Ndërkëmbëza para referendumit

 

[Recension: Shok nga Sllovenia!! Mos i gënjeni maqedonasit, BE-ja është e dobët dhe nuk ka vend për Serbinë dhe Maqedoninë]

 

Ky informacion është i pasaktë dhe manipulues. Titulli është formuluar në mënyrë të qëllimshme dhe tendencioze që të nënçmohen dhe të prezantohen si të padobishme dhe të kota të gjitha përpjekjet për ta sjellë vendin më pranë BE-së dhe për t’u bërë anëtare e barabartë e Bashkimit Evropian. Këto janë ndërkëmbëza para referendumit.

Kjo mund të shkaktojë implikime negative edhe ndaj Sllovenisë, e cila e mbështet Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së, sepse nga Forumi strategjik që mbahet në Bled të Republikës së Sllovenisë nuk ka ardhur, siç thuhet në titull, lajmi: “Shok nga Sllovenia!! Mos i gënjeni maqedonasit, BE-ja është e dobët dhe nuk ka vend për Serbinë dhe Maqedoninë”. Në demantin që erdhi nga Zyra e kryetarit të tyre, Boris Pahor, thonë se deklarata e tij duhet lexuar në mënyrë burimore.

Titulli i tekstit: Shok nga Sllovenia!! Mos i gënjeni maqedonasit, BE-ja është e dobët dhe nuk ka vend për Serbinë dhe Maqedoninë

Data e publikimit: 13.09.2018

Data e recensionit: 14.09.2018

Recenzues: Аleksandar Pisarev

Informacioni mbështetet në një lajm “të përtypur” disa herë nga agjensi të ndryshme, të cilat ritreguaa fjalimin e kryetarit slloven Pahor në Forumin në Bled. Agjencia “Beta”, siç sqarojnë edhe në demant edhe Ambasada e Sllovenisë në Bosnje, i ka nxjerrë nga konteksti fjalët e tij dhe i ka transmetua në mënyrë të pasaktë. Portalet dhe mediat rajonale e kanë transmetuar lajmin e agjencisë serbe “Beta”, ajo e ka marrë nga “Express”-i  britanik, e ai e ka përcjellë nga agjencia italiane “Nova” (lajmi është tërhequr dhe nuk mund të gjendet në ueb-faqet e tyre).

Për shkak se informata nuk është e saktë, nga Zyra e kryetarit slloven i udhëzojnë mediat e rajoniot që ta lexojnë informacionin e saktë në ueb-faqen e tyre zyrtare.

Mirëpo, ajo që mund të vërehet edhe në lajmin e transmetuar në mënyrë të pasaktë dhe të parafrazuar gabimisht, askund në mënyre eksplicite nuk është përmendur Maqedonia, “për të cilën nuk ka vend në BE”.

E vërteta është krejtësisht ndryshe. Kryetari i Sllovenisë, përkundrazi, e ka mbështetur idenë evropiane dhe atë për zgjerimin e BE-së edhe drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pahori vetëm ka thënë se: …”blloku nuk shpreson në pranimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë si anëtarve të reja në gjendjen e tanishme“… Domethënë, Maqedonia nuk është përmendur askund.

Përfundimi i tekstit është kundërthënës me titullin, i cili para referendumit përhap pesimizëm dhe tani përpiqet të përhapë “optimizëm”:

BE-ja ofroi perspektivë për pranim për gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të cilat duhet t’i plotësojnë kriteret e rrepta që të pranohen si anëtare të reja dhe se negociatat për anëtarësim tashmë filluan me Serbinë dhe Malin e Zi dhe se viti 2025 përmendet si datë kur ato mund të bëhen anëtare të plota të Bashkimit Evropian, si dhe se BE-ja shpreson se deri atëherë Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova do të jenë në rrugë të mirë për t’iu bashkuar BE-së.

Saktësia e informatës duhet të verifikohet sa më shumë që është e mundur.