TOP-5 dezinformatat rreth arratisjes së Gruevskit

Nga gjithë ajo laramani dezinformatash që u paraqitën për arratisjen e Gruevskit më 11 nëntor, pesë të mëposhtmet i veçuam si më të mëdha, gjegjësisht më flagrante për nga pavërtetësia e tyre, veçanërisht që ato dalin nga imagjinata e dikujt, nuk kanë të bëjnë me realitetin dhe u vërtetuan si plotësisht të pasakta

 

Shkruan: Simona Atanasova

 

Arratisja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ishte në pushtet mbi një dekadë në Maqedoni, e testoi profesionalizmin e medias jo vetëm në Maqedoni, dhe në vendin ku iku – Hungari, por edhe në vendet nëpër të cilat kaloi deri sa e mori azilin hungarez. Një numër i madh mediash, për shkak të mungesës së informatave zyrtare nga institucionet, publikut i ofruan artikuj, kronika, raporte dhe analiza përplot me spekulime, dezinformata dhe sensacionalizëm. Për shembull, hetimi për mënyrën se si Gruevski iku nga Maqedonia dhe si u gjet Ambasadën hungareze në Tiranë ende është duke i zhvilluar, e poashtu ende nuk dihet se si është realizuar kjo pjesë e arratisjes. Megjithatë, kjo nuk i pengoi një sërë mediash që të dalin me spekulime dhe të pavërtetave të qarta, edhe atë shumë shpejt pasi u kuptua se Gruevski kishte ikur.

Nga gjithë ajo laramani dezinformatash që u paraqitën për arratisjen e Gruevskit më 11 nëntor, pesë të mëposhtmet i veçuam si më të mëdha, gjegjësisht më flagrante për nga pavërtetësia e tyre, veçanërisht ato që dalin nga imagjinata e dikujt, që nuk kanë të bëjnë me realitetin dhe u vërtetuan si plotësisht të pasakta.

 

  1. Gjurmët e Gruevskit çojnë në vilën e Orbanit

Në valën e ngjarjeve, menjëherë pas arratisjes së Gruevskit, televizioni 1TV publikoi “informacion ekskluziv” se Gruevski gjendet në vilën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, dhe se mbrëmjen e parë në Hungari e ka kaluar në hotelin “Korintia” në Budapest. Të dy dezinformatat u demantuan menjëherë. Këtu është videoja nga programi i këtij televizioni atë mbrëmje, ndërsa informacioni konkret mund të shihet nga minuta e 33-të:

 

2. Gruevski është fotografuar në vendkalimin kufitar Hani i Hotit

Një medie shqiptare publikoi një fotografi për të cilën pretendonte se në të shihet Gruevski në vendkalimin kufitar të Hani të Hotiz, ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, ndërsa disa media maqedonase dhe hungareze e morën këtë pa e verifikuar fare. Në fakt, fotografia është pamje ekrani (“prinstcreen”) nga një video clip i bërë para pothuajse një viti, më 21 dhjetor 2017, kur Gruevski vozit veturën “Punto” në qendër të Shkupit, në njërën nga protestat e VMRO-DPMNE-së, duke udhëhequr një vargan protestues veturash, në shenjë mbështetjeje për të arrestuarit për hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill.

Ja edhe videoja:

 

3. Gruevski kufirin e ka kaluar i maskuar si femër

Ky lajm është shembull i gazetarisë pingpong, gjegjësisht informacioni që është publikuar në një vend, e pastaj gabimisht është marrë në një vend tjetër, e në fund, shteti i njëjtë nga i cili buron informacioni ta marrë përsëri versionin e gabuar të tij.

Profesori i Fakultetit Juridik Vllado Kambovski në një intervistë për portalin “Sakam da kazham” tha se Gruevski “ndoshta u fsheh në veshje grash dhe iku nga Maqedonia“. Disa media hungareze e kuptuan fjalë për fjale profesorin dhe publikuan tekste me tituj sensacionalë, ku thuhej se Gruevski me të vërtetë i kaloi kufijtë i veshur si grua. Një kaos edhe më i madh ndodhi kur disa medie maqedonase e morën këtë dezinformatë dhe e plasuan si lajm ekskluziv.

 

4. Ka fluturuar me aeroplan të kompanisë “Malev”

Gazeta serbe “Politika” publikoi se Gruevski ka udhëtuar i kamufluar me syze dhe kapelë dhe se nga Tirana në Budapest ka shkuar me aeroplan të kompanisë “Malev”. Transportuesi ajror kombëtar hungarez “Malev” nuk fluturon prej datës 3 shkurt 2012, dhe më nuk ekziston as si kompani. “Politika” e ka fshirë këtë tekst nga arkivi i tij në internet.

 

5. Gruevski e ka kaluar kufirin me pasaportë bullgare

Televizioni “Telma” përcolli një informatë nga një medie hungareze se rrugën Shkup-Budapest Gruevski e kishte kaluar me pasaportë bullgare. E kjo u demantua menjëherë edhe nga Ministria e Drejtësisë e Bullgarisë dhe nga kryeministri bullgar Bojko Borisov,, i cili artikullin e quajti lajme të rremë.