Leksion gazetaresk: Storje të ndërtuara mbi demante

Detyra e mediumeve është të publikojë një demant të një informacioni të caktuar të pavërtetë me të cilën është bë shkelje e dinjitetit, ose janë shkelur të drejtat dhe interesat e dikujt. Megjithatë, kohëve të fundit jemi duke parë një prirje të re në gazetari. Për të ndërtuar një histori të tërë mbi informacionin e demantuar!

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

Publikimi i demantit  në gazetari nuk është diçka e re, as ndonjë gjë e pazakontë. Kjo ndodh çdo ditë në media. Ndonjëherë kjo është një justifikim për transferimin e një lajmi të gabuar, nganjëherë për shtesa dhe sqarime të disa informata jo të plota

Nën  vetë termin demant  nënkupton  deklaratë  (njoftim)  me të cilinën mohohet vërtetësia e ndonjë informacioni ose  bëhet korrigjimi i ndonjë lajmi ose konfirmimi. Kushtetuta , më saktësisht neni 16, garanton lirinë e besimit, e ndërgjegjes, shprehjes publike të mendimit dhe lirinë e shprehjes dhe informimit publik. Gjithashtu në, paragrafet 4 dhe 5 të këtij neni garantohet e  drejta e përgjigjes dhe të drejtën për një korrigjim në mjetet e informimit publik. Dhe kjo është dhënë në Nenin 3 të Kodit të Gazetarëve:

Gazetari do të tentojë to ofrojë publikimin e korrigjimit, demantit dhe të jep përgjigje, për ato raste  kur do të konfirmohet pasaktësi e informacionit.

Edhe në  Manualin për etikën në gazetari :

Përgjegjësia morale për informacionin e pasaktë bie mbi gazetarin dhe është e rëndësishme që ai vetë të ndikoj dhe të siguroj botimin e demantit, korrigjimin  ose përgjigje në mediumin është publikuar inforamcioni dhe autor i të cilit ai është. Kështu gazetari dhe mbron integritetin e vet dhe integritetin e mediumit në të cilën punon.

Të gjitha gabimet duhet të njihen dhe të korrigjohen. Pranimi i gabimit është një virtyt, dhe fshehja e tij është e papajtueshme me dinjitet profesional.

Është e dëshirueshme që gazetari apo mediumi të kërkuar falje për gabimin.

Është me rëndësi që gazetari dhe mediumi, me qëllim që të mbrojnë kredibilitetin e tyre, të bëjnë gjithçka që është e mundur që të kontrollojnë informacionin nga burime të tjera të pavarura dhe të përdorin burime anonime vetëm kur nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të shkuar një informacion që është në interes publik.

 

Trend i ri

Detyra e mediumeve është të publikojë një përgënjeshtrim të një informacioni të caktuar të pavërtetë me të cilën është bë shkelje e dinjitetit, ose janë shkelur të drejtat dhe interesat e dikujt. Megjithatë, kohëve të fundit jemi duke parë një prirje të re në gazetari. Për të ndërtuar një histori të tërë mbi informacionin e demantuar!

Т

I tillë është rasti me storjen  për bizneset e pretenduara të gazetares Mençe Atanasova-Toçi. Edhe pse, Toçi më herët kishte demant , në gazetën  dhe në mediumet  të cilët e transmetuan tekstin, ku ajo thotë:

„Përveç organizatës joqeveritare “Hodnici” e cila është regjistruar në momentin kur mbeta pa punë kur u shua А1, nuk kamë të njohur dhe nuk jam e lidhur me asnjë firmë tjetër.  Organizata joqeveritare “Hodnici” asnjëherë nuk ka funksionuar, nëpërmjet saj nuk ka kaluar asnjë denar. Nuk kamë asnjë lidhje as edhe me firmën „Akon Pajo”.  Bashkëshorti im ka firmën „Аkont – Pajo” dhe me vite punon në kontabilitet, me ndershmëri fiton bukën dhe pagesat e rregullta janë paguar ndaj shtetit. Nuk jam pronar e as bashkë-pronar, emir nuk figuron në këtë firmë, dhe as që kam ndonjë lidhje me kontabilitetin. Për firmat “Rimedikal” – kompani për tregti dhe shërbime, „Elite Sofa”, „Feshën Fors”, dhe argjendarinë „Smaragd” për herë të parë dëgjojë, nuk i kam të njohura dhe asnjëherë nuk kam pasur ndonjë lidhje me to“

