Me tituj bombastik nuk bëhet gazetari


Në “luftën” për klikime, janë lexuesit ata që shpesh “bombardohen” me tituj senzacionalist, madje ndonjëherë edhe qesharakë. Në përmbajtje të tekstit të tyre në fakt, ofrojnë një informacion të vjetër, që deri më tani duhet ta keni lexuar në shumë media të tjera të shkruara. Fakti që vendoset një titull ndryshe nga gjithë të tjerët, e që nuk ka aspak lidhje me tekstin, flet për dëshirën e flaktë të autorit që të kap sa më shumë klikime të jetë e mundur.

Linku deri te artikulli: Fatime Fetai frizurën e ndërron, zanatin nuk e harron, për drejtësi vazhdon të lufton!

Data e publikimit: 25.09.2019

Data e recensionit: 17.10.2019

Recensuese:  Ajnur Bafqari

Edhe pse me look paksa të ndryshuar dhe me rroga shumë më të vogla se sa kur funksiononte PSP, prokurorja Fatime Fetai metë njëjtën elan vazhdon “luftën” për drejtësi” thuhet të tekst

Kur autori bëhet stilist dhe njohës i xhepave të huaj!
Teksti fillon me komentim të pamjes së jashtme, për buxhetin e prokurores për të cilën autori ka shkruar tekstin, më pas vazhdohet me një dozë të vogël komenti, por pothuajse asnjëra pjesë deri në këtë pikë, nuk përmban as një informacion me karakter publik. Teksti vazhdon me një seancë gjyqësore që është mbajtur gjatë ditës që është publikuar informacioni, dhe një gjë e tillë vërehet tek në pjesën e dytë, ku autori madje nuk ka qenë vet në vendin e ngjarjes, pasi që citon një media tjetër, nga ku edhe e ka shpërndarë informacionin.

Lajme që nuk lexohen por shumëzohen me shpejtësinë e dritës
Një tjetër element shumë i theksuar kohëve të fundit është edhe fakti që informacioni i parë që publikohet nga ai që ka qenë më i shpejtë, shpërndahet me shpejtësinë e dritës. Shpesh ndodh që tekstit të marrë nga një media elektronike e caktuar, të mos i lëshohet as edhe një sy dhe në rast të një lëshimi nga ana e autorit, ai lëshim apo gabim drejtshkrimor, vetëm shpërndahet nëpër shumicën e mediave elektronike, dhe asnjëri nga publikuesit e tjerë, nuk e merr më mundimin që ta përmirësojë.

Kur lexuesit dëshiron t’i sjellësh diçka të re, por jo informacionin.
Por ky nuk është rasti për tekstin në fjalë, pasi autori edhe pse si informacion bazë e ka një tekst që e ka marrë nga një medium tjetër, ka dashur që të jetë ndryshe nga të tjerët dhe të gjithë theksin e ka vendosur në diçka që vetëm informacion nuk është.

Servon të parin komentin, pastaj informacionin.
Kohëve të fundit shohim plot tekste ku informacioni është dytësor, pasi vendin primar e ka zënë komentimi dhe titulli bombastik, me të cilin autori ka vendosur që të marrë vëmendjen tuaj, e që nuk ka aspak lidhshmëri me informacionin që pretendohet të përcillet. Kur lexuesi ndeshet me tekste të tilla, feedback-u që e merr, është vetëm një zhgënjim dhe aspak nuk arrihet qëllimi për të cilin është nisur, pra nuk arrin aspak që të informohet.

I jepni klikimin, nuk merrni asgjë!
Lexues, një titull si ky, sigurisht që do të tërhiqte vëmendjen tuaj për të parë se çfarë është përmbajtja e tekstit, apo për ta deshifruar mesazhin që po ju jepet nëpërmjet titullit.  E kuptoni se po humbni kohën kur e kuptoni se në fillim po lexoni një koment dhe më pas një informacion që ndoshta e keni parë në median e cila edhe e ka bërë lajmin. Dallimi i vetëm dhe ajo që ua ka tërhequr vëmendjen ishte pikërisht titulli. Urime! Sapo dhatë një klikim në këmbim të asgjëje.