Në këtë kohë kur qytetarët dhe e gjithë bota është në ethet e pandemisë së CoVid-19, shkrimet që ngjallin akoma më tepër frikë janë nuk janë etike. Përkundrazi, gazetarët dhe mediat në këtë rast duhet t’i sensibilizojnë qytetarët dhe jo të bëhen palë me përhapjen e frikës dhe pasigurisë. Gazetari nuk do të publikojë çdo studim që qarkullon nëpër internet, sidomos kur ky nuk është bërë nga institucione përkatëse shëndetësore të besushme botërisht.
Linku origjinal i artikullit: Koronavirusi, a shërohen plotësisht pacientët e infektuar?
Data e publikimit: 15.03.2020
Data e recensimit: 18.03.2020
Recensuese: Naile Dauti
Probelmi kryesor me artikullin në fjalë është se qysh me parashtrimin e pyetjes ngre alarmin te qytetarët se nëse infektohen nga CoVid-19 nuk do të mund të shërohen plotësisht. Me veprimin e till artikull shkruesi duhet ta ketë të qartë se po ushtron një presion psikologjik ndaj qytetarëve që është jashtë çdo etike. Problemi tjetër është se konstatimet që janë dhënë në artikull nuk i janë atribuuar askujtë, asnjë institucioni të besushëm shëndetësor, pra nuk ka fakte.
“E gjithë bota aktualisht ndodhet nën frikën e koronavirusit. Në pritje të një vaksine pyetja që të gjithë kanë në mendje është nëse shërohen plotësisht pacientët e infektuar nga koronavirusi.Tek shumica dërrmuese e njerëzve me imunitet të fortë, shërimi është i shpejtë dhe nuk do të ketë probleme të rënda, por gjendja do të jetë e qëndrueshme. Ata gjithashtu fitojnë rezistencë ndaj virusit. Ndërsa tek personat që shfaqet pneumoni e rëndë, koronavirusi mund t’iu sjell dëmtojë mushkërinë dhe si rrjedhim do të ketë pasoja në vijim. Megjithatë, është shumë herët për të thënë se çfarë mund të ndodhë me këta njerëz, por disa nga pacientët që u shëruan nga Sars, sëmundja solli efekte afatgjata në shëndet. ”, thuhet në tekst.
Është shumë e kuptueshme se njerëzit me sëmundje kronike dhe më të moshuarit janë më të rrezikuar nga ky virus dhe këtë e kanë thënë disa herë institucionet përkatëse, kjo me qëllim për të pasur më tepër kujdes. Por se a do të kenë pasoja, këtë nuk e ka vërtetuar askush, të paktën jo ndonjë institucion shëndetësor relevant botëror.
Në artikullin në fjalë ka shumë shkelje të Kodit Etik, duke filluar prej faktit që lajmi nuk është mbështetur nga faktet e deri te mënyra e raportimit në situata si kjo ku gjendet sot e gjithë bota. Neni 8 i Kodit Etik të Gazetarëve parashikon mënyrën e raportimit në situata krizash dhe shmangien e senzacionalizmit, që në këtë rast nuk është respektuar.
“Mënyra e informimit në raste të fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi.”
Koncepti i manipulimit “Prirja për anim të vëmendjes” dhe “Neglizhimi i të dhënave themelore”
Autori i artikullit iu jep vëmendje informacioneve, në këtë rast të paverifikuara që vënë në shprehje emocionet, frikën, të cilat duhet që në këtë periudhë mediat të jenë shumë të kujdesshme se si raportojnë. Manipulimi i neglizhencës së të dhënave themelore vjen në shprehje kur autori konstaton se personat që preken me korona virusin patjetër do të kenë pasoja në të ardhmen, gjë që nuk është e vërtetuar.
Për lexuesit
Lexues të dashur, shmangni sa më shumë të jetë e mundur informacionet e paverifikuara për virusin Covid-19. Titujt pyetës mund t’ju bëjnë kurreshtarë, por mund të kenë ndikim stresues te ju pa qenë nevoja. Lajmet pa fakte nuk shërbejnë në të mirë të askujt dhe duke kontribuar në mënjanimin e të njejtave do kontriboni në shoqëri më të shëndoshë.
Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.