Nuk është konfirmuar se Greta e rreme ka ndonjë lidhje me rrengaxhitë e mëparshëm

 

[Recension: Rrengaxhitë janë ankuar për Zaevin, dhe përsëri e kanë thirrur: “Poroshenko” është prezantuar si Greta]

 

Titulli i artikullit që e recensojmë është sugjerues dhe nuk ka asnjë lidhje, gjegjësisht nuk përkon me tekstin, e as me informacionin. Thjesht, askund në tekst, apo në informacionin e disponueshëm për këtë rast, nuk thuhet se bëhet fjalë për rrengaxhitë e njëjtë rusë, të cilët më parë e thirrën kryeministrin në telefon.

Linku deri te artikulli origjinal: Rrengaxhitë janë ankuar për Zaevin, dhe përsëri e kanë thirrur: “Poroshenko” është prezantuar si Greta

Data dhe koha e publikimit: 28.11.2019

Data e recensionit: 29.11.2019

Recenzues: Ana Anastasovska

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni transmeton informacionin e dhënë nga këshilltari i kryeministrit Zoran Zaev, Marjan Zabërçanec, se kishte pasur një sulm hibrid ndaj kabinetit të kryeministrit, me ç’rast është keqpërdorur identiteti i aktivistes së re ekologjike Greta Tunberg.

Sipas Zabërçanecit, manipuluesit kanë përdorur e-mail-e dhe numra të brenduar të telefonit, dhe përmes një kërkese zyrtare në një përfaqësi diplomatike të Maqedonisë së Veriut, kanë arritur të caktojnë dhe të zhvillojnë një bisedë telefonike me kryeministrin Zaev, duke u paraqitur si Greta Tunberg dhe babai i saj.

Siç thuhet më tej në tekst, pjesë të caktuara të bisedës kanë qenë të dyshimta për kryeministrin dhe për këshilltarët e tij, por ai, megjithatë vendosi ta zhvillojë bisedën deri në fund, me qëllim që të zbulohet dyshimi.

Menjëherë pasi përfundimit të bisedës, i bëmë të gjitha kontrollet për ta verifikuar identitetin e bashkëbiseduesve, dhe sot me siguri mund të themi se kemi zbuluar një sulm hibrid ndaj kabinetit të kryeministrit. Pas zbulimit, e kontaktuam familjen e Gretës, i informuam për të gjitha detajet, i informuam se do këtë do ta bëjmë publike, dhe prej tyre morëm  përgjigje se edhe ata ishin të shqetësuar nga një lajm i tillë, se do ta raportonin abuzimin tek organet kompetente, dhe se janë shumë mirënjohës që i kemi informuar për këtë abuzim – shtoi Zabërçanec.

Këtu vijmë te problemi me titullin. Zabërçaneci e bëri të qartë se ky rast i sulmit hibrid ishte shumë më i sofistikuar sesa rasti i rrengaxhive rusë, se biseda telefonike ishte caktuar me ndihmën e një ambasade maqedonase në një vend të huaj. Por, titulli thotë diçka krejtësisht tjetër. Rrengaxhitë janë ankuar për Zaevin, dhe përsëri e kanë thirrur:  “Poroshenko” është prezantuar si Greta Kjo nuk është vërtetuar. Zabërçaneci në asnjë moment nuk përmendi se bëhet fjalë për rrengaxhitë rusë, të cilët më parë e kishin thirrur kryeministrin dhe ishin prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko. Titulli në këtë rast sikur dëshiron t’i lidhë rrengaxhitë e ndryshëm pa dëshmi për këtë, me qëllim që të ketë efekt politik, gjegjësisht ta diskreditojë kryeministrin dhe kabinetin e tij.

Sigurisht, në fund hetimi i Qeverisë gjithashtu mund të tregojë se prapa të dyja rasteve me prezantim të rremë qëndrojnë njerëzit e njëjtë. Mundet edhe vetë rrengaxhitë ta pranojnë dhe ta publikojnë këtë. Por, në momentin e publikimit të artikullit të recensuar, nuk ka një informacion të tillë nga asnjëra palë.

Titulli duhet të korrespondojë me tekstin që transmetohet dhe ai duhet të jetë informues, e jo manipulues si në këtë rast. Titulli është pasqyra e tekstit, pasi që shumë lexues nxjerrin përfundime prej tij, pa e lexuar tekstin fare.