Nuk janë të ndaluara autopsitë, skanimet e mushkërive dhe testet e gjakut për pacientët pozitiv me kovid

 

Një postim jashtëzakonisht viral në Facebook, i shpërndarë 242 herë, paraqet trillime dhe gënjeshtra klasike për koronavirusin, bazuar në fakte të rreme dhe të lehta për t’u verifikuar.

 

Ndër këto gënjeshtra janë edhe: që testet e gjakut të toksikologjisë janë të ndaluara sepse në atë mënyrë qytetarët do të kuptonin se gjaku i tyre është helmuar, dhe jo se ata kanë koronavirus. Pretendohet se kovidi nuk është kovid, por që manifestimet e tij janë për shkak të helmeve të ndryshme si sarin, pluhur, mustardë dhe kimikate të tjera të holluara, me të cilat pretendohet se spërkaten çdo ditë.

E pavërteta e dytë është se për të njëjtat arsye të pretenduara, është ndaluar skanimi i mushkërive. Dhe e pavërteta e tretë që zbulimi ynë i fakteve ka treguar se është trilluar, është se autopsitë e viktimave nga korona janë të ndaluara, sepse një analizë toksikologjike e gjakut dhe indeve supozohet se do të zbulonte “atë që shkaktoi vdekjen e personit”.

Së pari, nuk është e vërtetë që autopsitë janë të ndaluara për njerëzit që kanë vdekur nga kovidi. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov, tha për “Vërtetmatësin” se autopsitë e pacientëve që vdesin nga kovidi nuk janë të ndaluara, por nuk rekomandohen kur nuk ka kushte për to. Sidoqoftë, siç thotë ai, në Maqedoni autopsitë janë bërë tek pacientët që vdiqën nga kovidi, dhe kjo ishte për shkak se ka pasur indikacion për autopsinë mjeko-ligjore.

Deri në janar ka pasur 13 autopsi të njerëzve me kovid, dhe në gjashtë prej tyre, shkaku i vdekjes ishte direkt vetë virusi. Midis rasteve të tjera, ka pasur njerëz që vdiqën në aksidente trafiku ose u vetëvranë.

Pra, nuk është e vërtetë që autopsitë e pacientëve me kovid janë të ndaluara.

Është edhe më pak e vërtetë që incizimi i mushkërive është i ndaluar sepse në atë mënyrë mjekët do të përcaktonin që ndryshimet e mushkërive ishin shkaktuar nga disa mjete misterioze. Ka reklama të qarta në Internet nga ofruesit privatë të kujdesit shëndetësor që ofrojnë shërbime për pacientët pozitiv me kovid. Për shembull, shihet se “Neuromedica” ofron shërbimeve të tilla, duke përfshirë rëntgen të mushkërive dhe zemrës.

Mjekët nga klinika e pulmonologjisë që kemi kontaktuar na thanë se ekzaminimet dhe regjistrimet e mushkërive bëhen çdo ditë, dhe sipas fotografive përcaktohet kursi i trajtimit të mëtejshëm, mund të shihet pamja klinike dhe gjendja e mushkërive.

Në këtë link mund të gjeni edhe regjistrime të pacientëve me kovid, nga mushkëritë e tyre. Regjistrimet e njëjta bëhen në Maqedoni edhe në institucionet shtetërore edhe private.

Në Klinikën “Zhan Mitrev”, një softuer i avancuar i imazhit me rreze X përdoret madje për të zbuluar ndryshimet e mushkërive të shkaktuara nga Kovid-19, i cili deri më tani është kryer nga radiologët duke përdorur rrezet X.

Prandaj, është plotësisht e pasaktë që incizimi i mushkërive për pacientët me kovid është i ndaluar, përkundrazi është i domosdoshëm dhe bëhet çdo ditë.

Lidhur me keqinformimin se “kovidi nuk është kovid”, por që manifestimet e tij janë për shkak të helmeve të ndryshme si sarin, ricinë, mustardë dhe kimikate të tjera të holluara, me të cilat supozohet se spërkaten çdo ditë, së pari kemi parë simptomat e njerëzve të cilët janë të ekspozuar ndaj sarin. Sarin është përdor në dy sulme terroriste në Japoni në 1994 dhe 1995.

Sipas Qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, një person i ekspozuar ndaj sarin ka rrjedhje të hundëve, dhimbje syri, vizion të paqartë, kollë, frymëmarrje të shpejtë, diarre, të vjella, dhimbje barku, presion të ulët ose të lartë të gjakut, konfuzion, dobësi.

Megjithëse disa nga simptomat që rezultojnë nga sarini ngjasojnë me ato të kovidit, nuk ka asnjë provë mjekësore që kovidi nuk është kovid, por është një helm lufte. Testet e gjakut janë në dispozicion për çdo pacient me kovid, kështu që është e pasaktë që testet e gjakut janë të ndaluara sepse do të zbulohet se përmbajnë toksina të luftës në gjak. Përkundrazi, diagnostifikimi PCR, pra një test që është standardi i artë në zbulimin e kovidit, tregon nëse virusi ekziston apo jo në trup. Përveç kësaj, OBSH shprehet qartë se koronavirusi është izoluar më 7 janar 2020.

Prandaj, në postimin që po recensojmë në të cilin thuhet se kovidi është mashtrim, dyshim dhe fashizëm, paraqiten një grumbull gënjeshtrash që synojnë të manipulojnë përdoruesin e painformuar të Facebook-ut dhe ta çojnë atë të besojë se ajo që është provuar mjekësisht në të gjithë botën dhe për të cilën tashmë ka një numër vaksinash nga prodhues të ndryshëm (koronavirus), në fakt, nuk ekziston dhe është pasojë e helmit të luftës. Një dezinformim i tillë serioz vjen në një kohë kur fillon vaksinimi masiv i qytetarëve në vend, ashtu si në pjesën tjetër të botës dhe në një kohë kur, si pasojë e kovidit, Maqedonia po përjeton valën e tretë më të rëndë, më të ashpër të pandemisë . Çdo ditë ka nga 30 deri në 40 vdekje nga kovidi dhe ambientet e spitalit po mbushen, riorganizohen ashtu si organizohet një sistem rotacioni i personelit mjekësor. Është jashtëzakonisht e papërgjegjshme t’i vendosësh qytetarët në gjendje të merren me të pavërteta të plota, të cilat nuk bazohen në realitetin e praktikës mjekësore, as në Maqedoni, as në botë. Shërbimet shëndetësore të ofruara në shëndetin publik për pacientët me kovid përfshijnë imazhe të mushkërive, dhe teste të gjakut dhe testimin e të gjitha parametrave të tilla si DDimers, për shembull.

 

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.