Si gabimi i televizionit Telma u bë argumenti kryesori i personave kundër vaksinës

 

Vdekja e këngëtarit të njohur Gjorge Balaseviç ka qenë temë kryesore në media në të gjitha republikat ish-Jugosllave. Balaseviç vdiq nga pneumonia e rëndë e shkaktuar nga koronavirusi. Ky është informacioni që është raportuar nga të gjitha mediat serbe, dhe që natyrisht është transmetuar edhe tek ne. Por një nga televizionet nacionale maqedonase bëri një gabim, i qëllimshëm ose i paqëllimshëm, ky gabim zgjoi komunitetin kundër vaksinave dhe shkaktoi një debat publik nëse vaksinat kundër Kovid-19 janë të dëmshme apo jo.

Për çfarë saktësisht bëhet fjalë?

Televizioni maqedonas Telma, në lajmin e vdekjes së Balaseviç publikuar më 20 shkurt 2021, ndër të tjera, raportoi se ai vdiq tre ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19.

Tre ditë pasi ishte shtruar në spital në Novi Sad, pasi mori dozën e parë të vaksinës kundër Covid Balaseviç vdiq nga pneumonia e rëndë, në moshën 68 vjeçARE.

Më vonë, lajmi u ndryshua, pjesa ku thuhet se ai vdiq pasi mori dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19 u hoq.

Tre ditë pasi u shtrua në spital në Novi Sad, Balaseviç vdiq nga pneumonia e rëndë e shkaktuar nga koronavirus në moshën 66 vjeçARE.

Lajmet e arkivuara mund të shihen këtu. Videoja nga artikulli i Telma në të cilin gazetari tregon se Balaseviç vdiq tre ditë pasi mori vaksinën, tashmë është hequr nga kanali YouTube, por mund ta shikoni këtu (3:40 minuta).

Megjithëse televizioni u përgjigj shpejt dhe përmirësoi lajmin, dëmi ishte bërë tashmë.

Britmat e personave kundër vaksinës

Gjegjësisht, Telma, si një medium serioz dhe i besueshëm, u bë argumenti kryesor i personave kundër vaksinës për dëmin e vaksinave kundër Kovid-19, të cilat filluan të bombardojnë rrjetet sociale me pyetjet: A vdiq Balaseviç nga vaksina dhe pse e fshehin mediat?

Përdoruesit e Twitter gjithashtu filluan të “thurnin rrjet” rreth vdekjes së Balaseviç, duke cituar lajmin e Telmës, duke pretenduar se muzikanti i famshëm vdiq pasi mori një vaksinë, se vaksina kundër Kovid-19 është e dëmshme etj. Kishte nga ata që nuk besonin në një informacion të tillë, duke theksuar se Balaseviç nuk e mori vaksinën.

Balaseviç nuk e mori vaksinën. Vajza e tij tha se kishte gabuar që nuk u vaksinua.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Pretendimeve se Balaseviç vdiq tre ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës u bashkuan me mjekë të njohur nga Serbia, të zëshme kundër vaksinës, Sladjana Velkov dhe Jovana Stojkoviç.

 

 

 

 

 

 

 

Sipas Velkov, lajmi i Telma se Balaseviç vdiq pasi mori dozën e parë të vaksinës u censurua. Komentet mbështetëse mund të lexohen nën postimin e saj në Facebook, si dhe komente të tilla si: “mos shkruani kotësi”. Pretendimi i Velkovit se media po fsheh se Balasevic vdiq nga vaksina ishte gjithashtu një temë bisede në Twitter.

Ndërkohë, Stojkoviç, lidhi lajmet e Telma-s me pretendimin e saj të mëparshëm se në spitalin ku ajo punon, shumë njerëz vijnë tek ajo me pneumoni të rëndë pasi janë vaksinuar kundër Kovid-19. Pra, Stojkoviç  thotë se Balaseviç vdiq pasi kishte zhvilluar pneumoni pasi ka marrë vaksinën.

Stojkoviç ka qenë shënjestër e kritikave të vazhdueshme në mediat serbe për deklaratat e saj rreth pandemisë. Njëherë ajo tha se nuk do të mbante kurrë një “peshqir” në fytyrën e saj, dhe kur u transferua për të punuar në një nga spitalet e Kovid, ajo u fotografua me një kostum mbrojtës dhe maskë. Pasi njerëzit filluan ta kujtojnë atë për deklaratën e saj, ajo hoqi fotot nga Twitter.

Pikëpamjet e Velkov dhe Stojkoviç mbi pandeminë dhe vaksinat u kontrolluan nga Vërtetmatësi dhe Istinomer.

A vdiq Balaseviç nga pneumonia ose vaksina kundër Kovid-19, pyeti faqja Dokumentarac.hr

A vdiq këngëtari dhe kompozitori ynë i preferuar Gjorgji Ballsheviç nga komplikime të papritura për shkak të pneumonisë apo vdekja e tij është vetëm një nga efektet anësore të shumta të marrjes së vaksinës eksperimentale me të cilën “mendojmë” për të tjerët? , shkruan Dokumentarac.hr.

Nuk është e qartë se nga e mori Telma informacionin se Balaseviç vdiq pasi mori vaksinën kur një informacion i tillë nuk u publikua askund. Nuk kishte informacion të tillë në mediat serbe ose në mediat e tjera maqedonase. Lajmi se muzikanti vdiq pasi u vaksinua nuk u njoftua zyrtarisht askund.

Është e qartë se TV Telma bëri një gabim, për të cilin shpej u vërejtë dhe i korrigjua, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ndaluar teoritë e konspiracionit. Gabimi i televizionit bëri që ata që janë kundër vaksinës, të cilat vazhdimisht trumbetojnë për dëmin e vaksinave, të jenë në gjendje të godasin edhe më shumë vaksinat kundër Kovid-19, duke përmendur sigurisht besueshmërinë e këtij televizioni. Teori të tilla konspirative kundër vaksinave janë hedhur poshtë në disa raste nga Vërtetmatësi.

Për një media të besueshme dhe serioze, është veçanërisht e rëndësishme të jetë e kujdesshme se çfarë publikon dhe nga cilat burime merr informacionin, sepse një gabim i pamatur mund të shkaktojë dëm të madh në gjërat me interes publik, si në rastin e vaksinimit kundër Kovid 19.