Rasti i Dr. Dejan Dokiç tregoi rëndësinë e kontrollit të shpejtë të fakteve në Facebook

Kontrollimi i shpejtë i fakteve nga Vërtetmatësi uli ndjeshëm përhapjen e dezinformimit në lidhje me Kovid-19 që i atribuohet Dr. Dejan Dokiçit

Shkruan: Ekipi i “Crithink”

Mjeku me reputacion Dr. Dejan Dokiç reagoi ndaj përhapjes së një postimi viral në Facebook që dezinformoi në lidhje me pikëpamjet dhe rekomandimet e tij për pandeminë Kovid-19.

Në mëngjesin e 29 marsit 2021 shumë përdorues të Facebook nga Republika e Maqedonisë së Veriut ndanë një postim që filloi me titullin dhe emrin e mjekut, me një tekst më të gjatë që përshkruante disa njohuri për pandeminë, masat dhe mënyrat e mbrojtjes, të shkruar me një ton paralajmërues dhe gati apokaliptik. Një manipulim i tillë, i atribuar në mënyrë të gabuar një mjeku, mund të nxisë panik, dëshpërim dhe mosbesim ndaj profesionistëve mjekësorë dhe institucioneve kompetente.

Shërbimi i verifikimit të fakteve “Vërtetmatësi” kontaktoi Dr. Dokiç, i cili deklaroi se përmbajtja nuk ishte e tij, dhe se personi që e fabrikoi atë duhet të përdorë identitetin e tij.

Dr. Dokiç gjithashtu publikoi demant publik në profilin e tij në Facebook:

Të dashur,
Sot pashë që një tekst që gjoja e kam shkruar UNË, po shpërndahet në rrjetin social Facebook. Unë i mohoj kategorikisht pretendimet e bëra në atë tekst dhe deklaroj se nuk qëndroj pas tij.
RastiN, i cili është në dëm të reputacionit dhe profesionalizmit tim dhe ka për qëllim të përhapë panik në publik, unë e raportova në polici këtë mëngjes.

Shembull i një postimi që dezinformon e që i atribuohet Dr. Dokiç, autori i të cilit e fshiu atë vetë pasi mori një mesazh (njoftim) për kontroll të fakteve. Më herët është shpërndarë më shumë se njëqind herë.

Disa nga këto postime të rreme kanë qindra aksione individuale.

Efekti i një kontrolli të shpejtë të fakteve

Me ndërhyrjen e shpejtë të Vërtetmatësit, e cila bazohet në pjesëmarrjen e organizatës së saj mëmë Fondacionit Metamorphosis në Programin e verifikimin e fakteve nga palët e treta në Facebook, postimet e trilluara që mund të identifikohen nga ekipi i gjetjes së fakteve shënohen si dezinformata.

Postimeve të tilla, sistemi i Facebook ju shton informacione që është kontrolluar vërtetësia, me një link me sqarim, dhe njerëzit që i postuan dhe i shpërndanë pas një shënimi të tillë gjithashtu marrin një mesazh nga Facebook se vërtetësia është kontrolluar dhe vlerësuar. E gjithë procedura e kontrollit të fakteve ka për qëllim informimin e qytetarëve, pa fshirë ose bllokuar postimet e të tjerëve.

Është e vështirë të përcaktohet saktësisht se sa përdorues kanë shpërndarë mesazhin e rremë nga mjeku, pasi shumë prej tyre fshinë vetë postimet e tyre pasi u publikua demanti.

Rëndësia e rolit të qytetarëve

Vetë mënyra e shpërndarjes së kësaj përmbajtjeje duhet të zgjojë dyshime, sepse teksti nuk është shpërndarë përmes opsionit “share” të një postimi origjinal në Facebook nga profili i personit të cilit i atribuohet, por duke kopjuar tekstin në postimet e tyre ( postimet) në profilet e njerëzve që e përhapin atë.

Në këtë mënyrë është shumë më e vështirë të përcaktohet besueshmëria e postimit, sepse së pari nuk dihet se kush e filloi, dhe së dyti, kur njerëzit shohin një postim “personal” në profilin e miqve të tyre, ata nënkuptojnë se personi që “shkroi” tekstin qëndron pas tij dhe që e ka kontrolluar atë që është shkruar. Kështu, në zinxhirë të tillë mesazhesh, abuzohet me besimin që ekziston tashmë midis miqve.

