Pse gazetarët e injorojnë diskriminimin sistemor?

Оbligimi i gazetarëve dhe i medieve që t’i mbrojnë individët dhe grupet nga padrejtësia dhe diskriminimi, të kryera nga kushdo qoftë, imponoi realizimin e një hulumtimi dhe referimin në aktgjykimet e deritanishme të gjykatës në Strasburg që kanë të bëjnë me rregullimin e martesës, bashkësive jomartesore, partneriteteve të regjistruara, bashkësive qytetare etj.

Shkruan: Zharko Trajanoskimagjistër për të drejtat e njeriut

“Gejët, lezbiket, biseksualët dhe njerëzit transgjinorë kanë të drejtë për raportim të drejtë, preciz dhe inkluziv për tregimet e tyre jetësore dhe preokupimet e tyre. Sikurse edhe me pjesëtarët e tjerë të shoqëris, mediet do të duhej t’i trajtojnë njerëzit LGBT me qëndrim korrekt, me integritet dhe respekt.”

(Udhëzues për raportim për LGBT-në, Sindikata nacionale e gazetarëve)

аnalizën e kaluar e përmendën mosrespektimin mediatik të dallimit ndërmjet martesave, partneriteteve, bashkësive. Mеdiet përnjëherë u bënë të vetëdijshme për një pjesë të këtyre dallimeve gjatë raportimi për propozim-amandamentet e propozuara, kur ato u dorëzuan nga qeveria në Kuvend (Edhe bashkësia jashtëmartesore do të definohet si bashkësi ndërmjet burrit dhe gruas). Paraprakisht, publiku u njoftua se njëri nga amandamentet kishte të bëjë vetëm me definimin e martesës: “Në fakt, ndryshimet kushtetuese në këtë pjesë ishin paralajmëruar si definim i martesës si bashkësi ndërmjet burrit dhe gruas.“ (Edhe bashkësia jashtëmartesore do të definohet so bashkësi ndërmjet burrit dhe gruas).

Rastet e lëshuara për raportim kritik

Çka lëshuan gazetarët/et pasi u bë e qartë se qeveria nuk e ka ndërmend që me Kushtetuetë ta definojë vetëm martesën?

E para, e lëshuan mundësinë që në mënyrë precize ta njoftojnë publikun për ndryshimet e paralajmëruara. Madje edhe ato mediet të cilat në titujt e tyre e potencuan ndyshimin, nuk e cituan paragrafin e dytë kontravers të Аmandamentit XXXIII: “Bashkësia e regjistruar jashtëmartesore, ose cili do lloj tjetër i regjistruar i partneritetit jetësor, është bashkësi jetësore vetëm ndërmjet një burri dhe një gruaje.”

E dyta, gazetarët/et nuk treguan kapacitet për ndjekje kritike të proceseve politike. Nuk kërkuan përgjigje në pyetjet: A janë shkelur procedurat kushtetuese me atë që qeveria me dëshirën e saj e ka zgjeruar amandamentin, edhe përkundër asaj se gjatë votimit (me shumicë prje dy të tretash) aspak nuk bëhej fjalë për definim kushtetues të “bashkësisë së regjistruar jashtëmartesore, ose cilit do lloj tjetër të regjistruar të partneritetit jetësor”? A ndjehen tani publiku dhe deputetët të manipuluar, të cilët fillimisht votuan për definim kushtetues vetëm të martesës? A ka mundësi edhe në të ardhmen të manipulohet votimi me shumicë prej dy të tretave gjatë ndryshimeve të Kushtetutës në atë mënyrë që propozuesi me dëshirën e tij do ta zgjerojë diapazonin e propozim-amandamenteve (për miratimin e të cilave nuk nevojitet shumicë prej dy të tretash)?

E treta, gazetarët/et nuk kërkuan dhe nuk siguruan përgjigje nga qeveria se pse propozon ndryshime konkrete kushtetuese për të cilat nuk është votuar se janë të nevojshme, por vetëm në mënyrë jokritike e transmetuan deklaratën e ministrit për punë dhe politikë sociale se “pas miratimit të ndryshimeve të Kushtetutës do të pasojnë edhe ndryshime përkatëse të ligjit për familje…”. Në vend të sqarimit nga ana e propozuesit, “Dnevnik”-u me mbititullin “Me martesën gjithmonë shkon edhe bashkësia jashtëmartesore” qëndroi prapa deklaratës nebuloze të kryetarit të Kuvendit:

“Është e qartë se kemi një plotësim të këtillë, për shkak se gjithmonë kur rregullohet martesa, rregullohet edhe bashkësia jashtëmartesore, për shkak se tendenca është që të shkohet në barazimin e këtyre dy kategorive”.

Gjatë transmetimit jokritik të deklaratës, aspak nuk ngritet çështja se amandamenti i ri a ka të bëjë vetëm me “bashkësinë e regjistruar jashtëmartesore” dhe “cilin do lloj tjetër të regjistruar të partneritetit jetësor” apo me çdo bashkësi jashtëmartesore, pavarësisht se a është e regjistruar ose jo.

E katërta, gjatë raportimit gazetarët/et nuk e ofruan “palën e dytë”, gjegjësisht nuk u dhanë mundësi të gjitha palëve të interesuara ta thonë qëndrimin e tyre, siç janë njerëzit që jetojnë në bashkësi jashtëmartesore, fëmijët e tyre, partneritetet me gjini të njëjtë etj.

