Titull manipulues për shkupjanen e re me aftësi të kufizuara që i mashtron lexuesit

[Recension: Shkupjanja e re me aftësi të kufizuara: Hipi në autobus dhe më gënjejnë se stacioni i ardhshëm është “Rekord”-i]

Titulli i lajmit është tendencioz, sensacionalist dhe sugjerues:

Shkupjanja e re me aftësi të kufizuara: Hipi në autobus dhe më gënjejnë se stacioni i ardhshëm është “Rekord”-i

Kur e lexoni këtë titull, menjëherë mendoni se bëhet fjalë për njerëz që qëllimisht e gënjejnë një vajzë me aftësi të kufizuara për atë se ku është, e në fakt, bëhet fjalë për diçka krejtësisht tjetër.

Linku deri te artikulli origjinal: Shkupjanja e re me aftësi të kufizuara: Hipi në autobus dhe më gënjejnë se stacioni i ardhshëm është “Rekord”-i

Data dhe koha e publikimit: 29.5.2019

Data e recensionit: 4.6.2019

Recenzues: Simona Atanasova

E vërteta është ndryshe. Kur të hapet teksti dhe lexohet në tërësi, është e qartë se nuk bëhet fjalë për njerëz që e gënjejnë, por se bëhet fjalë për sinjalet me zë të autobusëve, të cilët ose mungojnë ose nuk janë rregulluar mirë. Në deklaratën e saj, ajo nuk thotë askund se e gënjejnë, por e shpjegon situatën aktuale me të cilën përballet kur hip në autobus dhe tregon për një problem sistemor, me të cilin përballen njerëzit me aftësi të kufizuara.

Problemi është se njerëzit pak i lexojnë tekstet, e bile edhe më pak i lexojnë tekstet deri në fund. Prandaj, shumë vetë bënë dy gabime. Së pari ranë pre e këtij titulli manipulues dhe së dyti, nuk e lexuan tekstin deri në fund për të kuptuar se titulli ishte tendencioz dhe i nxjerrë jashtë kontekstit.

Lajmi me këtë titull fillimisht është publikuar në portalin Balkan.mk, por më vonë është fshirë dhe nuk mund të gjendet. Por, sipas linkut të krijuar, mund të shihet saktësisht se cili ka qenë titulli, të cilin pastaj e kanë marrë edhe disa media të tjera.

Në rrjetet sociale, ky artikull u shpërnda nga një numër i madh i njerëzve, të cilët kanë ra pre e titullit dhe kanë shkruar komente të zemëruara. Këtu do t’i japim janë vetëm disa:

Ema është shembull i një vajze në shoqëri dhe idiotët e tillë nuk do ta thejnë atë.

Fundërrinë

Turp t’u vijë

A ju edukon dikush në shtëpi?

Sa i pështirë duhet të jesh për ta bërë këtë

Turp

Do t’i rrihja derisa janë duke lëvizur

Edhe më keq, teksti në tërësi është marrë nga televizioni Telma, pa e theksuar burimin, dhe më pas në mënyrë tendencioze i është ndryshuar titulli dhe është përdorur për t’i manipuluar lexuesit. Për të sqaruar situatën, vajza e përmendur në tekst, postoi një sqarim në profilin e saj në Facebook, ku thotë se asnjëherë nuk ka dhënë deklaratë për portalin “Ballkan.mk” dhe asnjëherë nuk ka deklaruar se njerëzit e kishin gënjyer.

Çdo tekst meriton një titull interesant, që do t’i bëjë lexuesit ta klikojnë dhe ta lexojnë artikullin deri në fund. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të kalohet kufiri i njerëzisë dhe i etikës dhe të krijohen përmbajtje të rreme, manipuluese, që do ta dezinformojnë publikun.

E po ashtu për shkak se u shumëfishuan publikimet e këtilla edhe lexuesit duhet të tregohen më të kujdesshëm kur do të hasin tituj të tillë. Dhe para se të nxjerrë përfundim të nxituar, së pari duhet ta lexojë tekstin deri në fund, ta shohë se kush e ka shkruar, të kontrollojë se a është publikuar në medie relevante, cilat janë burimet, dhe pastaj ta formojë mendimin e vet për përmbajtjen.