THIRRJE për përzgjedhjen e ekspertit-hulumtuesit në kuadër të projektit “Mendimi kritik për qytetarët me shkathtësi mediatike – Krithink” (Critical Thinking for Mediawise Citizens – CriThink / IPA/2017/393-851)

ПОВИК за избор на експерт-истражувач во рамките на проектот

1. Qëllimi i thirrjes

Projekti Mendimi kritik për qytetarët me shkathtësi mediatike – Krithink (Critical Thinking for Mediawise Citizens – CriThink / IPA/2017/393-851), shih më shumë në seksionin 6 më poshtë), që zbatohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis dhe EUROTHINK – Qendra për Strategji Evropiane, shpall thirrje për përzgjedhjen e një hulumtuesi/eje, i cili/e cila, në bashkëpunim me dhe nën drejtimin e ekipit të projektit, do të zhvillojë një sërë aktivitetesh (shiko seksionin 3 më poshtë) që lidhen me hulumtimin në zyrë dhe në terren, shkrimin e një raportit analitik dhe përfaqësimin për aftësitë për mendim kritik dhe shkathtësitë mediatike të të rinjve. Rezultat i aktiviteteve është përgatitja e një studimi për politikat publike, të bazuar në prova, që do të shërbejë si bazë për të rekomanduar llojin e ndërhyrjes së nevojshme në politikat që e adresojnë aftësinë e publikut për t’u përballë me manipulimet mediatike, propagandën, lajmet e rreme dhe fenomenet e ndërlidhura.

2. Diapazoni i thirrjes

Thirrja u dedikohet individëve (personave fizikë), shtetas të vendit për kryerjen e aktiviteteve, me të paktën tre vjet përvojë në kryerjen e aktiviteteve hulumtuese në fushën e shkencave shoqërore. Niveli minimal i arsimimit të kandidatëve është arsimi i lartë (shkalla e shtatë e përfunduar). Parakusht është edhe njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze. Përparësi kanë hulumtuesit e rinj, doktorantë, gjegjësisht studentët e avancuar pasuniversitar. Përparësi po ashtu është edhe përvoja në hulumtimin e politikave dhe në gazetari (policy research).

3. Zbatimi i aktiviteteve

Nga kandidati i përzgjedhur do të pritet t’i kryejë aktivitetet në bashkëpunim me dhe nën drejtimin e ekipit të projektit, sipas planit të punës, i cili në mënyrë indikative përfshin:

  • Hulumtim në zyrë dhe zhvillim të pyetësorit për hulumtim në terren (20 ditë)
  • Organizimi, implementimi, kodimi dhe analizimi i intervistave (10 ditë)
  • Dizajnimi, implementimi dhe analizimi i tre grupeve të fokusit (20 ditë)
  • Shkrimi i studimit (10 ditë)
  • Përgatitja e pyetësorit të anketës, analiza e rezultateve të anketës dhe shkrimi i analizës (10 ditë)

Numri i përgjithshëm i ditëve të punës është shtatëdhjetë (70). Për çdo ditë pune është paraparë kompensim prej 60 eurosh në shumë bruto, të cilat do të paguhen në kundërvlerë në denarë, sipas kursit të këmbimit të projektit.

Korniza e përgjithshme kohore për zbatimin e aktiviteteve është 7 muaj, nga 1 marsi deri më 30 shtator.

4. Afatet, dinamika dhe kushtet

Afati i fundit për paraqitjen e kandidatëve/eve është 21 shkurti i vitit 2020, deri në orën 17:00. Kandidatët e renditur më lartë do të ftohen për intervistë me ekipin e projektit, më së voni deri më 20 shkurt 2020. Kandidati i përzgjedhur do të ftohet të nënshkruajë kontratë për rregullimin e detyrimeve të ndërsjella me projektin, më së voni deri më 21 shkurt të vitit 2020. Nga kandidati i përzgjedhur do të pritet të jetë në dispozicion për t’i kryer aktivitetet menjëherë pas nënshkrimit të kontratës. Gjatë kohëzgjatjes së aktiviteteve, projekti do të sigurojë kushte hapësinore dhe burime për punë të papenguar të kandidatit të përzgjedhur. Numri i përgjithshëm i ditëve të punës është shtatëdhjetë (70). Për çdo ditë pune është paraparë kompensim prej 60 eurosh në shumë bruto, të cilat do të paguhen në kundërvlerë në denarë, sipas kursit të këmbimit të projektit, pasi të dorëzohet evidenca për detyrat e kryera (“time-sheet”).

5. Mënyra e aplikimit dhe përzgjedhja

Dokumentet për aplikim (letra motivuese dhe biografia/ rezymeja) duhet të dorëzohen ekskluzivisht në formë elektronike në info@eurothink.mk me shënimin: CriThink RESEARCHER, më së voni deri më 21 shkurt të vitit 2020, deri në orën 17:00. Në letrën e motivimit duhet të shënohen të dhënat për kontakt.

Kandidati do të përzgjidhet për pozicionin sipas kritereve të mëposhtme:

  • Përvoja në kryerjen e projekteve hulumtuese në fushën e shkencave shoqërore
  • Cilësia e biografisë së përgjithshme dhe letra e motivimit
  • Rezultatet e intervistës

Thirrjen e plotë mund ta lexoni në këtë link.