Nuk ka asnjë provë për pohimin se çanta me para përfundoi në Qeveri

[Recension: Çantën me para, Boki 13 dhe “Kiçeec”-i e kanë dërguar në qeveri]

Rasti “Reket”, njëri nga skandalet më të mëdha në historinë e re të vendit, është shoqëruar me spekulime të mëdha në raportimin e mediave. Kjo, në një farë mase, është rezultat i mungesës së informatave zyrtare nga institucionet kompetente, e në të njëjtën kohë edhe për shkak të lëshimit të dozuar në qarkullim të përmbajtjeve të ndjeshme që lidhen me rastin në mediat e huaja.

Linku deri te artikulli origjinal: Çantën me para, Boki 13 dhe “Kiçeec”-i e kanë dërguar në qeveri

Data dhe koha e publikimit: 8.8.2019

Data e recensionit: 11.8.2019

Recenzues: Simona Atanasova

Mediat duhet të jetë veçanërisht të kujdesshme në raportimin e tyre dhe t’u përmbahen fakteve dhe informacioneve të verifikuara, pavarësisht situatës komplekse në të cilën është ngritur dhe zhvillohet i gjithë rasti.

Njëri nga spekulimet që u paraqit në lidhje me këtë rast është se çanta me para, të cilën Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski – “Kiçeec” e marrin nga Jordan Kamçevi, ka përfunduar në qeveri.

Mediat që e publikuan këtë lajm nuk kanë absolutisht asnjë provë për këtë pohim. E gjithë ngjarja është ndërtuar në informacionin që fillimisht e ka plasuar Milenko Nedellkovski në ueb-faqen e tij “Dudinka”. Por, as Nedellkovski nuk ofron ndonjë provë për ta mbështetur këtë pohim që aludon se dikush nga qeveria është i përfshirë në këtë rast. Media e ka marrë dhe e ka publikuar këtë informacion pa bërë asnjë kontroll bazë të vërtetësinë së tij.

Tekstet e këtilla senzacioniste zakonisht janë të njëanshme, gjegjësisht, pretendohet diçka pa i pyetur me këtë rast palët e përfshira në ngjarjen. Pas publikimit të artikullit, zëdhënësi i qeverisë e demantoi informacionin dhe e quajti “njoftim i rremë”.

E demantojmë lajmin se të dyshuarit në rastin “Reket” më 20.2 kanë qenë në qeveri ose në garazhet e qeverisë. Kërkojmë nga portalet Netpress dhe Dudinka ta tërheqin publikimin e rremë dhe ta publikojnë këtë demant.

Për një akuzë kaq të rëndë, publikut duhet t’i ofrohet konfirmim serioz i vërtetësisë së saj. Nga ana tjetër, kështu siç është plasuar lajmi – në mënyrë krejtësisht joprofesionale dhe duke u bazuar në spekulime – manipulohet publiku dhe zjarrit i shtohet vaj.

Mediat, veçanërisht në situata të këtilla të ndjeshme, duhet t’i përmbahen rreptësisht raportimit profesional gazetaresk, të bazuar në fakte dhe prova. Në këtë kuptim, gjithçka që i serviret publikut duhet të jetë e verifikuar dhe e konfirmuar, e jo të nxitet atmosfera edhe më shumë përmes sensacionalizmit dhe dezinformatave.