Pasoi edhe  reaksioni  i pronarit të firmave në të cilin tregon se janë të atij, dhe se dy janë të mbyllura dhe nuk funksionojnë, kurse argjendaria është e vëllait të tij. Përsëri,  portali doli me  tekst  me titull „Dokumentet e demantojnë Mençe Toçin”, ku i përmend reagimet e Toçit, por publikut i zbulon „detaje të reja” për rastin. Për këtë tekst pasoi demant nga Toçi, ku ajo përsëri e mohon lidhjen me firmat, dokumentet e të cilave i publikoi portali. Portali e publikoi edhe demantin e saj,  por, vetëm dy orë më vonë doli me tekst të ri „Mençe Toçi në kundërshtim me ligjet për  pronën martesore“.

Faktikisht portali edhe pse i publikon demantet , e injoron përmbajtjen e tyre dhe fokusohet informacionin publikuar më herët në mediume tjera. Gjegjësisht dhe përskaj deklarimeve se është i gabuar, vazhdon ta mbi ndërtojë storjen të bazuar në dezinformatë.  Para publikut e prezanton si të vërtetë të plotë dhe krijon perceptim se gazetarja ka shfrytëzuar profesionin që personalisht të përfitojë. Në tekstet që rradhiten e paraqet person të pasinqertë e cila paralelisht me gazetarinë merret me biznes privat, edhe atë jo me një, por më me shumë!

Mirë, pse e bën këtë dhe për çfarë qëllimi?

Këto tekste të dizajnuara me qëllim dolën si përgjigje të mega skandalit në shëndetësi që e zbardhi opozita, në të cilin është involvaur tjetër gazetare – „redaktorja e preferuar” e kryeministrit. Seriali së bashku me tekste tjera të publikuara në mediume, gjegjësisht, ka për qëllim të konstruojë „aferë paralele gazetareske” dhe të mënjanojë vëmendjen e publikut nga mega skandali për tenderët.

Me informata të demantuar është ndërtuar edhe rasti për keqpërdorime të pretenduara me shitjen e tokës ndërtimore në Strumicë, çka ishte në mediume  para dhjetë ditëve. Portali i cili e publikoi tekstin kundrejt demantit nga komuna e Strumicës filloi ta thur storjen edhe ditën e ardhshme. Kurse storja, si të tjerat, me disa variacione të titullit me tezë të njëjtë, e morrën më shumë mediume.

Edhe në këtë rast mediumi me qëllim nuk e merr parasysh të deklaruarën në reagim nga qeverisja lokale në Strumicë, se:

 

 Njoftimi për tjetërsimin bëhet e pavlefshme dhe Marrëveshja për tjetërsimin ndërpritet dhe toka ndërtimore është në pronësi të Republikës së Maqedonisë.”

Pa fakte konkrete vazhdohet të zhvillohet storja për gjoja shitjen e tokës ndërtimore me çmim me shumicë, duke ndërtuar akuzime:

„Zaev ka dëmtuar buxhetin e shtetit dhe komunës mbi 58 milion denar”

Cili është motivi, kundër demantit, që të fillohet me storjen tendencioze me çaka sulmohet kryetari i komunës së  Strumicës dhe të njëjtën kohë lider LSDM?

Kjo aferë, gjegjësisht, duheshe ta mbulojë skandalin për shitjen e tokës tek BPRM për  71 denar për metër katror. Këtu, si në shembullin paraprak (me gazetaren), ideja është që të defokusohet vëmendja  e publikut dhe diskreditohet Zaevi.

