Njoftim për uebinar: Sesion informativ për grante të vogla nga projekti KriThink

 

Fondacioni Metamorfozis dhe Eurothink – Qendra për strategji evropiane i ftojnë organizatat e shoqërisë civile dhe mediat në sesionin informues në lidhje me Programin e granteve të vogla në kuadër të projektit “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink”, të mbështetur na Bashkimi Evropian.

Sesioni informativ do të zhvillohet në formën e seminarit në internet apo uebinarit më 27 qershor 2019  (e enjte) me fillim në orën 14:00.

Për të marrë pjesë në uebinar regjistrohuni përmes linkut në vijim. ⬇️

https://register.gotowebinar.com/register/409403554247897357

⬆️ Linku i njëjtë do t’ju shërbejë për t’u bashkangjitur në terminin e dhënë.

Gjuha maqedonase do të jetë gjuha e punës së uebinarit, mirëpo do të ofrohet edhe mundësia për përkthim konsekutiv në dhe nga gjuha shqipe.