Nuk ka lidhje të dëshmuar midis vaksinave dhe menstruacioneve, por ka disa që nuk ndikojnë në pjellori

Në rrjetet sociale është shfaqur një pretendim i pabazuar, se vaksinat kundër Covid-19 ndikojnë tek menstruacionet, si dhe shtatzaninë e grave. Hulumtimi ynë ka treguar se nuk ka asnjë provë shkencore për pretendimin e parë, dhe se e dyta, sipas shkencës, është e pavërtetë.

 

Njoftimi në rrjetin social Facebook në gjuhën maqedonase akuzon mediat në vendin tonë se nuk raportuan për pasojat e vaksinave anti-covid në ciklin menstrual tek gratë, dhe me këtë edhe tek pjelloria e grave.

Ky njoftim, i cili nuk ka kontekst dhe fakte, përhap frikë tek publiku, pasi shkencërisht nuk ka bazë. Në njoftim thuhet:

Disa gra izraelite raportuan menstruacione të parregullta dhe gjakderdhje anormale pasi morën vaksinën Pfizer kundër COVID19.

Mijëra gra të tjera gjithashtu raportuan parregullsi në ciklin e tyre menstrual pasi morën vaksinë kundër koronavirusit, sipas hulumtimit nga Universiteti i Illinois.

Dëshmi të tilla ndahen çdo ditë në grupe në rrjetet sociale, anëtarët e të cilëve ndajnë përvojat e tyre pasi morën vaksina kundër virusit SARS-KOV-2. Megjithëse ekspertët e lartë kanë paralajmëruar një lidhje të mundshme midis vaksinave të mRNA dhe pjellorisë femërore, mediumet kryesore sërish heshtin për këto efekte anësore.

Më pas, ekziston edhe një link nga portali i internetit “The Highwire”, ku themeluesi dhe prodhuesi i shout në internet, de fakto, merret me kompani farmaceutike gjatë gjithë kohës dhe tregon se ka “buf të plotë me vaksinat, që duhet të ndalet”. Praktikisht, burimi i postimit të publikuar në Facebook është një platformë anti-vaksina në internet, e cila ndryshe nga ato të tjerat të ngjashme, merret me gazetari.

Nuk ka prova për ndikim në menstruacionet

Së pari, edhe në vetë postimin, niset me fjalinë “disa gra izraelite …”, dhe pastaj në paragrafin e dytë thuhet “mijëra gra të tjera …”. Kjo tregon që autori i postimit është relativisht jo i besueshëm në numrat që mund të jenë dëshmi se ky është një efekt anësor më i zakonshëm ose më i përhapur i vaksinave.

Ajo që mund të gjendet në mediat serioze botërore është se nuk ka prova të bazuara shkencore se vaksinat kundër Covid-19 prodhojnë efekt anësor të zakonshëm, i cili reflekton në ndryshimin e ciklit menstrual ose menstruacioneve tek gratë, megjithëse, të paktën në rrjetet sociale, efekte të tilla anësore mund të hasen. Shumica e mendimeve të shprehura nga ekspertë seriozë shkencorë tregojnë se nuk ka prova, as nga prodhuesi, as nga organet zyrtare që regjistrojnë efekte anësore. Këtë e pohojnë profesori Mark Turentin, dr Xhen Gunter, dr. Xhenifer Ashton, dr. Selin Gaunder dhe shumë të tjerë.

Mjekja e fundit e përmendur në një deklaratë për “New York Times”, tha se “nuk ka asnjë provë shkencore që vaksina ndikon në menstruacionet. Kjo është njëjtë si të thuash se pasi u vaksinova sot, do të kem cikël të plotë”, tha mjekja, deklarata e së cilës është në fund të tekstit.

Asnjëri nga ekspertët e përmendur nuk përjashton ekzistencën e shembujve të tillë, por thonë se “biologjikisht cikli menstrual varet nga shumë faktorë të tjerë“, si dhe faktin që “asnjëra nga vaksinat nuk ka lidhje me elementët që ndikojnë në statusin hormonal“.

Sidoqoftë, në shumë media mund të gjendet saktësisht shembulli i kundërt, se tek gratë e infektuara me Covid-19, si një nga pasojat është regjistruar edhe ndikimi në menstruacione, gjë që konfirmohet edhe nga një studim shkencor, dhe ekspertë të tjerë, të cilët e konfirmojnë atë, të njëjtat u raportuan nga mediat vendase.

Nuk ekziston asnjë efekt në pjellori dhe shtatzëni

Ajo që është më e frikshme sesa pretendimi i paprovuar se ekziston një lidhje midis vaksinave mRNA dhe menstruacioneve është pretendimi në postim, se ekziston efekt nga vaksinat tek pjellshmëria. Për fat të mirë, pretendime të tilla të pabazuara janë refuzuar shkencërisht dhe ju mund të lexoni rreth tyre në linqet e mësipërme, por imunologët tanë gjithashtu e theksojnë këtë.

Profesor dr. Katerina Stavriq, imunologe-pediatre klinike, këtë e theksoi në emisionin “Top Tema” të TV Telma (minuta 45 në video), duke vërejtur se studimet e fundit në Shtetet e Bashkuara kanë treguar se vaksinat nuk ndikojnë as në konceptim dhe as në periudhën për gjatë shtatëzënisë, as pas lindjes, por përkundrazi, është provuar se nënat e vaksinuara gjatë shtatëzënisë madje transmetuan antitrupa kundër koronavirusit tek të porsalindurit.

Bazuar në argumentet e mësipërme, të paktën mund të konkludohet se postimi që po recensojmë është pa fakte shtesë dhe mbështetet në një burim, si dhe i mungon konteksti.

 

 

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.