Në të dy shembujt e përmendur tërësisht është  shtrembëruar roli i demantit . në vend që mediumet në mënyrë korrekte i publikojnë reagimet, ata me interpretimin e tyre të përmbajtjes, në mënyrë plotësuese, i kanë përdorur si  „armë” kundër gazetares dhe liderit të LSDM-së. Çka qartë tregon se mediumet (gazetarët) nuk e kanë bë detyrën në mënyrë ndershme dhe me formacionon të pa saktë kanë dis informuar publikun. Me një procedurë të tillë janë dëmtuar themelet gazetarisë:

Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe e drejta e publikut për t’u informuar në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Gazetari duhet të publikojë informacion të saktë të verifikuar dhe të mos fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojnë dokumentet (Kodeksi i gazetarëve)

Për këtë arsye, këto materiale nuk kanë bazë të përbashkët me artikuj gazetarësh, por shumë duken si të fabrikuara.

 

Ka reagim, nuk ka tekst – demant dhe publikohet

 

Në praktikën tonë mediatike nuk është e panjohur të lexojmë reagim të qeverisë ose partisë në pushtet për raportit e ndonjërës nga institucionet ndërkombëtare, kurse raporti të mos publikohet  fare. Si që është shembulli me reagimin e Ministrisë së financave për raportin e agjencisë “Standard dhe Pours”,  e cila redukton vlerësimin afatgjatë të kreditit të Maqedonisë dhe kreditë në valutë dhe atyre në den, nga “BB” për të “BB-“, publikuar nga Agjencia Informativ Shtetëror. Në këtë informatë të MIA nuk ka asnjë fjalë mbi përmbajtjen e raportit për “Standard and Poor”, i cili ngre dyshime se ka fshehje të të dhënave të rëndësishme. Qëllimi i kësaj qasje në informacion është që të krijoj “turbullira” me realitetin dhe publiku të marrë një pasqyrë të shtrembëruar të disa kushteve të caktuara.

Mediumi gjerësisht e përcjell reagimin e ashpër të Ministrisë,të shprehur në lidhje me saktësinë e të dhënave në të cilën janë bazuar vlerësimet e “Standard dhe Poor”:

„ Agjencia në mënyrë të pajustifikueshme vendosur Maqedoninë në të njëjtin nivel si vendet që kanë mbi 60% të borxhit të qeverisë, ndërsa Maqedonia ka 33 për qind të borxhit. Agjencia me raport dhe i lejon vetes që të ndërhyjë në politikën e brendshme të vendit duke folur për ngjarjet në Parlament rreth miratimit të buxhetit për vitin 2013 dhe në mënyrë mjaft të papërshtatshme merr anë duke përmendur se “anëtarët e opozitës” në parlament janë larguar për të shmangur diskutimin rreth rritjes së shpenzimeve së qeverisë. Në këtë mënyrë janë paragjykuar ngjarjet e 24 dhjetor, të cilat janë objekt shqyrtimi të Komisionit Hetimor dhe agjencia tmerrësisht ka ndërhyrë në politikën e brendshme të vendit ….“,

Nga ky informacion i publikuar fitohet përshtypja se raporti “Standard and Poor” është tendencioz dhe i njëanshëm. Nëse ka pasur një qëllim të vërtetë për të informuar publikun në mënyrë profesionale dhe për të marrë një pasqyrë të plotë dhe reale, gazetari duhet të respektojë rregullat themelore gazetareske: për të dëgjuar të dy palët, dhe do të prezantohen dhe argumentet e “Standard & Poor “:

„Që nga kriza globale financiare transparenca e financave publike maqedonase bie, dhe shanset për një rritje të ndjeshme ekonomike janë dobësuar. Sipas mendimit tonë, institucionet politike të Maqedonisë kanë mekanizma të pamjaftueshme të kontrollit, dhe pagesat me vonesë të qeverisë janë sfiduese për rezultatet e politikës fiskale “

Kjo pa dyshim jep një kontekst krejtësisht të ndryshme për temën.

Ka të tilla raste kur një tregim se në Indigo është kopjuar nga disa mediume dhe do të demantohet pas një kohe, përsëri ajo dezinformatë botohet në media të tjera. Kjo, të paktën, është një demonstrim i një shpërfillje të papërgjegjshme dhe për lexuesin. Për këtë lloj kurioziteti dhe kishte një recension në  faqet e shërbimit për të kontrolluar faktet nga mediumet. Mirëpo, pas publikimit të shqyrtimit, transmetuesi kuptoi gabimin dhe u tërhoq informacioni.

