Publikim tendencioz për ta diskredituar Shilegovin

[Recension: RAKIA NUK E SHËRON KORONËN – PETRE MOS TË TË GËNJEJNË: Pse kryetari i Shkupit nuk është në karantinë?]

 

Bëhet fjalë për një përmbajtje tendencioze të krijuar në bazë të një statusi në rrjetet sociale të redaktorit të portalit që e ka publikuar artikullin. Në fotografinë që është bërë dhe që është paraqitur në kuadër të tekstit, shihet një person që është fotografuar pas shpine dhe me fytyrë gjysmë të dukshme, e për të cilin teksti pretendon se është kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Një pjesë e fotografisë është rrumbullakosur dhe në shikim të parë nuk është e qartë se çfarë dëshirohet të tregohet apo të arrihet me këtë.

Nga ana tjetër, në status thuhet se Shilegovi u kthye nga Madridi tre ditë më parë, dhe se qeveria nxori një dekret, sipas të cilit, të gjithë udhëtarët që kanë qenë në Spanjë duhet të testohen për koronavirusin dhe të vendosen në karantinë për 14 ditë.

Kështu, përveç fotografisë problematike për të cilën nuk mund të konstatohet se kur dhe ku është bërë, si dhe të thuhet me siguri se kush është personi në të, ky publikim plason edhe informacion të pavërtetë. Në fakt, Qeveria nuk ka miratuar dekret me të cilin kërkon që të gjithë udhëtarët që kanë qenë në Spanjë të testohen për koronavirus dhe të vendosen në karantinë për 14 ditë.

Linku deri te artikulli origjinal:RAKIA NUK E SHËRON KORONËN – PETRE MOS TË TË GËNJEJNË: Pse kryetari i Shkupit nuk është në karantinë?

Data e publikimit: 6 mars 2020

Data e recensionit: 7 mars 2020

Recenzues: Mirosllava Burns

Në fakt, Spanja si destinacion nuk është aspak pjesë e zonave të krizës të shënuara në masën e Qeverisë. Zonat, të cilat sipas rekomandimit të qeverisë, konsiderohen si zona krize dhe vizitorët e të cilave nuk duhet të shkojnë në punë, shkollë dhe duhet të paraqiten në telefonat e qendrave të shëndetit publik janë:  Lombardia, Veneto, Emilia Romanja, Piemont në Itali, si dhe Republika Popullore e Kinës, Hong Kongu, Irani, Japonia, Maku, Filipinet, Republika e Koresë, Singapori, Tajvani.

Është e vërtetë se në Klinikën për sëmundje infektive dy mjekë që erdhën nga Madridi u testuan për koronavirusin. Mirëpo, arsyeja për të cilën u testuan, dhe pas rezultateve negative e vendosën në karantinë dy javore, ishte se ata kishin marrë pjesë në një trajnim profesional në Madrid, në të cilin njëri nga ligjëruesit kishte koronavirus. Për të gjithë qytetarët e tjerë, udhëtimi në Spanjë nuk është arsye për të mos shkuar në punë ose për karantinë. Por, përveç pasaktësisë së pretendimit të bërë, vihet re gjithashtu se teksti insinuon se kryetari i Shkupit, gjoja me raki shërohet nga korona?!

Por, Petreja në vend që të mbyllet me çelës, llomotit për monumentet.

Shoku, mit është informacioni se rakia e mbyt virusin e koronës. Shko kontrollohu dhe mbyllu në shtëpi, SHKRUAN kryeredaktori i Infomaks-it, Aleksandar Mitovski.

Fitohet përshtypja se ky publikim tendencioz është bërë me qëllimin e vetëm për ta nënçmuar, diskredituar kryetarin e Shkupit, Shilegov, dhe për ta dëmtuar reputacionin e tij personal. Kjo mënyrë e të shkruarit dhe e plasimit të informacionit është në kundërshtim me parimet e shënuara në Kodin e gazetarëve dhe në Doracakun për etikë në gazetari.