Manipulim i qartë me fjalimin e Makronit

     

    Recension: Shah-mat nga Makroni për qeverinë dhe Zaevin: Në referendum votoni për Maqedoninë Veriore, e jo për atë evropiane (video)

     

    Teksti është diçka në mes të “turlit-tavës” dhe recensionit të fjalimit të Makronit. Pa i respektuar parimet themelore të informimit objektiv, kryetarit francez, Emanuel Makron, i cili nëpërmjet video-mesazhit iu drejtua qytetarëve të Maqedonisë, i është mveshur diçka që nuk e ka thënë, ndërsa kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaevit, i mohohet diçka që shumë herë e ka thënë publikisht – se Maqedonia duhet të ndryshojë emrin e saj në Maqedoni Veriore, nëse dëshiron përparim drejt BE-së dhe NATO.

    Linku deri te teksti: Shah-mat nga Makroni për qeverinë dhe Zaevin: Në referendum votoni për Maqedoninë Veriore, e jo për atë evropiane (VIDEO)

    Data e publikimit: 22.09.2018

    Data e recensionit: 23.09.2018

    Recensues: Аleksandar Pisarev

    Manipulim dhe të pavërtetë ka që në titull: “Shah-mat nga Makroni për qeverinë dhe Zaevin: Në referendum votoni për Maqedoninë Veriore, e jo për atë evropiane (VIDEO).“

    Teksti fillon me panik duke e parashtruar pyetjen: “A e dëgjoi dikush në qeveri Makronin se çka e porosit opinionin e Maqedonisë?” Dhe menjëherë pason përgjigja, në të cilën ka të pavërtetë se:

    Porositë e kryetarit francez Emanuel Makron i përmbajnë të gjitha frikërat e panikut të pushtetit … se dëshiron ta kalojë referendumin me kuptim të trefishtë për vetëmohim të popullit. E pavërteta vazhdon edhe me pohimin se kryetari francez zgjodhi të fliste për pjesën e tretë të pyetjes së referendumit – atë që askush nuk e përmendi deri tani, e më paku qeveria – referendumi është për Maqedoninë Veriore, e jo për Maqedoninë evropiane.

    Meqë nuk ka pasur dëshmi me të cila do të mbështetej e pavërteta në “recensionin e fjalimit”, manipulohet me deklaratat e vjetra të Makronit, të nxjerra nga konteksti, të paralajmëruara si video, se gjoja nuk na duan në BE, të cilat nuk kanë lidhje me video-mesazhin e tij drejtuar qytetarëve të Maqedonisë. Kur do t’i hapni videot, në to do ta shihni kryeministrin Zaev me deklaratat e 19 majit nga Samiti ekonomik i Vjenës në Sofje dhe të 22 qershorit, një javë të para mbledhjes së Këshillit të Evropës, ku thotë se pret që më 26 qershor edhe Franca ta mbështesë Maqedoninë.Kjo me të vërtetë edhe ndodhi në Luksemburg më 26 qershor, kur u soll vendimi se “me pranimin e Marrëveshjes, Maqedonisë i hapet rruga për negociatat për anëtarësim në qershor të vitit 2019, për shkak të përparimit të arritur.”

    Pra, nëse qëllimi do të kishte qenë që në mënyrë korrekte të transmetohet dhe të potencohet pjesa më e rëndësishme e video-mesazhit të kryetarit francez Makron për qytetarët, kjo me siguri do të ishte fjali me të cilën i përgëzon për guximin edhe liderët tanë dhe ata grekë për marrëveshjen e arritur, dhe thotë:

    Prandaj unë e mbështes atë. Plotësisht! Fuqishëm! Mendoj se ajo ka një vend qendror në planet për të ardhmen e vendit. E planet për të ardhmen e vendit e dimë se cilat janë – anëtarësimi në BE dhe NATO.