Thirrje brengosëse në Facebook kundër testimit për koronë

[Recension: Thirrje në rrjetet sociale bën kundër testimit për Kovid-19]

Në rrjetin social Facebook – në profilet personale të disa prej pjesëmarrësve në protestën që u zhvillua para Qeverisë, dhe e cila u paralajmërua si,, protestë kundër 5G, koronavirusit, vaksinimit të detyrueshëm… “, po përhapen thirrje brengosëse, në të cilat popullata inkurajohet të mos testohet për Kovid-19, sepse, gjoja,  “pandemia është gënjeshtër, dhe se të dhënat përdoren për të marrë të dhëna të ADN-së për grupin e gjakut tuaj dhe organet e nevojshme.” Në të njëjtën kohë, këto postime e sulmojnë qeverinë, dhe madje sugjerojnë arrestimin e saj (!), dhe e gjithë kjo vendoset në një farë kornize me satanistët e vrarë në SHBA(!) dhe në fund fitohet një kakofoni e përgjithshme me dezinformata dhe gënjeshtra.

Linku deri te artikulli origjinal:

Data dhe koha e publikimit: 12.6.2020

Data e recensionit: 14.6.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

 

Jo vetëm që kjo paraqet një kërcënim serioz për trajtimin e koronavirusit, por është gjithashtu një mosrespektim flagrant i punonjësve shëndetësorë, dhe është jo-produktive për fushatën e edukimit që e zbatojnë autoritetet shëndetësore. Postimet e këtilla janë veçanërisht shqetësuese kur një pjesë e popullsisë nuk e beson virusin dhe e konsideron atë një komplot global, edhe pse njerëzit vdesin prej tij, veçanërisht ata me komorbiditete dhe ata mbi 60 vjeç.

Nuk është aspak i vërtetë pretendimi se gjatë testimit merren të dhënat e ADN-së për shkak të nevojës së pretenduar për organe?! Ky postim në Facebook nuk shpjegon se çfarë saktësisht bëhet me organet e pretenduara dhe pse do t’i duhej ndokujt testi i koronës për ta përcaktuar grupin e gjakut, kur, për shembull, kjo mund të përcaktohet në procedurën për marrjen e lejes për vozitje?! Ky pretendim është i palogjikshëm, e madje edhe qesharak.

Apeli për refuzimin e testeve të koronës është veçanërisht i dëmshëm dhe kundërproduktiv, sepse bartësit e padiagnostikuar të virusit, veçanërisht nëse janë asimptomatikë, mund të jetojnë me virusin, ta transmetojnë atë te të tjerët, të refuzojnë të testohen dhe askund në sistemin shëndetësor të mos figurojnë si persona të konfirmuar me virus, që do të thotë se edhe kontaktet e tyre nuk do të zbulohen.

Thirrjet e këtilla zakonisht janë plot me informacion të pasaktë dhe të pabazuar nga ana mjekësore, dhe si të tilla paraqesin kërcënim për qytetarët që mund të bien pre e tyre dhe të mos i marrin ato me rezervë dhe se duhet të verifikohen. Në kohë të pandemisë ato janë jashtëzakonisht të rrezikshme, mund të kontribuojnë që disa qytetarë të formojnë mendim të gabuar dhe të mos testohen, duke besuar se ky është veprimi i drejtë.

 

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.