[Recension: Lind foshnjën gruaja e parë shtatzënë me koronavirus në Maqedoni – foshnja dhe nëna në izolim]
Njëra nga praktikat më të qarta joetike dhe joprofesionale në luftën për klikime, është të shkruani një titull që do të bëjë që lexuesi të besojë se bëhet fjalë për lajm për Maqedoninë, e në fakt teksti ka të bëjë me një vend krejtësisht tjetër, në rastin konkret me Serbinë. Funksioni i titullit në zhanret gazetareske është që lexuesi të fitojë informacion të qartë se çfarë përmban teksti në të vërtetë. Por, ky titull nuk është i tillë.
Linku deri te artikulli origjinal: Lind foshnjën gruaja e parë shtatzënë me koronavirus në Maqedoni – foshnja dhe nëna në izolim
Data dhe koha e publikimit: 28.3.2020
Data e recensionit: 28.3.2020
Recenzues: Mirosllava Burns
Artikulli që e recensojmë është futur në një titull që aludon se ka lindur foshnjën gruaja e parë shtatzënë me koronavirus në Maqedoni, ngjarje kjo që në fakt ka ndodhur në Serbi.
Në tekst lajmi është përkthyer në mënyrë korrekte, i cili përndryshe është publikuar në disa media serbe, për lindjen e foshnjës nga një grua në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike në Beograd. Por, pse titulli thotë se kjo ka ndodhur në Maqedoni?
Në rastet kur po përballemi me epideminë e koronavirusit dhe kur çdo informacion në lidhje me këtë virus shkakton vëmendje masive të publikut, ndërsa në të njëjtën kohë ka hiperproduksion të lajmeve që lidhen me këtë temë, ka shumë të ngjarë që shumica e lexuesve ta kenë lexuar vetëm titullin e jo gjithë tekstin dhe kështu të jenë dezinformuar se ngjarja ka ndodhur në Maqedoni. Hera e vetme kur në Maqedoni janë përmendur gratë shtatzëna në kontekstin e koronavirusit është më 15 mars, kur ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se dy grave u ishte bërë testi i koronavirusit. Rezultatet ishin të gatshme po atë ditë, ato ishin negative dhe për to u njoftua publiku.
Mund të shtrohet edhe pyetja, se sa prej atyre që e kanë hapur dhe lexuar tekstin, ndoshta nuk e kanë vërejtur se bëhet fjalë për Serbinë, duke pasur parasysh se titulli tashmë i ka dezinformuar.
Mediat gjithmonë, e veçanërisht në rastet e epidemive. titujt duhet t’i përshtatin dhe t’i nxjerrin nga përmbajtja e tekstit. Ky është raportim i ndershëm, etik dhe profesional. Manipulimet janë të papranueshme, ndërsa klikimet të pa vlera kur nuk jepen fakte të sakta.
Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.