[ Postim në Facebook]
Ky postim në rrjetin social Facebook është të paktën i pahijshëm. Mbi të gjitha, ilustrimi është racist, shovinist, diskriminues dhe nxit gjuhë të urrejtjes.
Bëhet fjalë për një fotografi që është bashkim i dy ilustrimeve të frymëzuara nga pezullimi i fundit katër vjeçar i Rusisë nga të gjitha garat kryesore sportive, duke përfshirë edhe Lojërat Olimpike dhe Kampionatet Botërore.
Linku deri te artikulli origjinal: [ Postim në Facebook
Data dhe koha e publikimit: 9.12.2019
Data e recensionit: 13.12.2019
Recenzues: Simona Atanasova
Vendimi u mor nga Agjensia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) për shkak të skandalit të dopingut të sportistëve rusë. Por, sportistët që do të vërtetojnë se nuk janë pjesë e skandalit të dopingut do të mund të garojnë nën flamur neutral.
Pjesa e parë e këtij ilustrimi racist përmban dy fotografi të ngjitura ku janë paraqitur dy nga tenistet më të njohura, amerikanja Serena Uilliams dhe rusja Maria Sharapova, të cilat kanë konstruksione krejt të ndryshme të trupit. Fokusi i kësaj fotografie, veçanërisht pasi janë shtuar flajmujt e vendeve prej ku vijnë tenistet, është se megjithëse Rusia akuzohet për skandal të dopingut, Uilliamsi është ajo që ka më shumë muskuj, kurse Sharapova nuk ka. Por, as Uilliamsi, e as Sharapova nuk janë të përfshira në skandalin e dopingut në asnjë mënyrë për ta bërë një krahasim të tillë, e as që do të thotë se sportistët që përdorin doping janë më tepër muskulorë.
Fotografia e dytë është një ilustrim ku janë paraqitur sportistët rusë që e fitojnë vendin e parë, sportistët amerikanë të dytët dhe sportistët kinezë në vendin e tretë. Kontestuese në këtë fotografi është se sportistët amerikanë janë portretizuar si afrikano-amerikanë, megjithëse jo të gjithë sportistët amerikanë janë afrikano-amerikanë. Ata, gjithashtu, janë portretizuar si “qaramanë”, duke aluduar se ata kanë lidhje me pezullimin e Rusisë dhe se rasti është i kurdisur.
Megjithëse, SHBA-të nuk kanë asnjë lidhje me diskualifikimin e Rusisë, megjithatë postimet e këtilla në rrjetet sociale janë në përputhje me narrativin rus dhe deklaratat zyrtare të Kremlinit se Rusia është akuzuar në mënyrë të pabazë për doping, se i është bërë padrejtësi dhe se në të njëjtën kohë kërcënohet nga Perëndimi.
Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka deklaruar se vendimi i Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA) për ta pezulluar Rusinë nga ngjarjet e mëdha sportive paraqet një “histeri anti-ruse”.
Presidenti rusVlladimir Putin njoftoi se Moska ka bazë për të apeluar vendimin e WADA-s dhe shtoi se kjo ishte një lojë politike dhe nuk është në interes të sportit.
Çdo dënim duhet të jetë individual dhe të lidhet me personin që e ka bërë shkeljen, e jo kolektiv. Vendimi për ndëshkimin kolektiv nuk është marrë për ta “pastruar” sportin ndërkombëtar, por është një vendim politik që nuk ka asnjë lidhje me interesat e sportit dhe të lëvizjes olimpike, tha Putin.
Ilustrimi është publikuar nga një person nga Serbia, por për më pak se një javë është shpërndarë pothuajse 2,000 herë në shumë vende, ndërsa një pjesë e madhe e shpërndarjeve janë nga shfrytëzues nga Maqedonia. Në shumë nga këto 2,000 shpërndarje mund të vërehen komente me gjuhë të urrejtjes dhe fyerje kryesisht drejtuar SHBA-ve dhe qytetarëve të saj, si dhe komente që e mbështesin dhe e lavdërojnë Rusinë.
Kërkimi në internet i fotografisë së parë me Uilliamsin dhe Sharapovën çon në një postim në faqen “9gag” të datës 28 korrik 2016. Ilustrimi i dytë mund të gjendet si postim në disa ueb-faqe ruse që në vitin 2017.
Sipas kërkimeve në Google të këtij ilustrimi të bashkuar, vërehet se ai është postuar disa herë gjatë javës së kaluar, në forume të ndryshme, si komente në postimet që janë bërë në rrjetet sociale dhe si postim në një ueb-faqe ruse.
Është veçanërisht interesante se si ky publikim është përhapur masovikisht për një kohë të shkurtër nga një profili në Facebook, i cili më parë nuk ka tërhequr vëmendje dhe popullaritet si në këtë rast. Kjo aludon në faktin se profili është i rremë dhe se përdoret vetëm për të arritur qëllim të caktuar propagandues dhe për ta realizuar agjendën politike të dikujt.