Tendencë e qartë për diskreditimin e deputetes Aleksandrova

 

[Recension: Aleksandrova ka punuar si bariste para se të bëhej deputete?]

 

Titulli i tekstit që e recensojmë ka për qëllim ta diskreditojë deputeten Emilija Aleksandrova nga grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së, të cilës askund në këtë artikull të shkurtër nuk i është përmendur emri, por është publikuar një fotografia e saj private. Teksti nuk ofron dëshmi se ajo ka punuar në banak, po edhe sikur të kishte punuar, kjo nuk e diskualifikon atë për t’u bërë deputete. Titulli, po ashtu, është shkruar gabimisht – me shkronja të madhe në çdo fjalë.

Linku deri te artikulli origjinal: Aleksandrova ka punuar si bariste para se të bëhej deputete?]

Data dhe koha e publikimit: 20.2.2019

Data e recensionit: 22.2.2019

Recenzues: Sillvana Zhezhova

 

Fakte pak të njohura për Aleksandrovën. Para se të bëhej deputete, ajo punoi në MPB, e punësoi Mijallkovi, kurse para kësaj ka punuar si bariste në një bar lokal në Berovë dhe ka shitur akullore gjatë verës në shesh. Ja erdhi koha që kjo femër të vendosë për gjithë kombin.

Teksti që e recensojmë, në fakt, nuk mund të quhet tekst, sepse transmeton vetëm një status nga rrjetet sociale, ndërsa postuesit nuk i dihet as emri, e as mbiemri. Përveç kësaj, për punën e Aleksandrovës përpara se të bëhej deputete, nuk është ofruar asnjë dëshmi se, siç thuhet: “Mijallkovi e ka punësuar në MPB”. Fotografia që është bashkangjitur, ku ajo është e ulur në një banak, nuk është dëshmi e mjaftueshme për të pohuar se më parë ajo ka punuar si bariste, sepse ajo mund të ishte bërë në rrethana të ndryshme, e jo sikur të ishte në vendin e punës. Por, edhe sikur të kishte punuar në banak, kjo nuk e diskualifikon për të qenë deputete.

Gjithashtu, pohimi se tani ajo “vendos për gjithë kombin është tendencioz, për shkak se Aleksandrova si deputete voton (“për”, “kundër” apo “e përmbajtur”), por vendimi merret nga Kuvendi dhe çfarë do të jetë ai vendim varet nga vullneti i shumicës për secilën çështje konkrete që diskutohet në Kuvend. Gjegjësisht, Aleksandrova është vetëm një votë prej 120 deputetëve që votojnë dhe vendosin.

Teksti që e recensojmë ka për qëllim të shkatërrojë reputacionin e Aleksandrovës duke e keqpërdorur një fotografi të saj private. Puna e deputetëve vlerësohet përmes prizmit të aktivitetit të tyre në parlament dhe ata janë subjekt i vëzhgimit dhe kritikës për atë se si e kryejnë funksionin e tyre të deputetit. Titujt dhe tekstet që transmetojnë vetëm ndonjë status nga rrjetet sociale, pa mbështetje për atë që është thënë dhe pa pasur interes publik për atë që është publikuar, nuk janë asgjë tjetër veçse një “gazetari e verdhë”.