Тeksti që e recensojmë publikon dezinformata dhe përhap panik te qytetarët, duke informuar se te uji në Berovë dhe në një pjesë të Shkupit janë gjetur grimca të uraniumit. Lajmi u demantua edhe nga institucioni kompetent, i cili është dashur të kontaktohet që të verifikohen pohimet e rrejshme.
Linku deri te artikulli origjinal: LAJM I RREJSHËM: Në mostra të ujit nga Berova dhe një pjesë e Shkupit janë gjetur grimca të uraniumit?!
Data dhe koha e publikimit: 29.09.2018
Data e recensionit: 09.10.2018
Recenzuese: Silvana Zhezhova
Në pjesën e parë të tekstit, edhe pse thuhet se analiza e ujit është bërë në laborator privat në Gjermani, nuk ka asnjë dëshmi për rezultatet me të cilat do të konfirmohej prezenca e uraniumit, e as që tregohet emri i laboratorit. Për fotografitë nën mikroskop që janë ofruar, të cilat gjoja duhet ta tregojnë prezencën e uraniumit, poashtu nuk ka dëshmi se kanë të bëjnë me ujin e Berovës dhe të Shkupit dhe mund të jenë marrë prej kudo. Lexuesi i zakonshëm, poashtu, nuk mund ta dijë se uraniumi nën mikroskop mund të duket mu ashtu siç është në fotografi. Kështu që, “dëshmia kryesore” për prezencën e uraniumit në ujë, në fakt, nuk është e qartë se a është me të vërtetë dëshmi relevante.
Këto ditë aktual është lajmi me mostrat e marra të ujit nga Berova dhe nga Shkupi dhe analiza që është bërë në një laborator privat, ku në fotografitë nën mikroskop shihen mirë grimcat e uraniumit që janë prezente në mostrat e ujit dhe shihet qartë se ato kanë koncentrim të lartë.
Pastaj, edhe në vetë tekstin shprehet dyshim për vërtetësinë e informatave për ndotjen e ujit, edhe pse titulli me vetë potencimin “LAJM I RËNDËSISHËM” bën me dije se informata është e vërtetë, edhe pse në fund të titullit ka pikëpyetje. Teksti gazetaresk ka për detyrë të japë përgjigje në pyetjen e parashtruar, e jo të pyesë, të mos ketë përgjigje dhe me këtë rast të përhapë panik dhe dezinformata ndërmjet qytetarëve. Në qoftë se lajmi ka ardhur deri te media, kjo duhet të jetë pikë fillestare që të hulumtohet vërtetësia e tij dhe media të kërkojë përgjigje nga institucionet kompetente. Ndaj këtij lajmi të rrejshëm kishte reagim edhe nga ana e Ndërmarrjes publike për punë komunale “Shërbimi” nga Berova.
“Në lidhje me artikullin e paradokohshëm që u paraqit në rrjetet sociale, për gjoja prezencën e grimcave nga uraniumi në mostrat e ujit nga fshati Ratevë, Prevedena, çezmën nga Liqeni i Berovës dhe një pjesë e Shkupit dhe shqetësimin tuaj me këtë rast, NPPK “Shërbimi” Berovë, si furnizues më i madh me ujë për pije në territorin e komunës së Berovës në bashkëpunim me komunën e Berovës, edhe pse drejtpërdrejt nuk është përmendur, i lajmëron qytetarët se uji që e shpërndan nëpërmjet sistemit për furnizim me ujë është i sigurt për pirje, sipas të gjitha parametrave, në përputhje me Rregulloren për siguri të ujit për pije”, informuan ata.
Artikulli deri në fund të tij nuk ofron informata të verifikuara, por vazhdon të merret me spekulime të tipit “çka do të ndodhte sikur të ndodhte”:
Në qoftë se bëhet fjalë për informatë autentike dhe të saktë ky është skandal i madh nga ana e institucioneve kompetente dhe përgjegjësi duhet të mbajnë të gjithë të involvuarit.
Përveç asaj që ofron informata të paverifikuara, teksti përhap panik në radhët e qytetarëve edhe me informatat për rritjen e numri të të sëmurëve nga kanceri në rrethin e Berovës. Sa i përket këtyre pohimeve, përsëri nuk janë ofruar numra nga institucionet relevante, nëpërmjet të të cilave do të konfirmohej pohimi. Uji i ndotur, gjithsesi është faktor për problemet shëndetësore te njerëzit dhe paraqitjen e shumë sëmundjeve, mirëpo në tekst nuk ka dëshmi se uji është i ndotur edhe atë me uranium dhe se ai është shkaktar për numrin e shtuar të të sëmurëve nga kanceri.