Ngjarje publike për studentët e gazetarisë dhe marrëdhënieve me publikun: Informo, mos manipulo!

Më 7.3.2019, në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” u mbajt ngjarja “Informo, mos manipulo”, Praktikantët e PR-it vs. Gazetarët. Studentët e gazetarisë dhe marrëdhënieve me publikun morën pjesë dhe dërguan mesazh për fushatë korrekte presidenciale nëpërmjet qëndrimit kritik ndaj profesionit të tyre dhe pozitës së tij në shtet. Në këtë ngjarje folën edhe disa nga profesorët e Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” . Mysafirët në këtë ngjarje ishin studentë, nxënës të shkollave të mesme, gazetarë dhe qytetarë të interesuar.

Ngjarja ka për qëllim përmbylljen e projektit “Mos tu bë shënjestër e mediave” që u implementua nga Institutit Maqedonas për Studime Evropiane (IMSE), që është pjesë e projektit “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink” të cilin e zbaton Fondacioni “Metamorfozis” dhe “Eurothink” – Qendra për strategji evropiane, ndërsa është i financuar nga Bashkimi Evropian.