Nuk është e vërtetë që policë të rrejshëm kanë dashur të grabisin një shtëpi në lagjen Ilinden

Pretendimet për policë të rrejshëm të cilët dëshironin të grabisnin një shtëpi në lagjen Ilinden, të paraqitura në këtë postim të shpërndarë në Facebook, nuk janë të vërteta. Sipas njoftimit të MPB-së, këta nuk janë grabitës dhe hajdutë të maskuar rrejshëm si oficerë policie që dëshironin të grabisnin shtëpinë, por sulmi ndodhi për shkak të borxhit të familjes ndaj sulmuesve. Askund nuk përmendet që sulmuesit maskuan veten si policë dhe si të tillë i ranë ziles së derës, por është shkruar se ata me dhunë, duke përdorur forcën, hynë në shtëpinë e të sulmuarit. Pra, në njoftimin e MPB-së nuk përmenden policë të rremë dhe vjedhje në tentativë.

 

 

PostimiFacebook përhap dezinformata se policë të rrejshëm donin të grabisnin një shtëpi në lagjen Ilinden. Pretendime të tilla nuk janë të sakta dhe kjo mund të shihet nga njoftimi zyrtar i MPB-së, i cili përshkruan rastin për të cilin është shkruar në postimin që po recensojmë.

Postimi përcjell lajmin me titull: “Dramë në Ilinden: Policë të rremë donin të plaçkisnin një shtëpi, njëri prej tyre u godit me thikë”.

Dramë e vërtetë ka ndodhur mbrëmë në lagjen e Shkupit, Ilinden, mëson 24 Info. Policë të rrejshëm hynë në një nga shtëpitë për ta grabitur, pas së cilës u rrahën nga banorët e shtëpisë, por ata gjithashtu u përgjigjën, thuhet në fillim të lajmit.

Sipas informacioneve të portalit “24 Info”, grabitësit u maskuan si oficerë policie për të mashtruar viktimat për t’ju hapur derën.

Pasi hynë brenda, ata sulmuan nikoqirët.

Grabitësit i thyen hundën gjyshes, ndërsa është rrahur edhe djali dhe nipi i saj. Sidoqoftë, nipi arriti të merrte një thikë dhe të godiste me të njërin nga hajdutët, thotë lajmi.

Por, poshtë kësaj, lajmi e mohon vetveten, duke publikuar informacione rreth incidentit të shkruar në njoftimin e MPB-së. Sipas njoftimit të MPB-së, këta nuk janë grabitës dhe hajdutë të maskuar si policë të rremë që dëshironin të grabisnin shtëpinë, por sulmi ndodhi për shkak të borxhit të familjes ndaj sulmuesve. Askund nuk përmendet që sulmuesit maskuan veten si policë të rremë dhe si të tillë i ranë ziles së derës, por është shkruar se ata me dhunë, duke përdorur forcën, hynë në shtëpinë e të sulmuarit. Pra, në njoftimin e MPB-së askund nuk përmenden policë të rremë dhe vjedhje në tentativë.

“Më 17.05.2021, zyrtarët e policisë të SPB Shkup privuan nga liria S.V (21), P.G. (19) dhe S.M (26), të gjithë nga Ilindeni, duke vepruar pas një denoncimi, sipas të cilit në orën 01:45, së bashku me N.P (26), duke përdorur forcën kanë hyrë në shtëpinë e Z.P (52) në Ilinden dhe kanë filluar të dëmtonin mobiljet dhe sulmuan fizikisht Z.P., K.P. dhe L.P. Sipas denoncimit, Z.P. në vetëmbrojtje lëndoi N.P me një send të mprehtë, i cili më pas u transferua në Klinikën “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore, kurse Z.P., K.P. dhe L.P. u transferuan në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit”. Sipas raportit, arsyeja e sulmit ishte borxhi i pretenduar i K.P. ndaj sulmuesve. Personat e raportuar janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza të përshtatshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Shumica e mediave këtë lajm e përcollën si incident në të cilin banditë sulmuan dhe ngacmuan një familje të tërë, për një borxh të pretenduar.

Nga kjo, mund të konkludohet se pretendimet e bëra në postimin që po shqyrtojmë për policë të rrejshëm dhe vjedhjet, nuk janë të vërteta. Informacioni i njoftuar zyrtarisht nga MPB thotë se bëhet fjalë për sulm të dhunshëm për shkak të një borxhi të pretenduar.

Prandaj, para se të publikohet një lajm, ai duhet të kontrollohet plotësisht nga burimet zyrtare në mënyrë që të mos publikohen informacione të rreme dhe të paverifikuara që do të krijojnë konfuzion në publik.

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.