Nuk është e vërtetë se pas orës 11:30 duke filluar nga dje do të dezinfektohet me helikopter dhe se duhet të mbyllen dyert dhe dritaret.
Autore: Fatbardha Curri
Kjo nënkupton se fotografia ku përcjell informacioni, “pas orë 11:30, rrugët do të dezinfektohet me helikopter dhe se qytetarët duhet t’i mbyllin dyert e dritares”, përcjell informacion të pasaktë apo dezinformon publikun.
Në fotografinë e cila që nga 20 marsi filloi të shpërndahet në rrjete sociale, gjithashtu u tha se do të ndalohet edhe lëvizja nëpër rrugë. Edhe kjo është e pavërtetë.
Krahas se është i pavërtetë informacioni, ai nuk është shkruar si duhet.
Për shembull në të nuk është theksuar se për cilën ditë apo datë bëhet fjalë dhe për cilin vend. Siç mund të shihet, kuptohet vetëm se dezinfektimi po bëhet për shkak të parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit apo COVID 19.
Prandaj vlerësojmë se në situatën kur po luftohet me pandeminë e koronavirusit, qytetarët duhet të kenë kujdes edhe të mos bien pre edhe të infodemisë – që është informimi me burime të paverifikuara. Me burime të paverifikuara është edhe foto – lajmi që po e recensojmë.
Kujtojmë, se informacion i verifikuar është ai që për burim ka Ministrinë e Shëndetësisë, Qeverinë, Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Institutin e Shëndetit Publik dhe komunat përkatëse ( në rast se informacioni i drejtohet banorëve të një komune a qytetit).
Edhe pse informacioni nuk është shpërndarë nga mediat, sërish nuk duhet ta harroni, që edhe ju si qytetarë keni përgjegjësi morale gjatë informimit për pandeminë me koronavirusit.
Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.