Një status fejsbuku, një titull që krijon huti, një tekst bosh dhe plot klikime!

Zgjedhjet në Kosovë shkaktuan interesim edhe në vendet e rajonit dhe informacionet lidhur me to ngjallën interes të madh edhe në Maqedoninë e Veriut. Edhe përdoruesit shqiptarë e rrjeteve sociale në Maqedoni ishin të ngarkuar me të gjitha zhvillimet në Kosovë. Megjithatë përveç informacioneve, qarkulluan edhe një sërë tekstesh boshe të cilat servoheshin sikur të ishin informacione reale. Teksti që e recensojmë është i tillë.

Linku deri te artikulli: Osmani: Albin Kurti është Zoran Zaevi i Kosovës

Data e publikimit: 11.10.2019

Data e recensionit: 18.10.2019

Recensuese:  Ajnur Bafqari

 


“Euforia pas fitores së Vetëvendosjes ka kapluar edhe rajonin. Në saje të kësaj euforie, zyrtari i LSDM-së nga Sllupçani, Hadi Osmani, ka bë një krahasim mes kryeministrit aktual te Maqedonisë dhe kryeministrit të arshshëm të Kosovës. “Albin Kurti është Zoran Zaevi i Kosovës. Pikë!”, ka shkruar Osmani në facebook, duke shkaktuar reagime dhe kundër reagime të shumta”- kjo është e gjithë përmbajtja e tekstit që e recensojmë.

Një status Fejsbuku, një krahasim i bërë nga një person dhe një tekst me aspak interes publik, ky është teksti që po recensojmë. Bëhet fjalë për një shkrim Fejsbuku që nuk përmban analizë, por vetëm një mendim të lirë të shprehur nëpërmjet një statusi. Përmbajtja ju dërgon tekstualisht tek një status Fejsbuku dhe nuk ju ofron aspak informacion.

Kur një rresht postimi, bëhet përmbajtja e gjithë produktit gazetaresk
Autori në fund ka potencuar se gjoja ky status ka shkaktuar reagime dhe kundër reagime, por nuk e ka parë të arsyeshme që të njëjtat t’i ndajë me lexuesin e vet. Teksti është shumë i shkurtër dhe i gjithi është bazuar vetëm në një rresht postimi dhe asgjë më tepër. Autori ka harruar se kryesore për çdo zhanër gazetaresk, duke e përfshirë edhe lajmin dhe raportin, është që ai të ketë një porosi, qëllim dhe ndikim të caktuar mbi mendimin publik. Në këtë mënyrë produkti gazetaresk karakterizohet me njërin nga kualitetet kryesore të të shprehurit gazetaresk  – përmbajtësinë.

E drejta e lexuesit është të informohet, gazetari duhet të i’a mundësojë

Lexuesi gjithmonë ka të drejtë për informata të plota dhe të sakta, dhe gazetari gjithmonë duhet të rrijë në gjendje gatishmërie për t’ia mundësuar një gjë të tillë.

Koncepti i manipulimit “Thirrje në autoritet”

Autori tekstit priret ta paraqesë diçka si të vërtetë, vetëm pasi është thënë nga një autoritet. Përveç kësaj autori ka shfrytëzuar një temë aktuale dhe që tek opinioni paraqet interes të madh.

Atë që dikush ua servon si “lajm”, mbase e keni parë diku si status
Nëse keni përfunduar në një tekst me përmbajtje të tillë, duhet të keni parasysh se keni lexuar vetëm një status Fejsbuku dhe nuk duhet ta trajtoni të njëjtin si informacion. Thjesht injorojeni, dhe mundohuni të selektoni faqet e internetit nga ku dëshironi të informoheni.