoqata e elitës politike liberale amerikane, hollivudiane dhe të biznesit me pedofilinë dhe Satanizmin dhe Trump është portretizuar si shpëtimtari i madh i fëmijëve nga kthetrat e së keqes.
Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.