Gjëja themelore që një përdorues i Facebook mund të bëjë nëse has një post të atribuar një pale të tretë nga një mik është në vend të kopjimit dhe shpërndarjes,  të kontrollojë së pari nëse ka një postim të tillë në profilin të cilit i atribuohet.

Vendosja e emrit dhe shikimi i profilit të dikujt tjetër, edhe nëse janë disa opsione (p.sh. me shkronja latine apo tjera) zgjat vetëm më pak se një minutë, dhe kjo procedurë mund të shpëtojë një sasi të madhe telashesh për të gjithë që janë të përfshirë (si dhe pasojat ligjore – shih më poshtë).

Në rastin e Dr. Dokiq, një postim të tillë nuk kishte, që do të duhej të nxis të paktën rikërkim, ndërsa në rastim më të mirë diskutim me mikun që e shpërndanë nga ku dhe pse shpërndranë pretendime të dyshimta.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo qytetar individual të jetë i vetëdijshëm se fjala e tyre ka peshë të madhe (madje edhe në formën e postimit në rrjetet sociale) dhe për këtë arsye ata duhet të jenë të kujdesshëm që të mos i nënshtrohen “psikologjisë së tufave” ose imitimit automatik të veprimeve të atyre që i kanë të afërt, pa i pyetur se çfarë, si dhe pse.

Media duhet të kontrollonjë para se të publikojnë

Për më tepër, efekti i këtij dezinformacioni u intensifikua nga media të caktuara, të cilat, pa kryer një kontroll gazetaresk të fakteve, transmetuan tekstin e transmetuar nga miqtë e puntorëve të tyre.

Kontrollimi i fakteve, përveç që është një zhanër i veçantë gazetaresk i ushqyer nga botime të specializuara si Vërtetmatësi, duhet të jetë pjesë e procesit editorial ditor në çdo medium. Kjo vlerë përcaktohet gjithashtu në nenin 1 të Kodeksit të Gazetarëve:

Gazetari ka të drejtë të ketë qasje të lirë në të gjitha burimet e informacionit që janë me interes publik. Gazetari duhet të publikojë informacione të sakta, të verifikuara dhe të mos fshehë të dhëna thelbësore ose të falsifikojë dokumente. Nëse informacioni nuk mund të konfirmohet, ose është hamendje ose spekulim, duhet të thuhet dhe publikohet. Saktësia e informacionit duhet të kontrollohet sa më shumë që të jetë e mundur.

Një pjesë e artikujve në të cilët përmendet Dokiç më 29 mars 2021 janë vërejtur nga grumbulluesi Time.mk.

 

Nevoja për gazetarët që të mos transmetojnë përmbajtje nga rrjetet sociale pa kontrolluar dhe shtuar kontekstin që nga viti 2014 tregohet gjithashtu edhe nga Shërbimi për verifikimin e fakteve, përmes leksioneve të gazetarisë dhe rishikimeve të shembujve specifik.

Facebook nuk është një vend për vetë-shërbim gazetaresk
Statusi në Facebook nuk është lajm
Shpërdorimi i vetë-shërbimit në Facebook

Ana e mirë e çështjes aktuale me dezinformimin në lidhje me Dr. Dokiç është se duket se një numër i mediave megjithatë përcollën demantin, përkundër “raportimeve” të pasakta si të sakta. Për mediat që rranë pre, është e rëndësishme të publikohet jo vetëm demanti, por edhe një kërkim falje ndaj publikut, lexuesit, si dhe vetë subjektin e atyre artikujve, në këtë rast Dr. Dokiç.

Korniza ligjore

“Vërtetmatëi” vuri në dukje një vit më parë se sipas Nenit 205 paragrafi 5 i Kodit Penal, qytetarët ose organet e medias që përhapin lajme të rreme në lidhje me pandeminë Kovid-19 mund të marrin dënim nga një deri në pesë vjet burg.

Kushdo që rrezikon sigurinë e tjetrit duke bërë një kërcënim të rremë të transmetimit ose duke përhapur pretendime të rreme për një sëmundje infektive të pashërueshme do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Në raste të tilla, personi, reputacioni i të cilit është dëmtuar nga falsifikimi dhe “neglizhenca” e rëndë e personave që shpërndajnë tekstin e rremë duke besuar se është i vërtetë, ka të drejtë të paraqesë padi civile sipas Ligjit për Përgjegjësi Civile për fyerje dhe shpifje kundër secilit që përfshihet në përhapjen e dezinformimit.