“Tregu i tmerrit” është në Indonezi, e jo në Vuhan

[Recension: (Video) Tregu i tmerrit nga i cili filloi koronavirusi]

Në një kohë kur koronavirusi është shqetësim kryesor në botë, mediat duhet të jetë veçanërisht të kujdesshme me transmetimin e lajmeve që lidhen me këtë virus.

Linku deri te artikulli origjinal: (Video) Tregu i tmerrit nga i cili filloi koronavirusi

Data dhe koha e publikimit: 30.01.2020

Data e recensionit: 03.02.2020

Recenzuese: Ana Anastasovska

Në përpjekjet tonë për t’i gjuajtur lajmet e rreme dhe dezinformatat që filluan të përhapen në lidhje me koronavirusin e ri, dhe për t’i shpalosur ato, hasëm në këtë artikull që transmeton një video nga “tregu i tmerrit, nga i cili filloi koronavirusi”. Videoja u transmetua nga një numër i madh i mediave në Maqedoni, megjithëse bëhet fjalë për video të rreme.

Videon e transmetoi edhe Makfaksi, ndërsa në tekst thuhet:

Edhe pse quhet tregu i frutave të detit Huanan, në këtë treg shiten shumë më tepër gjëra sesa vetëm ushqime të detit. Në tregjet e tilla, përveç shpendëve dhe bagëtive të ngordhura dhe të gjalla, mund të gjenden edhe kafshë të ndryshme të egra: zogj, lepuj, minj, dhelpra, lakuriq, gjarpërinj dhe zvarranikë të tjerë, gomarë, deve, e madje edhe majmunë.

Cila është e vërteta e tregut të tmerrit të Vuhan?

E vërteta është kjo: Videoja nuk është nga tregu në Vuhan, as në ndonjë vend në Kinë, por bëhet fjalë për një treg në Indonezi. Kur do ta lëshoni videon do të shihni se shkruan me shkronja të mëdha “Pasar Estream Langowan”, e kur do ta kërkoni këtë emër në Google, nëse nuk e dini se ku është Langowan, do ta shihni ndodhet në Indonezi, e jo në Kinë.

 

Nëse e kërkoni këtë video në kanalin YouTube, do të shihni se është publikuar në dhjetor të vitit 2019.

 

Në kulmin e koronavirusit, dikush e ka marrë këtë video, ia ka ngjitur me titullin “wuhan china, from here it all started the market” (Vuhan, Kinë, prej këtij tregu filloi gjithçka) dhe e ka plasuar atë si treg i tmerrit nga i cili ka filluar të përhapet koronavirusi.

Se kjo video është e rreme e kanë vënë re edhe nga shërbimi për verifikimin e fakteve i Agjencisë France Press (AFP factcheck) dhe nga Faktly.

Pothuajse 48 organizata nga e gjithë bota, të bashkuara në kuadër të Rrjetit Ndërkombëtar për Verifikimin e Fakteve (IFCN) nga java e kaluar janë duke punuar për t’i demaskuar dezinformatat për koronavirusin.

Rrjeti Ndërkombëtar për Verifikimin e Fakteve do të vazhdojë të funksionojë për sa kohë që sëmundja është duke u përhapur dhe mund të ndiqet edhe në rrjetet sociale përmes hashtag-eve #CoronaVirusFacts dhe #DatosCoronaVirus.