Shkruan: Zharko Trajanoski, magjistër për të drejtat e njeriut
“Një nga faktorët që ndonjë person të lëndueshëm
mund ta çojnë të bëjë vetëvrasje është edhe
publiciteti që aktit të tillë ia japin mediat” (Doracak për etikën në gazetari)
Gazetarët duhet të jenë të vetëdidjshëm se raportimi për rastet e vetëvrasjeve është detyrë komplekse që mund të hapë shumë dilema etike dhe sfida. Medita shpesh kritikohen se me dhënien publicitet të madh, ose me qasjen senzacionaliste, kontribuojnë për rritjen e numrit të vetëvrasjeve. Gazetarëve madje u bëhen edhe kritika: se gjatë raportimit për vetëvrasjet nuk tregojnë ndjesi dhe se e eksploatojnë tragjedinë njerëzore, se e shqetësojnë publikun, se nxisin stigmë, se jorallë e shkelin privatësinë dhe shkaktojnë dëm plotësues, etj.
Megjithatë, rreziqet për ndikim negativ nuk duhet edhe në masë të madhe t’i deinkurajojnë gazetarët që të mos raportojnë për të gjitha rastet e vetëvrasjeve. Mediat mund të shkaktojnë edhe rritje, por edhe zvogëlim i numrit të vetëvrasjeve. Me njohjen e standardeve, me qëndrim profesional dhe të përgjegjshë, gazetarët mund të kontribuojnë pozitivisht duke i inkurajuar viktimat potenciale që të kërkojnë ndihmë adekuate.
A duhet të raportohet për çdo rast të vetëvrasjes?
Mediat nuk duhet t’i mbulojnë të gjitha rastet e vetëvrasjeve, por vetëm disa. Sipas Doracakut për etikën në gazetari “në botë është pranuar praktika që për vetëvrasjet në përgjithësi, e veçanërisht për njerëzit anonimë aspak edhe të mos shkruhet.”
Para se të fillojnë të raportojnë për vetëvrasjet, gazetarët më së miri është që t’i parashtrojnë këto pyetje:
- A është viktim person publik?
- A ka ndodhur vetëvrasja në vend publik?
- A është raportuar më parë për vetëvrasjen?
- A mund raportimi për aktin e vetëvrasjes të ngrejë ndonjë çështje sociale me interes publik?
- A do të kontribuojë raportimi për vetëvrasjen në minimizimin e dëmeve?
- A mund me raportimin për vetëvrasjen të zvogëlohet sjellja që çon në vetëvrasje?
Nëse përgjigjet në shumicën e pyetjeve janë negative, atëherë gazetarët duhet seriozisht të mendojnë se a duhet të mbulojnë rastin e vetëvrasjes, pavarësisht nga etja e publikut për informata.
Sipas disa ekspertëve, kur bëhet fjalë për vetëvrasje të ndonjë personi publik, ose kur kjo bëhet në ndonjë vend publikl, me gjasë atëherë duhet të raportohet, por me keqardhje për familjen dhe miqtë e viktimës. Kur vetëvrasja ndodh në privatësinë e shtëpisë, nevoja për t’u njoftuar publiku është më e vogëk, ndërsa përgjegjësia e punëtorëve mediatikë që raportojnë për këto raste është shumë më e madhe, për shkak të rrezikut më të madh p;r shkelje të dinjitetit të viktimës dhe shkelje të privatsësisë së familjes dhe miqve (Shihni Louis Alvin Day, Ethics in Media Communications: Cases and Controversies).
A mund mbulimi mediatik ta rrisë/zvogëlojë numrin e vetëvrasjeve?
Gazetarët duhet të jenë të informuar se ka studime të shumta shkencore që tregojnë se disa lloje të mbulimit mediatik mund ta rrisin mundësinë për vetëvrasje te individët e rrezikuar. Mu për këtë, ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, dhe posaçërisht të vetëdijshëm për paralajmërimet se cilat lloje të njoftimeve i rrisin rreziqet për vetëvrasje plotësuese. Në fakt, sipas ”Rekomandimeve për raportim për vetëvrasjet”:
“Rreziku nga vetëvrasje plotësuese rritet kur storja në mënyrë eksplicite e përshkruan metodën e vetëvrasjes, kur përdor tituj ose fotografi dramatike ose piktoreske, ndrërsa mbulimi i vazhdueshëm/i detajuar e senzacionalizon ose e madhëron atë vdekje.”
