Projekti “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike” realizoi një seri uebinaresh për ngritjen e kapaciteteve të organizatave qytetare

Gjatë muajit shkurt, projekti “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – Krithink” realizoi një seri prej tre uebinaresh. Edhe pse temat e uebinareve u përzgjodhën sipas prioriteteve të shprehura nga nën-grantistët e Programit për grante të vogla të projektit, ato ishin të hapura për publikun si një mundësi që prej tyre të përfitojnë edhe organizatat e tjera qytetare dhe mediat.

Uebinaret janë pjesë integrale e metodologjisë për ndërtimin e kapaciteteve të “Krithink”-ut, e cila poashtu përfshin edhe mbështetje financiare përmes granteve të vogla, trajnimeve dhe mentorimit përmes seminareve dhe konsultimeve nëpërmjet internetit. Seria e uebinareve që u mbajtën në muajin shkurt, u ndërlidh me seminarin për trajnimin e nën-gratinstëve që u mbajt në nëntor dhe i përfshiu këto tema:

Projektin “KriThink” e realizojnë Fondacioni “Metamorfozis” dhe “Eurothink” me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, ndërsa cikli i parë aktual i programit për grante të vogla filloi në shtator të vitit 2018 dhe do të përfundojë në fund të marsit të vitit 2019. Ai i ndërton kapacitetet e partneriteteve të përbëra nga organizatat e shoqërisë qytetare civile dhe mediat që punojnë në gjashtë rajonet planifikuese, duke iu përgjigjur nevojave për arsimim joformal për njohuritë elementare mediatike dhe ngritjen e vetëdijes për luftën kundër manipulimit të mediave në komunitetet e tyre.

Ekipi i projektit “KriThink” do të vazhdojë ta përdorë këtë format interaktiv për të punuar në çështjet aktuale me qëllim që të ndërtojë një kulturë të të menduarit kritik në kontekst të promovimit të njohurive elementare mediatike. Seria e re do të shpallet në fillim të marsit.

Pavarësisht nga fakti se pjesëmarrës kryesorë të uebinareve janë aktivistët qytetare dhe punonjësit e mediave, që janë anëtarë të partneriteteve të mbështetura nga programi i granteve të vogla, ato do të vazhdojnë të funksionojnë si ngjarje publike – me ftesë të hapur për përfshirjen e gjithë publikut. Përveç këmbimit të njohurive dhe shkathtësive me pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë, nga çdo uebinar do të ketë video-material, i cili do të publikohet në internet për të mundësuar edukim të publikut të gjerë.