Storje anonime e keqpërdorur për të përhapur frikë

[Recension: PUNËTORJA NË FURRËN E BUKËS FLET HAPUR: Vetëm kiflet janë të sigurta, më vjen turp që jam pjesë e këtij MASHTRIMI]

Titulli krijon një pasqyrë se në të gjitha furrat e bukës shiten brumëra “të pasigurta”, gjegjësisht ai përgjithëson.

Linku deri te artikulli origjinal: PUNËTORJA NË FURRËN E BUKËS FLET HAPUR: Vetëm kiflet janë të sigurta, më vjen turp që jam pjesë e këtij MASHTRIMI

Data dhe koha e publikimit: 1.12.2019

Data e recensionit: 13.12.2019

Recenzues: Ana Anastasovska

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni është problematik në disa aspekte. Së pari, titulli është joadekuat. Ai është formuluar me qëllim që të tërheqë sa më shumë klikime, por nga ana tjetër mund të shkaktojë panik në publik.

Titulli krijon një pasqyrë se në të gjitha furrat e bukës shiten brumëra “të pasigurta”, gjegjësisht ai përgjithëson. Duke mos specifikuar se për cilat furra buke bëhet fjalë dhe ku gjenden ato, lexuesit mund të mendojnë se brumëra të tilla ka në vendin tonë, të cilat mund të shkaktojnë helmim, për shembull, sepse gjithandej ka furra buke nga të cilat pothuajse të gjithë blejnë ushqim.

Por, kur e hapni tekstin, e kuptoni se bëhet fjalë për një furrë buke në Beograd, dhe se mashtrimi i madh, i paraqitur në titull, në fakt, është gënjeshtër se disa ushqime janë pa yndyrë, edhe pse në fakt nuk janë të tilla.

Më vjen turp që jam pjesë e një mashtrimi të tillë, ku produktet që janë me yndyrë i shesim si produkte pa yndyrë, por çfarë mund të bëj, i ushqej fëmijët me këtë punë. Më vjen shumë keq sepse me një përpjekje të vogël kjo mund të mos të jetë kështu, filloi të tregojë N.M.

Një moment tjetër i diskutueshëm është sa i vërtetë është ky tekst dhe sa është i mbështetur në prova dhe fakte, elementet themelore në të cilat duhet të mbështetet çdo produkt gazetaresk.

Artikulli në fillim thotë:

Një vajzë e cila ka tre vjet që punon në një furrë buke në Beograd, pretendon se të gjithë ata që do të hanë nga furra e tyre gjatë agjërimit janë mashtruar. Ka frikë të mos e humbasë punën, por duhej të fliste hapur.

Beogradi është një term i gjerë dhe është joprofesionale të thuash “një furrë e bukës në Beograd”, pasi, kjo, gjithashtu, mund të shkaktojë panik të panevojshëm në mesin e qytetarëve.

Në tekst nuk është theksuar burimi i informacionit, ku u rrëfye kjo vajzë, ku është postuar rrëfimi i saj?

Mos ndoshta bëhet fjalë për intervistë ose deklaratë anonime për disa media, për pjesëmarrje anonime në ndonjë emision, pasi në një pjesë thuhet se u është përgjigjur pyetjeve? Nëse është kështu, duhet të tregohet burimi.

Artikulli i shkruar në këtë mënyrë le përshtypjen sikur vajza dhe rrëfimi i saj nuk ekzistojnë fare, gjegjësisht se i gjithë artikulli duket si një stroje e trilluar.