Qytetari i informuar – shoqëri demokratike

Меdiet mund të ndihmojnë dhe të bëhen shërbim i qytetarëve në sigurimin dhe plasimin e informatave të cilat do të shkaktonin interesim te një grup më i madh i synuar, mirëpo edhe nëpërmjet interesimit të vazhdueshëm për transparencë dhe llogaridhënie, institucioneve t’u tregojnë se edhe kjo është fushëveprimin e punës së tyre dhe se Ligji për qasje deri te informatat me karakter publik nuk është vetëm formalitet, por ka edhe rëndësi esenciale.

Shkruan: Svetllana Veljanovska, doc. dr. e të drejtës ndërkombëtare

Informimi i publikut është njëri nga obligimet kryesore të medieve dhe zakonisht ato relativisht lehtë  (në konferenca për shtyp, brifinje ose nga burimet e veta) mund të vijnë deri te informatat që ia plasojnë publikut. Ndoshta për këto arsye edhe nuk janë të vetëdijshme se subjektet juridike që nuk merren veprimtari informative, mirëpo personat fizikë, jo gjithmonë mund të marrin ndonjë informatë nga organet e pushtetit shtetëror apo institucionet, madje edhe nëse bëhet fjalë për informata me karakter publik.

Në Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, në nenin 4 thuhet se “qasje të lirë deri te informatat kanë të gjithë personat juridikë dhe fizikë- të vendit dhe të huaj”, ndërsa në nenet 6 dhe 7 janë rregulluar shkaqet për shkak të të cilave mund të ketë përjashtim (të plotë ose të pjesërishëm) për qasje deri te informatat.

Shfletimi i medieve të shtypura dhe elektronike çon në përfundimin se kjo temë në medie kryesisht trajtohet në formë të fushatave, me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare për qasje të lirë deri te informatat ose kur në projektet lokale ose nacionale debatohet ose edukohet për këtë temë:

Të dhënat krahasuese që prezantohen në rastet e këtilla në mede çojnë në përfundimin se të drejën për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik e shfrytëzojnë një numër gjithnjë e më i madh qytetarëve, mirëpo edhe se një numër i madh i tyre nuk fitojnë përgjigje:

“Në vitin 2006 ka pasur vetëm 513 kërkesa, në vitin 2014, 4.451 kërkesa, dhe në vitin 2015 kemi mbi pesë mijë kërkes deri te institucionet.

Mirëpo, njëkohësisht rritet edhe numri i procedurave ankuese, gjegjësisht Komisioni këtë vit ka shqyrtuar rreth 860 ankesa, nga të cilat për 797 ka sjellë vendime përkatëse gjegjësisht përfundime, ndërsa 64 janë duke u zgjidhur.”-MTV 1

Ku paraqitet problemi në gjithë këtë gjendje rreth qasjes deri te informatat me karakter publik, gjegjësisht pse ka nevojë që mediet seriozisht ta trajtojnë këtë temë, e jo vetëm një apo dy herë në vit, me rastin e shënimit të përvjetorëve?

QËLLIMI I PËRBASHKËT – QYTETARI I INFORMUAR MIRË

Njëra nga arsyet është ajo se mediet për çdo ditë i shfrytëzojnë informatat dhe së paku ato duhet ta kenë të qartë se qasja deri te informatat është momenti kyç i demokracisë. Qytetarët që i marrin informatat e kërkuara shumë më lehtë i pranojnë vendimet që i marrin institucionet ose, nëse nuk pajtohen me to, reagojnë me kohë për korrigjimin e tyre.

Marrë në përgjithësi, sektori joqeveritar është ai që inicon aktivitet për rritjen e transparencës dhe vënien në dispozicion të informatave për qytetarët e interesuar. Masat që munden dhe që shfrytëzohen janë: publikimi i informatave sa më relevante për institucionin, mbikëqyrja e përforcuar, trajnimi i të punësuarve për ngritjen e vetëdijes për nevojë dhe për rëndësinë e informimit të rregullt të publikut për punën e shërbimit, punësimi i një ueb-administratori dhe mundësimi i kërkimit të shpejtë dhe të lehtë të informatave me karakter publik në ueb-faqet e institucioneve etj.

Të gjitha këto elemente mund të shfrytëzohen nga mediet për t’u ndihmuar qytetarëve për ta arritur qëllimin e përbashkët: qytetar i informuar mirë dhe aktiv në bashkësi.

Мirëpo, rrallë herë mund të lexojmë (dëgjojmë, shohim) në ndonjë medie se inicojnë kontribute ku do të përfshiheshin këto përmbajtje. Periodikisht prezantohen informata për ueb-faqet e komunave edhe atë nga aspekti se nuk janë shkruar në gjuhën zyrtare maqedonase (nëse bëhet fjalë për komunë ku bashkësia shqiptare është shumicë) ose rasti i kundërt, mirëpo më shpesh kontributet e këtilla gazetareske janë të njëhershme dhe aspak nuk ndiqet se a është korrigjuar lëshimi apo gjendja ka mbetur e pandryshuar.

