Shkrim i hutuar: Kur titulli ju shpie te një person, ndërsa teksti te një person tjetër

Fotografi nga lajmi që recensohet

Të shpejtosh në dhënien e informacioneve për të kapur sa më shumë klikime dhe aq më keq, të mos lexosh atë që e ke publikuar, mund të shpie deri në një lëshim nga ana e autorit gjë që më pas bëhet shkas që lexuesi të mos informohet si duhet, ose thjesht në vend të informacionit të merr vetëm një dezinformatë. Teksti që e recensojmë ka lëshim të tillë.

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli: Zekiri: Ja kush e mbron Ali Ahmetin

Data e publikimit: 20.09.2019

Data e recensionit: 23.09.19

Recensuese:  Ajnur Bafqari

 

E kujt është kjo deklaratë?!

Në këtë tekst autori nuk ka gjetur kohë apo dëshirë që t’i lëshojë një sy tekstit për të parë nëse gjithçka ka shkruar është në rregull, çka ka rezultuar me një tekst që vetëm e bën konfuz lexuesin dhe aspak nuk ofron informacion adekuat. Në fotografi dhe në përmbajtje të tekstit flitet për një person, ndërsa në fund të citimit mbyllet me identitetin e një personi tjetër, që në fakt nuk dihet dhe kush është apo në kë ka menduar autori i shkrimit.

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka thënë se, Ali Ahmetin janë duke e mbrojtur gjykatësit e zgjedhur nga Sasho Mijalkov.
“Del Ali Ahmeti dhe thotë se kush do të na mbronte neve nëse do ishim përfshirë në kriminalitet. Si kush do t’iu mbronte? Po këta gjykatës që i vendosët bashkë me Sasho Mijalkovin dhe Blerim Bexhetin”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për “Press24”. (INA)
shkruhet në tekstin që e recensojmë.

Një tekst pa emër e mbiemër, pa informatë, pa detaje, i barabartë me një tekst bosh!
Autori i tekstit nuk jep as emër dhe mbiemër të qartë e të saktë.
Autori nuk ka marrë mundimin të jep më shumë detaje dhe të sqarojë kontekstin me më shumë informata.
Autori nuk jep sqarime: Pse kjo informatë e dhënë nga ky deputet është me rëndësi?
Autori nuk e ka lidhur lajmin me hiperlink që do të shpie deri te intervista origjinale.
Gjithçka që i servohet lexuesit është një tekst me deklaratë të dhënë keq dhe në emër të tjetërkujt.

Koncepti i manipulimit “Thirrje në autoritet”
Autori përdor konceptin e manipulimit që është aftësi për t’u përshkruar diçka si e vërtetë vetëm sepse është thënë nga një person i cili vlerësohet të ketë autoritet për një çështje.
Në këtë rast, vetëm pse Zekiri (ta zëmë se ai e thotë këtë) thotë këtë, autori i shkrimit e ka marrë si të mirëqenë.

Ose gjejeni një lajm të saktë, ose lëreni fare!
Lexues, nëse një tekst ju ka intriguar nga titulli, e ndërsa më pas ju ka krijuar huti, atëherë kërkoni vet faqet që ju dërgojnë tek intervista apo deklarata origjinale, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të informoheni qartë për atë që është thënë gjatë asaj deklarate. Nëse nuk po gjeni linkun, provoni të gjeni diçka lidhur me temën nëpër media tjera më të besueshme, në të kundërtën injorojeni pa e lodhur trurin të deshifroni diçka që nuk ka kuptim.