Të pavërtetat për gjuhën maqedonase në Marrëveshjen e Prespës nxitë përdorim të gjuhës së urrejtjes në një postim në FB

Sipas marrëveshjes maqedono-greke për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së emrit, gjuha maqedonase njihet jo vetëm nga grekët, por edhe nga OKB, përkatësisht nga dokumentet e KB-së, që do të thotë se në realitet njihet nga e gjithë bota. Sidoqoftë, kjo që është treguar në postim është e pavërtetë, gjë që tërhoqi komente të shumta me gjuhë të pastër të urrejtjes rreth temës së postit – gjuha maqedonase dhe Nikolla Dimitrov

Një postim në Facebook me përmbajtje të pavërtetë në lidhje me gjuhën maqedonase në marrëveshjen me Greqinë për normalizimin e marrëdhënieve me RMV-në, komunikon në publik që, ajo, është vetëm një pjesë e përvojës së popullin maqedonas dhe shkaktoi një zinxhir komentesh me gjuhë urrejtjeje.

Përmbajtja e postimit, drejtuar nënshkruesit të atëhershëm të Marrëveshjes nga pala maqedonase, Nikola Dimitrov, thotë:

Së pari, le të lexojë Marrëveshjen e Prespës që ai nënshkroi dhe tak kuptojë qartë a ekziston një gjuhë maqedonase apo një gjuhë e severxhanistanit. Është larg nga ajo se është frikusëuar që “dora e tij të mos thahej”, që do të tërhiqeshin nga projekti për gjenocid dhe shkatërrim të Maqedonisë, nga frika për të mos mbajtur përgjegjësi për tradhti ose blerje të pikave të vogla politike. Bëhet fjalë vetëm për çështje e trajtimit brutal të maqedonasve dhe tallje me ta. Dhe një fjali nga deklarata e tij e konfirmon qartë atë.

” ….. Askush tjetër në botë, asnjë vend tjetër, fqinj ose i largët, nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të drejtën tonë për vetëvendosje.”

Nën këtë tekst është postuar një screenshot i një lajmi të botuar në një nga portalet në gjuhën maqedonase nga kremtimi i festës së 11 Tetorit në Prilep, ku delegacioni qeveritar drejtohej nga Ministri për euro-integrime, Nikola Dimitrov dhe ku ai, pas ceremonisë, u përgjigjej gazetarëve. Fotografi, përkatësisht screenshot i ekranit nga lajmi është në rregull, gjithashtu edhe lajmi me një titull të tillë, Dimitrov: Nëse BE lejon që gjuha maqedonase të jetë një pengesë, atëherë nuk do të meritojë mbiemrin “evropian”, atë pasdite në 11 tetor 2020, e transmetuan një duzinë portalesh maqedonase.

Por, përmbajtja e tekstit të autorit të postimit është e pavërtetë. “Së pari, le të lexojë Marrëveshjen e Prespës që nënshkroi dhe t’i bëhet e qartë se ekziston një gjuhë maqedonase apo gjuha severdzhanistanit” , thuhet në postim. Nëse injorojmë abuzimin me lirinë e fjalës që lejon autorin të quajë shtetin e Republikës së Maqedonisë Veriore “severxhanistan”, faktet në lidhje me gjuhën e Marrëveshjes flasin saktësisht të kundërtën e asaj që thuhet në pretendimin e tij.

Sipas “Marrëveshjea përfundimtare e çështjes së emrit maqedonas-grek dhe për partneritet strategjik” , gjuha maqedonase njihet nga Greqia si zyrtare jo vetëm në territorin e RMV-së, por gjithashtu tregon se ajo njihet në të gjithë botën. Në nenin 1 të Marrëveshjes, seksioni 3, paragrafi i shënuar “C”, thuhet:

Gjuha zyrtare e Palës së Dytë do të jetë “Gjuha maqedonase”, siç është njohur në Konferencën e Tretë të KB mbi Standardizimin e emrave Gjeografikë, të mbajtur në Athinë në 1977. dhe siç përshkruhet në nenin 7, paragrafi (3) dhe paragrafi (4) të kësaj Marrëveshjeje. 

Nëse shikoni nenin 7, paragrafët 3 dhe 4, (shih këtu), do të shihni se nuk ka asgjë të diskutueshme për gjuhën.

Kjo do të thotë se gjuha maqedonase njihet si gjuhë zyrtare në RMV jo vetëm nga Greqia, por edhe nga bota, në përputhje me konkluzionet e Konferencës së KB-së të mbajtur në Athinë në 1977.

Përveç kësaj të pavërtete në post, se gjuha mund të përdoret vetëm në territorin e RMV-së (për shembull, BE publikoi raportin e saj të fundit të progresit për RMV-në 2020 për herë të parë në maqedonisht, por para kësaj edhe Kornizën Negociuese), deklarata e Dimitrov se askush “nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të drejtën tonë për vetëvendosje”, e vlerësuar si “abuzim brutal i maqedonasve dhe tallje”, është gjithashtu e pavërtetë.

Ky postim me të pavërtetën, shkaktoi komente të shumta nën postim, të cilat janë gjuhë e pastër e urrejtjes, në të cilën përveç fyerjeve vulgare, dëshirohet edhe vdekja e Dimitrovit.
(vertetmates.mk)

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar