Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” dhe “Eurothink” – Qendra për strategji evropiane organizojnë takim përmbyllës për brifing me grantistët e programit për grante të vogla të projektit “KriThink”, i cili realizohet në periudhë për tre vitesh, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Ngjarja do të mbahet më 14 maj 2019 (e martë) në orën 11:00, në Qendrën për resurse qytetare, Bul. “Shën Kiili dhe Metodi” nr. 50, rajoni 7 (përballë NLB), Shkup.
Qëllimi i takimit është përmes prezantimit të projekteve të realizuara të nxitet bashkëpunimi në fushën e zhvillimit të mendimit kritik dhe njohurive elementare mediatike në frymën e hapjes dhe bashkëpunimit të të gjitha palëve të interesuara. Me këtë rast, përfaqësuesit e gjashtë organizatave të shoqërisë civile do t’i prezantojnë rezultatet e zbatimit të projekteve të tyre; produktet që kanë dalë prej tyre; mësimet e nxjerra; dhe do t’i prezantojnë mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm në këtë fushë ndërmjet organizatave lokale, mediave, OSHC-ve dhe palëve të tjera të interesuara në rajonet ku u zbatuan projektet.
10:30 – 11:00 | Pranimi i mysafirëve |
11:00 – 12:30 | Prezantimi i rezultatetve që dolën nga projektet e programit për grante të vogla – brifing me gazetarët· “Diversity media“, Shkup – “Të menduarit kritik për qytetarë aktivë“
· DROM, Kumanovë – “Njohuritë elementare mediatike për të rinjtë“ · FОKUS, Veles – “Lexo ndërmjet rreshtave” · GANIMED, Manastir – “Temë për dilemë” · МIES, Shkup – “Mos u bë shënjestër e mediave” · „Меdia plus“, Shtip – “Qytetar me njohuri elementare mediatike – për nder pas stres, gjeje lajmin e vërtetë“
Diskutim i hapur
|
12:30 – 13:00 | Kafe dhe pije për freskim |
Është paraparë që ngjarja të zgjasë një orë e gjysmë, me ç’rast organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe institucionet relevante të ftuara do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë midis palëve të interesuara për zgjerimin e aktiviteteve në fushën e njohurive elementare mediatike.