E pesta, gazetarët/e as vetë nuk hulumtuan, e as nuk siguruan mendime të ekspertëve për atë se a është përmbajtja e amandamentit kontravers në përputhje me standardet aktuale për të drejtat e njeriut, ashtu siç i praktikon Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Injoranca mediatike

“Informohu për atë që raporton! Hulumto, lexo, informohu për temën e raportimit tënd.”

(Doracaku për etikë në gazetari)

Оbligimi i gazetarëve dhe i medieve që t’i mbrojnë individët dhe grupet nga padrejtësia dhe diskriminimi, të kryera nga kushdo qoftë, imponoi realizimin e një hulumtimi dhe referimin në aktgjykimet e deritanishme të gjykatës në Strasburg që kanë të bëjnë me rregullimin e martesës, bashkësive jomartesore, partneriteteve të regjistruara, bashkësive qytetare etj.

Për shembull, në një aktgjykim të datës 16 korrik 2014 (për të cilin mediet tona nuk raportuan), Këshilli i lartë gjyqësor i Gjykatës në Strasburg e përsëriti qëndrimin se Konventa evropiane nuk u imponon obliim palëve kontraktuese që çifteve të gjinisë së njëjtë t’u sigurojnë qasje në martesë. Mirëpo, gjykata poashtu e potencoi edhe nenin 8 të Konventës, i cili “poashtu e mbron jetën familjare të partnerëve me gjini të njëjtë dhe fëmijët e tyre”:

“Prandaj, nuk është me rëndësi, nga këndvështrimi i mbrojtjes që i sigurohet jetës familjare, se lidhja e aplikuesit me familjen e tij/saj a bazohet në martesë apo në partneritet të regjistruar”.

Në një aktgjykim të datës 2 mars 2010, gjykata thekson se, që të sigurojë respektim të jetës familjare, shteti, detyrimisht duhet ta marrë parasysh edhe “faktin se nuk ka vetëm një mënyrë apo një zgjedhje në sferën e zhvillimit dhe të jetuarit të jetës personale familjare ose private”. Gjykata e përsëriti qëndrimin e vitit 2003 se do të ishte diskriminuese të përjashtohen ose t’u merren të drejtat -njerëzve për shkak se jetojnë në lidhje homoseksuale.

Në kontekstin tonë, me rëndësi të veçantë është të merret parasysh edhe aktgjykimi i Këshillit të lartë gjyqësor, i datës 7 nëntor të vitit 2013, kundër Greqisë dhe ligjit të saj diskriminues për “unionet qytetare (“marrëveshje ndërmjet dy të rriturve të gjinive të ndryshme që e mbulon jetën e tyre si çift”). Në aktgjykim, këshilli gjyqësor thekson se përjashtimi i çifteve të gjinisës së njëjtë nga diapazoni i ligjit paraqet trajtim jo të barabartë në bazë të orientimit seksual dhe se qeveria greke nuk ka ofruar argumente bindëse me të cilat do ta arsyetonte përjashtimin. Me këtë rast, është shumë me rëndësi fakti që gjykata theksoi në mënyrë eksplicite se “çiftet e gjinisë së njëjtë që e jetojnë jetën e tyre bashkë i kanë nevojat e njëjta në kuptim të mbështetjes dhe ndihmës së ndërsjellë, siç i kanë edhe çiftet e gjinive të ndryshme”. Poashtu, gjykata e theksoi edhe atë se Greqia është përjashtim nga trendi evropian i futjes së “sistemit të ri të partneritetit të regjistruar si alternativë e martesës për çiftet që nuk janë të martuara, i cili me diapazonin e tij i përfshin edhe çiftet e gjinisë së njëjtë”.

(Pa)përgjegjësia e gazetarëve/eve si transmetues të diskriminimit sistemor

“Gazetari është përgjegjës edhe për fjalën e bashkëbiseduesve, sepse përmes tij ato qëndrime dalin ne opinion, prandaj është i obliguar t’i parafrazojë ose të distancohet nga fjalori ofendues, promovimi i stereotipeve ose diskriminimit.”

(Doracaku për etikë në gazetari)

Gazetarët janë të obliguar të distancohen nga promovimi i stereotipeve dhe i diskriminimit, madje edhe atëherë kur promovimi i tillë i stereotipeve dhe i diskriminimit vjen nga qeveria ose deputetët.

Për fat të keq, të rralla ishin mediet që raportuan për kundërvënien e disa deputeteve ndaj amandamentit diskriminues kushtetues ose të cilat u përpoqën të sigurojnë argumente që i referohen Konventës evropiane për të drejtat e njeriut (Kushtetuta nuk do ta kontrollojë vetëm dhomën e gjumit, por gjithë jetën familjare).

Sikurse edhe gjatë injorimit mediatik të dhunës së pandëshkuar ndaj njerëzve LGBT, pjesa më e madhe e gazetarëve/eve edhe një herë e lëshuan mundësinë që të vendosen në mbrojtje të të drejtave të viktimave të diskriminimit sistemor.

(fund)


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Ky artikull edukativ fillimisht është publikuar nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media, ndërsa КriThink e ripublikon për ta informuar publikun për tema që kanë të bëjnë me njohuritë elementare mediatike dhe mendimin kritik.