 

Demanti në Facebook

 

Kohëve të fundit në FB profilin e politikanëve përveç mesazheve politike, lajmërimeve për aktivitete partiake, mund të lexohen demante të teksteve:

„ Kam lexuar artikullin të botuar në mediat pro-qeveritare dhe qeshem. A mund të shkohet deri në atë ekstreme, me tregime të tilla për fëmijët e vegjël, qeveria të fsheh realitetin që po ndodh në Maqedoni. Jam bashkëpunëtor i parë me Crvenkovskin, unë jam një nga ata që marrin pjesë në të gjitha marrjen e vendimeve në LSDM…..“

Shkroi lider LSDM-së  Zoran Zaev në profilin e tij në FB i provokuar nga artikujt e gazetave që u shfaq para zgjedhjeve të fundit lokale, në të cilin është pretenduar që Zaev ka hyrë në konflikt të hapur me Cërvenkovskin dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Kohëve të fundit gazetari Borjan Jovanovski u sulmua nga gazeta e përditshme me fjalët e mëposhtme:

„Borjan Jovanovski është themelues apo personi i autorizuar në disa organizata jo-qeveritare dhe kompanitë. Për shembull, Shilegov ndoshta nuk e di se ai ka një kompani të prodhimit të filmit “Eurovizhën” ku kolegu i tij është bashkëthemelues Saska Cvetkovska. TV “Nova” – TV Internet realizohet përmes “Web Video Production”, e cila është e koleges dhe bashkë-themelues Biljana Sekulovska. Jovanovski është një person i autorizuar në kompani furnizim dhe ushqimi “Mom-Tomçe Sofka ….“

Dhe ai u përgjigj me anë të Statusit në Facebook Profilin e tij:

 Si pronar i Tomçe Sofka ftoj redaktorët e gazetës DNEVNIK me një “shishe” prej 750,000 euro për të ardhur në darkë …“

Pa dyshim që postimi i përmbajtjeve të tilla në Facebook lejon që reagimi të arrij një rreth më të gjerë njerëzish, e cila është veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur hapësira mediatike  maqedonase është shumë e ngushtë.

Shumë shpesh ndodh në një medium të lexoni demantin e publikuar në ndonjë medium tjetër. Arsyet për këtë janë polarizim i fortë i shoqërisë e cila është reflektuar në mënyrë të pashmangshme në media, e cila tregon një ndarje të thellë të pro-qeveritare dhe opozitës. Dhe në një atmosferë tepër ngulfatëse kur opozita nuk ka qasje në media apo janë të kufizuara, demantet e tyre nuk publikohen nga ata që e kanë publikuar dezinformatën.

Edhe pse, ndoshta tingëllon deklarative, megjithatë, e vërteta duhet të arrijë publikun dhe shtypi duhet të jetë gjithmonë në barrikada  të interesit publik. Prandaj, nuk mëkat nëse gazetari publikon një informacion të pasaktë për shkak nxitimi, pakujdesi apo injorancë, të pranojmë gabimin dhe kërkojmë falje nga ana e prekur. Për më tepër, pasi që sipas Ligjit për përgjegjësi civile për fryrje dhe shpifje, gazetari dhe mediumi rrezikojnë të përballen me gjyqin. Dhe në bazë të këtij ligji mediumi duhet të publikojë këtë demant në të njëjtin vend dhe në të njëjtin vëllim si tekstin e kontestuar.

Së fundi, nuk ka asgjë të frikshme dhe frustruese për të publikuar demant, natyrisht, në qoftë se çështja është e gabuar. Pasi kjo është standard në gazetari profesionale dhe kështu veprojnë të gjitha redaksitë që janë të denjë për emrin e tyre. Dhe gjithsesi, më pak “dhemb” nga mos-publikimi i reagimit. Injorimi i demantit, megjithatë, fsheh motive të tjera

 

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Ky artikull edukativ fillimisht është publikuar nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media, ndërsa КriThink e ripublikon për ta informuar publikun për tema që kanë të bëjnë me njohuritë elementare mediatike dhe mendimin kritik