Për shembull, pas përshkrimit të detajuar të vetëvrasjes së portierit të reprezentacionit futbollistik të Gjermanisë, ekspertët tregojnë se ka pasur “vetëvrasje dukshëm më të shpeshta të meshkujve të rinj të asaj grupmoshe, të cilët kanë bërë vetëvrasje në mënyrë të njëjtë”.
Mirëpo, me mbulim të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, gazetarët mund të kontribuojnë për ndryshim të miteve dhe paragjykimeve që ekzitojnë te publiku, për ballafaqim me stigmën, për deinkurajim të imitatorëve potencialë, dhe për inkurajim të individëve të rrezikuar që të kërkojnë ndihmë. Për efektet pozitive nga raportimi mediatik dëshmojnë edhe eskpertët. Epidemiologia Medlin Guld tregon se përqindja e vetëvrasjeve në metron e Vjenës ka rënë për 75% pasi në vitin 1987 mediat kanë marrë rekomandime ose ta ndërpresin raportimin për vetëvrasjet në metro, ose të raportojnë për to në mënyrë shumë më të përgjegjshme.
A duhet të raportohet për shkaqet e vetëvrasjes?
Njëra nga çështjet kontraverze, që shkaktojnë debate etike, është ajo se a duhet (dhe si) të raportohet për shkaqet e vetëvrasjes. Sipas Doracakut për etikën në gazetari:
“Përmendja e shkaqeve sociale, siç janë papunësia, problemet me shkollën ose përfundimi i një lidhjeje romantike, mund të kuptohen si porosi deri te të gjithë ata që kanë probleme të ngjashme se vetëvrasja është një nga zgjidhjet e mundshme”.
Ekspertë të tjerë të etikës gazetareske konsiderojnë se shkaku i vdekjes nuk duhet të publikohet (përveç te personat publikë), dhe se duhet të respektohet dëshira e familjes se cilat informata do të publikohen.
Por, ka edhe ekspertë që konsiderojnë se gazetarët duhet të hulumtojnë se cilët faktorë kanë çuar në vetëvrasje – faktorët ekonomikë, socialë ose të tjerë (si për shembull, maltretimi i studentit homoseksual). Sidoqoftë, raportimet e para duhet t’u përmbahen fakteve të njohura, ndërsa
“Gazetarët duhet t’i shmangen spekulimit për shkaqet e vetëvrasjes dhe t’i shmangen fantazimit se çka ka mundur të ketë në trurin e personit në atë moment.”
Gazetarët duhe të jenë të vetëdijshëm edhe për konstatimet autoriteteve kyçe për parandalimin e vetëvrasjeve, se deri te vetëvrasja nuk çon vetëm një ngjarje shtytëse, por një sërë ngjarjesh dhe rrethanash komplekse.
Prandaj, gazetarët duhet të jenë posaçërisht të kujdesshëm kur publikojnë informata nga burimet policore që përmendin ndonjë shkak të vetëvrasjes. Gazetarët duhet vazhdimisht ta kenë ndërmend aksiomën “Vetëvrasja është problem i shëndetësisë publike”, dhe e burime relevante janë ekspertët shëndetësorë, e jo të punësuarit në MPB.
A duhet të kyçen gazetarët në luftën për parandalimin e vetëvrasjeve?
Sipas shumë ekspertëve për gazetari etike, kur gazetarët raportojnë për ndonjë vetëvrasje, duhet të publikohen edhe informata se ku mund të drejtohen për ndihmë njerëzit që mendojnë për vetëvrasje. Por, ka edhe mendime se në raportimet e tyre, gazetarët nuk duhet të luajnë rol të aktivistëve për parandalimin e vetëvrasjeve, për shkak se do t’i shmangeshin parimit të neutralitetit.
Megjithatë, është obligim etik i gazetarëve që edhe të publikojnë informata me interes publik, por edhe ta minimizojnë dëmin derisa raportojnë. Me publikimin e linjës nacionale SOS për parandalimin e vetëvrasjeve, gjithmonë kur raportojnë për temën e vetëvrasjes, gazetarët do të publikojnë informatë me interes publik, e njëkohësisht mund ta minimizojnë edhe dëmin eventual nga raportimi i tyre.
Linja SOS për gjendje krize në Klinikën për psikiatri (24/7):
(02) 3136 400.
Vazhdon: Si (nuk) duhet të raportohet për vetëvrasjet (shembuj konkretë)
Ky artikull edukativ fillimisht është publikuar nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media, ndërsa КriThink e ripublikon për ta informuar publikun për tema që kanë të bëjnë me njohuritë elementare mediatike dhe mendimin kritik.