Titull sensacionalist dhe lajm bosh për tërmetin në Shqipëri

 

Titulli i tekstit mbi pasojat e tërmetit katastrofal në Shqipëri është sensacional, shkakton reagime emocionale tek lexuesit, ndërsa nuk dihet nëse është i saktë ose jo. Teksti i referohet një portali shqiptar, mirëpo nuk ka link deri tek ky portal, kështu që nuk dihet as burimi, e as vërtetësia e asaj që është publikuar.

Linku deri te artikulli origjinal: (Tërmet Shqipëri) Gjyshi nxiret i gjallë nga rrënojat, vdes kur mëson se nipi i tij nuk ka shpëtuar

Data dhe koha e publikimit: 26.11.2019

Data e recensionit: 26.11.2019

Recenzuese: Sillvana Zhezhova

 

Në vendin Thumanë humbi jetën një fëmijë (10) në tërmetin e tmerrshëm që e goditi Shqipërinë. Një shqiptar i tregoi redaksisë së portalit shqiptar “JOQ Albania” se një burrë i moshuar u nxor nga rrënojat e një hoteli të braktisur në Durrës, mirëpo kur ka mësuar se nipi i tij ende ishte brenda rrënojave – vdiq në vend.

Teksti që e recensojmë nuk ka link deri te teksti burimor i medies që është përmendur si burim. Fotografia që është publikuar në tekst, gjithashtu, nuk është dëshmi për tregimin që plasohet. Lajmet për tërmetin në Shqipëri është e arsyeshme të jenë tema kryesore e ditës, por mediat duhet të zgjedhin se çka do të publikojnë dhe të jenë të kujdesshëm se cilat lajme i transmetojnë.

Tregimet e këtilla emocionale që janë publikuar në shumë portale të Maqedonisë nuk kontribuojnë për asgjë tjetër, përveç se për përhapjen e frikës dhe të panikut në mesin e qytetarëve. Çdokush që ka qasje altruiste ndaj kësaj fatkeqësie, vihet në vendin e viktimave dhe të familjeve të tyre, me ç’rast rritet paniku që të mos ndodhë e njëjta edhe në vendin tonë. Mediat kanë përgjegjësi që gjatë raportimit për tragjedi të këtilla ta qetësojnë panikun e publikut, në vend që ta nxisin atë.

Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga sensacionalizmi, thuhet në nenin 8 të Kodit të gazetarëve.

Por, në kundërshtim me Kodin, nga qindra tekste që raportojnë për tërmetin, dhjetëra prej tyre kanë tituj sensacionalistë që kanë të bëjnë me tragjedi personale, fate të familjeve të caktuara, të cilat me të vërtetë janë të vështira për t’u lexuar.

Në garën pas klikimeve, mediat nuk duhet ta harrojnë rolin dhe përgjegjësinë e tyre informuese që e kanë sa i përket asaj se për çka dhe si informojnë. Ka kohë të përshtatshme dhe mënyrë për të raportuar për tregimet personale të njerëzve që kanë mbijetuar ose kanë humbur ndonjë të dashur në tërmet, dhe për këtë ekziston një format i veçantë mediatik, siç është filmi dokumentar. Numra zyrtarë për të vdekurit, të plagosurit dhe të zhdukurit në tërmetet në Shqipëri ende nuk ka, pasi rrënojat po pastrohen dhe këto numra ndryshojnë nga orë në orë. Ajo që më së paku nevojitet në këtë moment janë lajmet boshet, të cilat krijojnë emocione të forta, por nuk kanë burime të cituara saktësisht dhe nuk mund të verifikohen.