RRETH 1.300 INSTITUCIONE E KANË PËR DETYRË TË JAPIN INFORMATA

Para do kohësh ТV “Telma“emitoi një kronikë e cila flet për heshtjen e institucioneve. Në kronikë mund të shihet se institucionet në nivel nacional janë më pak transparente dhe i referohen fshehtësisë së pjesërishme të të dhënave të kërkuara. Në këtë drejtim udhëheqin ministritë për Financa dhe për Shëndetësi. Ky ligj është miratuar para nëntë vitesh dhe sipas tij rreth 1.300 subjekte në vend kanë për obligim t’u japin informata me karakter publik qytetarëve të interesuar.

Instituti nacional demokratik para disa vitesh filloi me realizimin e projektit me të cilin u mundësohet qytetarëve komunikim më i lehtë me përfaqësuesit e tyre (deputetët), duke hapur zyra për komunikim me qytetarët në çdo qytet ku ka deputetë. Ka një kohë të gjatë që nuk kemi dëgjuar asgjë për këto zyra: a punojnë ende, cilat janë rezultatet e ekzistimit të tyre, a është rritur transparenca e deputetëve etj. Edhe kjo është një fushë që duhet të jetë në sferën e interesit të medieve në nivel nacional dhe lokal.

Institucionet sipas definicionit janë në shërbim të qytetarëve, mirëpo jo gjithmonë ato duan që të dihen të gjitha rrethanat në punën e tyre. Sidomos, kur paraqiten probleme.

Sipas një hulumtimi të një OJQ-je nga Kumanova, Velesi është komuna më transparente, ndërsa Manastiri dhe Ilindeni bëjnë pjesë në grupin e komunave me transparencë të lartë sipas numrit të informatave me karakter publik që janë publikuar në ueb-faqet e tyre. Brengos fakti se madje 18 komuna nuk posedojnë asnjë informatë me karakter publik, ndërsa pesë komuna aspak nuk kanë ueb-faqe.

Ky hulumtim është bërë në muajin maj të vitit të kaluar dhe rezultatet janë transmetuar në mënyrë korrekte nga një numër i madh i mediev, mirëpo që atëherë e deri më sot nuk ka asnjë interesim nga ana e gazetarëve/eve ta ndjekin situatën se çka është duke ndodhur në ndërkohë: për shembull, komunat që atëherë nuk kanë pasur ueb-faqe, a kanë krijuar tani ueb-faqe të veta, ose ato 18 komuna pa informata me karakter publik a kanë ndryshuar diçka në punën e tyre.

QASJA DERI TE INFORMATAT NUK ËSHTË VETËM FORMALITET

Deklarata e kryetarit të Odës së përmbaruesve se “Qasja e lirë deri te informatat akoma është “bauk” në Maqedoni dhe jo të gjithë qytetarët dhe institucionet e njohin ligjin”, mund të arsyetohet për qytetarët, mirëpo assesi edhe për përmbaruesit, të cilët si shërbim janë në kontakt të përditshëm me qytetarët dhe duhet ta dijnë se kanë obligim që të japin informata që nuk janë pjesë e të ashtuquajturës “fshehtësi përmabëruese”.

Për fat të keq, gjendja është e këtillë edhe në një numër të madh të institucioneve, të cilat nën velin e “fshehtësisë zyrtare” e kufizojnë qasjen deri te informatat me karakter publik. Prandaj, mediet mund të ndihmojnë dhe të bëhen shërbim për qytetarët në sigurimin dhe plasimin e informatave që do të ishin me interes për një grup më të madh të synuar nga publiku i tyre, mirëpo edhe nëpërmjet interesimit të vazhdueshëm për transparencë dhe llogaridhënie, t’u tregojnë se edhe kjo është fushëveprimin e punës së tyre dhe se Ligji për qasje deri te informatat me karakter publik nuk është vetëm formalitet, por ka edhe rëndësi esenciale.

Në aspekt të marrëdhënieve me publikun, mediet kanë rëndësi të dyfishtë: nga njëra anë ato janë publiku i synuar, ndërsa nga ana tjetër – vegël për komunikim për transmetimin e informatave deri te publiku. A do të përdoren në mënyrë adekuate, varet, para së gjithash, nga vetë ato.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Ky artikull edukativ fillimisht është publikuar nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media, ndërsa КriThink e ripublikon për ta informuar publikun për tema që kanë të bëjnë me njohuritë elementare mediatike dhe mendimin kritik