Nuk pati zjarr në gjimnazin “Josip Broz-Tito”

 

[Recension: VIDEO: Zjarr në shkollën e mesme “Josip Broz Tito”]

Titulli i tekstit që e recensojmë dezinformon dhe njëkohësisht përhap panik për gjoja zjarr në gjimnazin “Josip Broz-Tito”. Nuk bëhet fjalë për asnjë zjarr, por për një ushtrim se si duhet vepruar dhe si duhet evakuar punonjësit në rast zjarri.

Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Zjarr në shkollën e mesme “Josip Broz Tito”

Data dhe koha e publikimit: 30.1.2020

Data e recensionit: 31.1.2020

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Siç mëson “KURIR”-i, zjarri ndodhi brenda shkollës, dhe më pas të gjithë nxënësit u evakuuan menjëherë dhe u nxorën jashtë në oborrin e shkollës. Në këto momente, nxënësit janë liruar nga mësimi dhe gjatë ditës nuk do të mbahet mësim.

Ushtrimi për atë se si duhet vepruar në rast zjarri në shkollën e mesme “Josip Broz-Tito” në tekst është paraqitur si një situatë e vërtetë. Në këtë mënyrë përhapet panik në mesin e qytetarëve, veçanërisht në mesin e prindërve të fëmijëve, familjeve të punonjësve të gjimnazit. Media është e detyruar ta verifikojë informacionin dhe të ketë qëndrim zyrtar nga institucioni kompetent. Sikur ta kishte bërë këtë, do ta kuptonte se bëhet fjalë për një ushtrim dhe qytetarët nuk do të dezinformoheshin, por do të informoheshin siç duhet. Teksti përmban video të kamionëve zjarrfikës, por ato janë pjesë e ushtrimit.

Demant për këtë lajm erdhi edhe nga gjimnazi “Josip Broz-Tito”, në profilin e tyre një profili në Facebook.

Sot, më 30.1.2020 në ShMQSh “Josip Broz – Tito” u mbajt ushtrim dhe simulim i zjarrit në kushte emergjente dhe ai u realizua me sukses. Nxënësit dhe profesorët morën pjesë aktive në këtë ushtrim. I falënderojmë zjarrfikësit nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit për profesionalizmin e tyre. Informacionet që u plasuan nga disa portale janë të pasakta dhe të pavërtetë, thuhet në demant.

Media e përmendur në tekst më vonë e fshiu lajmin e rremë, ashtu siç vepruan edhe mediat e tjera, që publikuan dezinformata për këtë ngjarje. Dezinformatat e këtilla nuk shërben për asgjë tjetër përveç se për të përhapur panik tek qytetarët.

Në këtë artikull janë shkelur të paktën dy nene të Kodit të gazetarëve, neni 1 dhe neni 3, të cilat saktësojnë se është detyrë e gazetarit t’i kontrollojë lajmet para se t’i publikojë, e nëse, megjithatë, bëhet ndonjë gabim, duhet të publikohet korrigjimi ose demanti.

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit që janë me interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur. (neni 1)

Gazetari do të insistojë që të sigurohet e drejta për korrigjim, demant dhe përgjigje, në rastet kur vërtetohet pasaktësia e informatës. (neni 3)